Politikë

Zjarret, Rama: 207 shtëpi të dëmtuara, 40 të djegura plotësisht! Do dëmshpërblejmë të gjithë të prekurit, edhe për 3 619 krerët e bagëtive të humbura

14 Gusht, 13:49| Përditesimi: 14 Gusht, 16:15

  • Share

207 shtëpi janë dëmtuar nga zjarret, 40 prej të cilave janë djegur plotësisht. Këto shifra u bënë me dije nga kryeministri Edi Rama, teksa njoftoi se ka nisur edhe inventarizimi dhe të gjithë të prekurit do të kompensohen. Rama siguroi se do të kenë ‘shtëpi më të mira dhe të forta’, ndërsa tha se dëmshpërblim do të ketë edhe për krerët e bagëtive të humbura, që nga vlerësimi paraprak, janë 3 619.

“Tani që flasim janë 207 shtëpi të dëmtuara, të prekura nga zjarri por në këtë numër hyn 40 familje deri tani, të cilat e kanë humbur shtëpinë plotësisht. Dua t’i siguroj të gjithë qoftë familjet që kanë humbur shtëpinë plotësisht apo ata që kanë pësuar dëmtime se ne po bëjmë sipas protokollit të situatës dhe me autoritetet përkatëse inventarizimin  e plotë të këtyre dëmevve dhe padiskutim, siç ka ndodhur në të shkuarën, do të ndodhë përsëri. Askush nuk do të jetë vetëm dhe nuk do të mbetet pa e parë në krah qeverinë dhe pa e pasur në krah shtetin për t’u rikthyer në një shtëpi më të mirë e më të fortë, dhe për të parë dëmshpërblimet përkatëse edhe për krerët e humbur. Deri tani numërohen 3 619 krerë të humbur.”, tha kryeministri.

Iu përgjigj gjithashtu kritikave se pse Shqipëria nuk posedon avionë zjarrfikës, teksa mori shembullin e Spanjës dhe Turqisë që po digjen nga flakët. Kreu i qeverisë tha se “nuk ka asnjë forcë magjike që mund t’i ndalë zjarret”, ndërsa shtoi se janë të vetëdijshëm për mangësitë që mund të kenë në mjetet e duhura.

“Nuk është fjala për të hequr përgjegjësitë. Ne i dimë përparimet, kufizimet, dimë çfarë kemi bërë dhe çfarë duhet të bëjmë. I dimë të gjitha por që të flitet nga kafja apo çadra e plazhit për faktin që pati zjarre dhe të ngrihen akuza, të bëhen përqeshje etj se pse nuk u parandaluan zjarret kjo është me të lënë pa tekst.”, tha Rama. 

Një koment bëri edhe për akuzat se udhëton me avion privat.

“Disa pa mendje kanë ngrënë edhe broçkullën e madhe që unë, qeveria paskemi blerë avionë për vete. Nuk ka asnjë avion të blerë për vete. Avioni i shumëpërfolur i përdorur nga unë vetëm për udhëtimet zyrtare sepse në çdo udhëtim tjetër privat unë marr avionët e linjës dhe jam rregullisht bashkë me familjen në ekonomik, gjithmonë. Këtë e dëshmojnë të gjitha biletat e deklaruara dhe janë të verifikueshme”, tha Rama.

Duke u ndalur te paralajmërimet se do të ketë dënime më të ashpra për piromanët, Rama tha se ligji aktual është i fortë, duke shtuar se ‘jo të gjithë gjykatësit janë në krye të detyrës’.

Ora 14:10
Kryeministri Rama: Spanja e Turqia janë në situatë të rëndë, nuk ka forcë magjike që ndal zjarret

Jo vetëm Shqipëria, por gjysma e Evropës po përballet me situatën e vështirë të zjarreve këtë verë.

Kritikave të qytetarëve përse Shqipëria nuk posedon avionë zjarrfikës, Kryeministri Rama iu përgjigj duke sjellë shembullin e Spanjës dhe të Turqisë që aktualisht po përjetojnë flakët e ‘ferrit’.

Sipas të dhënave zyrtare, në territorin e Evropës, gjatë muajit gusht, janë djegur më shumë se dyfishi i mesatares së llogaritur të 20 viteve të fundit.

Spanja dhe Turqia, të cilat kanë kapacitete shumë të mëdha për të luftuar zjarret, janë në situatë të vështirë, shpjegoi Rama.

“Në gusht janë djegur 440 mijë hektarë në territorin e Europës dhe pjesa dërrmuese e tyre në territorin e Europës jugore. Bëhet fjalë për dyfishin e mesatares së llogaritur të 20 viteve të fundit. Ne mund të flasim shumë, ne mund të japim shumë mendime, disa mund të thonë duhen avionë më shumë, por po flasim për fuqi të mëdha. Spanja është një nga fuqitë më të mëdha të NATO dhe është përballur me një situatë shumë të rëndë. Turqia ka 55,500 njerëz të evakuuar në këto momente që flasim. Dhe dihet se çfarë avionësh, dronësh e ushtarë ka Turqia. Duhet një reflektim i vockël për të mos bërë menjëherë nxjerrjen e konkluzioneve dhe për të kuptuar që patjetër ka gjëra që duhen bërë më shumë më mirë, që duhen përmirësuar, por nuk ka asnjë forcë magjike që të ndalojë zjarret. Ky është një fenomen që po shkon duke u bërë gjithmonë e më prezent dhe po ju them që në mes të korrikut të dhënat e Sistemit Europian të Zjarreve në Pyjeve tregojnë se 230 mijë hektarë u dogjën brenda kufijve të BE që do të thotë rreth 117% mbi mesataren e 20 viteve të fundit, më shumë se dyfishi. Dhe nuk mund të thuash që në ato vende nuk ka avionë. Këtë herë kemi pasur në dispozicion forca ajrore më shumë se çdo herë tjetër”, deklaroi Kryeministri Edi Rama.

Ora 14:07
Paralajmërimet për zjarrvënësit, Rama: Ligji është i fortë, por jo të gjithë gjykatësit janë në krye të detyrës

Kryeministri Edi Rama bëri një koment edhe për dënimet ndaj atyre që ndezin zjarre qëllimisht. Kreu i qeverisë tha se ligji aktual është i fortë, duke shtuar se jo të gjithë gjykatësit ‘janë në krye të detyrës’.

“Ligji është i fortë që tani për ata që vënë zjarret. Gjykatësit dihet që nuk janë të gjithë në krye të detyrës por do të shohim në këtë drejtim se cfarë do të bëjmë një gjë është pak por e sigurtë. Gegë Gega e ka thënë shumë mirë: Qentë le të lehin, karvani të shkojë përpara.”, përfundoi Rama.

Ora 14:06
Rama për kritikat: I dimë përparësitë dhe kufizimet që kemi, por të ngresh akuza dhe të përqeshësh se pse nuk i parandaluam zjarret…

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj edhe kritikave për menaxhimin e zjarreve dhe mungesën e mjeteve të duhura si avionë zjarrfikës. Kreu i qeverisë tha se janë të vetëdijshëm për gjërat që kanë bërë dhe mangësitë që mund të kenë akoma, por shtoi se s’mund të flitet për akuza se pse nuk arritën që t’i parandalonin zjarret.

“Të gjithë kanë qenë në këmbë, 10 mijë e kusur forca janë përpjekur ditë natë në të gjitha nivelet me flakët dhe sikur të mos ishin në një kontekst më të gjerë dhe të mos kishim këto shtete në të njëjtin hall, mbase diku do të ishte pëgjegjësi më e madhe por faktikisht kur dikush të dalë dhe të më thotë se pse këto shtete më të fuqishme nuk arrijnë dot të parandalojnë zjarret dhe kanë zjarre atëherë mund të hyjmë e diskojmë ndryshe. Nuk është fjala për të hequr përgjegjësitë. Ne i dimë përparimet, kufizimet, dimë çfarë kemi bërë dhe çfarë duhet të bëjmë, i dimë të gjitha por që të flitet nga kafja apo çadra e plazhit për faktin që pati zjarre dhe të ngrihen akuza, të bëhen përqeshje etj se pse nuk u parandaluan zjarret kjo është me të lënë pa tekst.”, tha Rama. 

Ora 13:55
Udhëton me avion privat? Rama: E pavërtetë, me familjen udhëtoj gjithmonë në klasin ekonomik

Akuzave dhe pretendimeve se udhëton me avion privat, Kryeministri Edi Rama u ka kthyer përgjigje në një komunikim me qytetarët në Facebook, duke përgënjeshtruar këto zëra.

Rama deklaroi se ai udhëton me avionin e shtetit vetëm për udhëtime zyrtare pune, ndërsa në çdo udhëtim privat përdor klasin ekonomik.

“Po të kishim vetë avionët tanë do ishte më mirë, por kush i bën llogaritë duhet t’i rikthehesh pak llogarive për të kuptuar se avionët nuk janë një fjalë goje. Disa pa mendje kanë ngrënë edhe broçkullën e madhe që unë, qeveria paskemi blerë avionë për vete. Nuk ka asnjë avion të blerë për vete. Avioni i shumëpërfolur i përdorur nga unë vetëm për udhëtimet zyrtare sepse në çdo udhëtim tjetër privat unë marr avionët e linjës dhe jam rregullisht bashkë me familjen në ekonomik, gjithmonë. Këtë e dëshmojnë të gjitha biletat e deklaruara dhe janë të verifikueshme, avioni i përdorur për udhëtimet zyrtare nuk i ka kushtuar dhe nuk i kushton shtetit shqiptar më shumë se sa shumatorja e shpenzimeve mesatare të kryera çdo vit nga Kryeministri i Shqipërisë, përfshirë mender jush edhe paraardhësin tim”, u shpreh ndër të tjera Kryeministri.

Xh.D/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bravo: 14/08/2025 17:01

    Rrini te qetë, edhe po nuk i rimbursoi, themi qe fajin e ka Saliu.

    Përgjigju
  • Mjaft me "Dekllarata"!: 14/08/2025 15:48

    Qe nga viti 2005 degjojme, besojme e votojme per premtimet ne vete te pare te Kryetarit te Partise Socialiste/Rilindjes/Pink-Mavise e 12 vjet Kryeminister e akoma me “i sigurte” per mbajtjen e premtimeve nga dje, sot e per vitet e ardhshme : “Do te garantojme ujin ne rrjet pa nderprerje 24/24 ore, Do te garantojme ujin e pijshem ne rrjet pa nderprerje 24/24 ore, e keto te dyja Do t’i garantojme duke riparuar, rregulluar demet e bera ne vitet e doktor rrumpalles e duke ristrukturuar e ndertuar nga e para sistemin e burimeve, mireadministrimin e rrjeteve, etj, etj, ....., Do te garantojme mirefunksionimin e kanaleve te ujerave te zeza, duke i ristrukturar e higjenizuar ato me standartet europiane, etj, etj, ......, Do te garantojme energjine elektrike 24/24 ore ne cdo cep te Shqiperise me rinovimin e rrjetit prodhues, magazinuaes e shperndares me parametra e standarte europiane qe te garantohet kostoja e ndershme dhe ekonomike e cdo KWH si dhe jetegjatesia e pajisjeve elektroshtepiake, pra parate e popullit, etj, etj, ......., Do te pastrojme qytetet e te gjitha qendrat te banuara 24/24 ore duke ngritur struktura me standarte europiane, qe grumbullojne, diferencojne, riciklojne, djegin e prodhojne energji elektrike e uje te ngrohte per strukturat qe do te kene nevoje, etj, etj, ....... Do te garantojme cilesine e prodhimit e te shperndarjes se ushqimeve ne treg, duke filluar nga dritherat, mielli, buka e nenproduktet e tjera, e deri te frutat e zarzavatet, sepse per ne socialistet, ne ndryshim si nata me diten me doktor rrumpallen, prioritare eshte jeta e shendeti i te gjithe shqiptareve, etj, etj, .......... , Do te .............. , Do te ................, Do te …….........., Do te …….........., Do te …….........., Do te …….........., Do te …….........., Do te …….......... , ju lutem mua e “doktor rrumpallen” si dhe “opoziten time me te madhe” te cilen e kam te kriptomonetizuar blindueshem ne shtepi duhet te na kuptoni e te na besoni edhe per 20 a 35 vjet akoma!

    Përgjigju
  • LIA: 14/08/2025 14:35

    SE PARI NJERZIT PO DIGJEN , SHTEPI UDHISHTE BAGETI DHE TI ZOTI KRYEMINISTER SE PAKU TE NXIRRJE TE GJITHE SHTETIN NE TERREN ASHTU SIC I NXORRE PER TE MARRE VOTA. SE DYTI LEKA NGA ARKA E SHTETIT KE PATUR PLOT DHE TI E DI MIRE PO NUK SHPENZON PER NJERZIT SE KE VENDOSUR TI DJEGESH , TI PERZESH SE VENDI YNE DUHET TE POPULLOHET NGA TE HUAJT , SI KE THENE NJEHERE NE TETEVIZOR SE ATA SDINE SHQIP. SE TRETI HIQI NJEHERE ATO SYZE E BEHU SERIOZ SE DETYRA E KRYEMINISTRIT ESHTE PUNE NUK ESHTE MBRETERI TURP BOLL U TALLE ME NJERZIT.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e zgjidh emergjencën e zjarreve në Shqipëri blerja e avionëve zjarrfikës?