Politikë

Rama për kritikat: I dimë përparësitë dhe kufizimet që kemi, por të ngresh akuza dhe të përqeshësh se pse nuk i parandaluam zjarret…

14 Gusht, 14:06| Përditesimi: 14 Gusht, 15:10

  • Share

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj edhe kritikave për menaxhimin e zjarreve dhe mungesën e mjeteve të duhura si avionë zjarrfikës. Kreu i qeverisë tha se janë të vetëdijshëm për gjërat që kanë bërë dhe mangësitë që mund të kenë akoma, por shtoi se s’mund të flitet për akuza se pse nuk arritën që t’i parandalonin zjarret.

“Të gjithë kanë qenë në këmbë, 10 mijë e kusur forca janë përpjekur ditë natë në të gjitha nivelet me flakët dhe sikur të mos ishin në një kontekst më të gjerë dhe të mos kishim këto shtete në të njëjtin hall, mbase diku do të ishte pëgjegjësi më e madhe por faktikisht kur dikush të dalë dhe të më thotë se pse këto shtete më të fuqishme nuk arrijnë dot të parandalojnë zjarret dhe kanë zjarre atëherë mund të hyjmë e diskojmë ndryshe. Nuk është fjala për të hequr përgjegjësitë. Ne i dimë përparimet, kufizimet, dimë çfarë kemi bërë dhe çfarë duhet të bëjmë, i dimë të gjitha por që të flitet nga kafja apo çadra e plazhit për faktin që pati zjarre dhe të ngrihen akuza, të bëhen përqeshje etj se pse nuk u parandaluan zjarret kjo është me të lënë pa tekst.”, tha Rama. 


Lajmi kryesor:

Zjarret, Rama: 207 shtëpi të dëmtuara, 40 të djegura plotësisht! Do dëmshpërblejmë të gjithë të prekurit, edhe për 3 619 krerët e bagëtive të humbura


Xh.D/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A e zgjidh emergjencën e zjarreve në Shqipëri blerja e avionëve zjarrfikës?