Kryeministri Edi Rama thotë se vlerësimi me Medaljen Presidenciale të Nderit nga presidenti izraelit është një nder që shkon për të gjithë popullin shqiptar që mbrojti hebrenjtë gjatë periudhës më të errët të tyre.
Sipas Ramës, ndryshe nga vendet e tjera, Shqipëria u bë strehë për hebrejtë.
“E kam të vështirë të gjej fjalët duke u përballur edhe me një surprizë të tillë, kam vetëm disa pika diskutimi. Kështu që do të përpiqem të them disa fjalë zemre, duke e filluar me një mendim të sinqertë që ky nder i jashtëzakonshëm nuk mund të jetë vetëm për mua. Por, e marr në emër të Shqipërisë, të popullit shqiptar dhe mbi të gjitha në emër të të gjithë shqiptarëve myslimanë dhe të krishterë që vunë veten dhe jetët në rrezik gjatë orëve më të errëta të historisë moderne dhe e kthyen vendin tim në të vetmin vend në Evropë që e mbylli luftën e Dytë Botërore me më shumë hebrenj sesa në fillim të saj. Ndryshe nga vendet e tjera, Shqipëria u bë strehë për hebrenjtë, ndryshe nga vendet e tjera nuk largoheshin.", tha Rama.
Lajmi kryesor:
Rama nderohet me Medaljen Presidenciale të Nderit të Izraelit: Nazistëve u dorëzuam arin, por jo hebrenjtë! Herzog: Kodi i besës ndihet edhe këtu (VIDEO)
Xh.D/ReportTv.al
