Politikë

Rama nderohet me Medaljen Presidenciale të Nderit të Izraelit: Nazistëve u dorëzuam arin, por jo hebrenjtë! Herzog: Kodi i besës ndihet edhe këtu (VIDEO)

7 Prill, 07:55| Përditesimi: 7 Prill, 14:08

  • Share

Gjatë vizitës së tij në Izrael, Kryeministri Edi Rama u nderua me Medaljen Presidenciale të Nderit akorduar nga Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, një nderim shumë i posaçëm për personalitete të nivelit më të lartë, siç janë Barack Obama, Angela Merkel, Elie wiesel, Henry Kissinger, Joe Biden, të cilët janë nderuar më parë me këtë medalje.

Kryeministrit Rama iu dorëzua Medalja e Nderit në një ceremoni të posaçme, organizuar në Rezidencën Presidenciale në Jeruzalem, ku ai ishte i ftuar me bashkëshorten e tij, Linda Rama dhe delegacionin shqiptar që e shoqëron në këtë vizitë. Gjatë fjalës së tij, kryeministri u shpreh se medalja është një nder që e merr në emër të të gjithë popullit shqiptar për mbështetjen që tregoi ndaj hebrenjve në periudhën më të errët të tyren.  

“Ky nder i jashtëzakonshëm nuk mund të jetë vetëm për mua, por e marr në emër të Shqipërisë, në emër të popullit shqiptar, e mbi të gjitha, në emër të të gjithë shqiptarëve myslimanë e të krishterë, të cilët vunë veten e jetët në rrezik gjatë orëve më të errëta të historisë moderne dhe e kthyen vendin tim në të vetmin vend në Europë që e mbylli Luftën e Dytë Botërore me më shumë hebrej sesa në fillim të saj.”, u shpreh kryeministri pas marrjes së medaljes.

Kreu i qeverisë përmendi faktin se ndryshet nga vendet e tjera, Shqipëria u bë një strehë për hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Rama theksoi gjithashtu se si nazistët iu kërkuan udhëheqësve fetarë në vend që t’u dorëzonin hebrenjtë, por ata refuzuan ta bënin një gjë të tillë, duke thënë që mund të merrnin vetëm arin.

“Ndryshe nga vendet e tjera, Shqipëria u bë strehë për popullin hebre dhe ndryshe po kështu nga vendet e tjera, hebrejtë nuk largoheshin, por erdhën për të gjetur strehë, për të gjetur mbrojtje dhe për të qenë të sigurt. Nuk mundem të mos kujtoj këtu një prej shumë episodeve, të asaj faqeje të lavdishme të historisë sonë, kur të gjithë udhëheqësit fetarë u thirrën nga nazistët për të dhënë qasje për t'i dorëzuar arin shqiptar dhe listën e hebrejve dhe ata menjëherë thane: “Mund ta merrni floririn, po hebrenjtë janë tanët, do t'i mbrojmë”. Dhe ata nuk bashkëpunuan me nazistët dhe askush nuk e bëri këtë.”

Më tej, kreu i qeverisë theksoi nevojnë për zgjerimin e bashkëpunimit mes dy vendeve. Duke u ndalur edhe te lufta në Gaza, Rama theksoi se Shqipëria mbështet zgjidhjen me dy shtete, por argumentoi se zgjidhja nuk mund të vijë me Hamasin, pasi nuk është një lëvizje për rezistencë, por janë nazistët e shekullit të ri.

Ndërkohë, presidenti izraelit tha se populli shqiptar ishte një simbol nderi dhe kuraje me mbështetjen që tregoi ndaj hebrenjve. Ai tha se Kodi shqiptar i besës ndihet mes nesh, duke iu referuar ceremonisë që u mbajt për nderimin e kryeministrit Rama.

“Kodi shqiptar i besës, betimi i shenjtë i nderit, mbrojtjes dhe integritetit ndihet mjaft i pranishëm në këtë holl. Besa ka udhëhequr kombin shqiptar dhe ka mbajtur pishtarin e dritës në emër të të gjithë njerëzimit në orët e tij më të errëta, gjatë Holokaustit.Populli shqiptar ishte një simbol nderi dhe kuraje. Me kurajë ata iu dhanë strehë grave, burrave hebrenj, të cilët arratiseshin nga pjesë të tjera të Evropës dhe duke e bërë këtë, ndihmuan në mbrojtjen dhe ruajtjen e njerëzimit përballë krimeve më të mëdha midis qënieve njerëzore.”, u shpreh presidenti i izraelit.

Ora 09:10
'U dhamë arin, por jo hebrenjtë', Rama tregon historinë e familjes shqiptare që 'dorëzoi' dy djemtë: Nuk u kthyen më nga Bergen-Belsen, s'thanë kurrë që...

 

Kryeministri Edi Rama, pas nderimit me Medaljen Presidenciale të Nderit nga presidenti i Izraelit, tha se udhëheqësit fetarë në Shqipëri iu dhanë arin nazistëve, por nuk lejuan dorëzimin e hebrenjve. 

"Nuk mundem të mos kujtoj këtu një prej shumë episodeve, të asaj faqeje të lavdishme të historisë sonë, kur të gjithë udhëheqësit fetarë u thirrën nga nazistët për të dhënë qasje për t'i dorëzuar arin shqiptar dhe listën e hebrejve dhe ata menjëherë thane: “Mund ta merrni floririn, po hebrenjtë janë tanët, do t'i mbrojmë”. Dhe ata nuk bashkëpunuan me nazistët dhe askush nuk e bëri këtë.", tha Rama.


Kryeministri tregoi gjithashtu edhe historinë e një familjeje shqiptare që dorëzoi dy djemtë e saj, duke mbrojtur hebrenjtë që kishte strehuar. Gjatë fjalës së tij, Rama tha se dy djemtë përfunduan Bergen-Belsen dhe nuk thanë kurrë që nuk ishin hebrenjtë që supozohej të mbronin. 

"Ka dy hebrenj në listën e personave të internuar në Gjermani nga e gjithë bota, por nuk janë hebrenj në fakt. Janë dy shqiptarë që ishin djemtë e një familjeje shqiptare, që fshehu dy hebrenj dhe kur nazistët shkuan t'i merrnin, i vjetri i shtëpisë u tha, “prisni në derë”, sepse do t'ua dorëzonte, dhe u dorëzoi dy djemtë e tij, që përfunduan në Bergen-Belsen dhe nuk u kthyen kurrë, e nuk thanë kurrë që ata nuk ishin hebrenjtë që supozohej të mbronin.  Historia jonë e Luftës së Dytë Botërore është e mbushur me episode të tilla e në të njëjtën kohë është një dëshmi që unë e ruaj shumë fort në zemër për të gjithë brezin e ardhshëm që ka të bëjë me mbrojtjen e tjetrit, pavarësisht besimit të tij a të saj fetar. Dhe po, Shqipëria është një vend me shumicë myslimane, por kjo ishte një nga arsyet pse nazistët nuk mundën të mbërrinin tek hebrenjtë, sepse myslimanët ishin mburoja e tyre më e fortë.", u shpreh Rama.

Më tej, ai vuri theksin te legjislacioni që kanë miratuar kundër antisemitizmit. Rama përmendi gjithashty dy qendrat hebreje që po ndërtohen nëVlorë dhe Tiranë. 

"Në përpjekje për të ndërtuar mbi këtë histori, ne bëjmë gjithçka mundemi që të ngrëmë zërin kundër antisemitizmit. Ne kemi miratuar të gjithë legjislacionin kundër antisemitizmit dhe kemi promovuar mësimin mbi Holokaustin hebre, duke integruar atë në kurrikulën tonë shkollore, sepse është bindja jonë e palëkundur që kjo s'ka të bëjë me hebrenjtë. Kjo ka të bëjë me humanizmin tone. Nga ana tjetër, ndërkohë që flasim, po ndërtojmë dy qendra hebreje; një muze hebre në Vlorë, aty ku ishin vendosur hebrenjtë, dhe një qendër kulturore hebreje në Tiranë, ku edhe njëherë historia e shpëtimit të hebrejve është e integruar, por në të njëjtën kohë duam t'i japim hapësirë së tashmes e së nesërmes, e duam që sa më shumë të jetë e mundur të kemi marrëdhënie me Izraelin dhe me popullin hebre, qysh nga niveli i turistëve që ju përmendet. Më vjen keq për ta, sepse fluturuan në Shqipëri më 2 prill. Iu ishte thënë më 1 prill dhe kryeministri iu dha një darkë dhe ata menduan që ishte një shaka nga Sundori. Nga ky nivel pra, deri tek niveli i shkencëtarëve tuaj të mrekullueshëm dhe njerëzve të mrekullueshëm të teknologjisë e industrive tuaja të mrekullueshme.", u shpreh Rama. 

Ora 08:54
Medalja Presidenciale e Nderit për Ramën, Herzog: Populli shqiptar ishte simbol nderi e kuraje, Kodi i besës ndihet edhe këtu

 

Presidenti izraelit Isaac Herzog, teksa i dha Medaljen Presidenciale të Nderit kryeministrit Edi Rama, tha se populli shqiptar ishte një simbol nderi dhe kuraje për ndihmën e jashtëzakonshme ndaj hebrenjve. Gjatë fjalës së tij në ceremoninë e nderimit, presidenti izraelit tha se Kodi shqiptar i besës ndihet edhe aty. 

"Zoti Kryeministër, i dashur miku im Edi! Kodi shqiptar i besës, betimi i shenjtë i nderit, mbrojtjes dhe integritetit ndihet mjaft i pranishëm në këtë holl. Besa ka udhëhequr kombin shqiptar dhe ka mbajtur pishtarin e dritës në emër të të gjithë njerëzimit në orët e tij më të errëta, gjatë Holokaustit. Populli shqiptar ishte një simbol nderi dhe kuraje. Me kurajë ata iu dhanë strehë grave, burrave hebrenj, të cilët arratiseshin nga pjesë të tjera të Evropës dhe duke e bërë këtë, ndihmuan në mbrojtjen dhe ruajtjen e njerëzimit përballë krimeve më të mëdha midis qënieve njerëzore. Kjo thirrje integriteti e nderi rrënjosur thellë në popullin tuaj, gjen jehonë fort në udhëheqjen tuaj sot, gjen jehonë në angazhimin tuaj ndaj tolerancës, humanizmit dhe drejtësisë sociale, gjen jehonë në qëndrimin tuaj të pakompromisë kundër antisemitizmit dhe urrejtjes.", u shpreh Herzog. 

Më tej, Herzog vlerësoi bashkëpunimin midis dy vendeve, duke përmendur fluturimin e ri të drejtpërdrejtë midis Tiranëd dhe Tel Avivit. 

"Më duhet t'ju them se unë personalisht u mallëngjeva gjatë vizitës sime në Tiranë në shtator nga dhimbshuria juaj dhe dhurata prekëse për Idit Ohel, mamanë e Alon Ohel, i cili ende mbahet në bodrumet e Hamasit në shkelje të çdo parimi njerëzor dhe etik. Ne duhet ta kthejmë atë dhe çdo peng tjetër në shtëpi.  Zoti kryeministër, i dashur miku im Edi! Si artist, ju keni aftësinë unike ta shihni botën, jo vetëm siç është, por siç mund të jetë dhe në këtë cilësi vizionare, kjo përbën shumë për kombin tuaj, edhe kaq shumë për lidhjet që kombet tona ndajnë aktualisht.  Lidhja jonë po thellohet në kaq shumë fusha dhe sfera. Fluturimi i ri i drejtpërdrejtë midis Tiranës dhe Tel Avivit po thjeshton shumë udhëtimin dhe po ndihmon shkëmbimin e drejtpërdrejtë. 

Dua të përgëzoj Sundor Airline që e ka shtyrë përpara këtë zhvillim. Dua t'ju falenderoj personalisht, kryeministër që personalisht i mikpritët izraelitët, të cilët iu bashkuan fluturimit përurues me kaq ngrohtësi e bujari, saqë nuk ndalen së shkruari në ëhatsApp, se sa e mrekullueshme ishte kjo gjë.  Dua të përgëzoj Qendrën Mjekësore Sheba dhe Qeverinë Shqiptare për nënshkrimin e marrëveshjes për të ngritur një projekt të përbashkët mjekësor në Shqipëri.  Dua t'ju falenderoj ju, i dashur Edi, dhe mikun tonë të dashur, profesor  Yitshak Kreiss, që është drejtuesi ekzekutiv i Sheba-s për çuarjen e kësaj gjëje përpara. 

Dua të përgëzoj të gjithë ata që janë mbledhur këtu për çuarjen përpara më tej të bashkëpunimit midis kombeve tona në mënyra kaq të rëndësishme. Sigurisht, vizioni i partneritetit dhe miqësisë sonë shkon përtej vetëm dy kombeve. Ai mishëron modelin e partneritetit midis etnive e besimeve fetare, e ja pse kemi me ne sot udhëheqës kaq të rëndësishëm fetarë, të cilët mund të ndihmojnë ta transformojnë Mesdheun Lindor nga një rajon konflikti, në një korridor bashkëpunimi e ndërlidhjeje, e në një model tolerante paqeje për Lindjen e Mesme, Europën e deri në Indi e më tej në Lindjen e largët në Azinë Juglindore e përtej. 

Tradita hebreje na mëson se bota qëndron mbi tri shtylla të barabarta: Drejtësia, e Vërteta dhe Paqja.  Kombi juaj, i dashur Edi, duroi një diktaturë të tmerrshme për 50 vjet.  Është e jashtëzakonshme sesi u kthye në një demokraci energjike bazuar në drejtësi dhe të vërtetën që ju po e çoni përpara me kaq shumë sukses. Besoj po ashtu se këto vlera drejtësie së vërtetë e paqeje dhe sinergjia midis tyre, janë baza e udhëheqjes suaj dhe baza e miqësisë Shqipëri-Izrael, që ju keni ndihmuar të farkëtoni më tej.  Edhe njëherë, është nder dhe kënaqësia ime më e madhe që t'ju akordoj Medaljen Presidenciale të Nderit të Izraelit.", përfundoi presidenti izraelit. 
 

Ora 08:30
‘Shqipëria, mbështetëse për dy shtete’, Rama nga Izraeli: Me Hamasin nuk ka zgjidhje, janë nazistët e shekullit të ri (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria do të vazhdojë të mbetet shtëpia e dytë për hebrenjtë. 

Kreu i qeverisë tha, gjatë ceremonisë ku u nderua me Medaljen Presidenciale të Nderit nga Izraeli, se vendi ynë mbështet zgjidhjen me dy shtete, por shtoi se me Hamasin nuk ka zgjidhje, pasi nuk është një lëvizje rezistence, por nazistët e shekullit të ri.

"Dua ta përsëris këtu, që, ashtu siç ka qenë, jo vetëm gjatë Luftës së Dytë Botërore, por tre herë në histori, - tokë ku hebrejtë gjetën strehë e mbrojtje, - Shqipëria do të jetë gjithmonë shtëpia juaj e dytë dhe ju do të jeni gjithmonë të mirëpritur në Shqipëri. Ne shpresojmë fort që në këtë kohë të re, do të jemi në gjendje të ndërtojmë diçka, jo aq të jashtëzakonshme sa ç'bënë gjyshërit e gjyshet tona, por në të njëjtën frymë vëllazërimi e bashkëpunimi, dhe ne qëndrojmë të patundur krah Izraelit, në këtë moment të vështirë e të dhimbshëm, ku ende ka njerëz në bodrumet mesjetare të Hamasit. 

Siç e kam thënë më parë, dua ta përsëris dhe tani, Shqipëria ka qenë gjithmonë mbështetëse e zgjidhjes me dy shtete, por në këndvështrimin tim e në këndvështrimin tonë, nuk ka zgjidhje me Hamasin aty dhe ndryshe nga ç'janë përpjekur të tjerët të thonë, Hamasi nuk është lëvizje rezistence. Hamasi janë nazistët e shekullit të ri.  Historia na ka mësuar se me nazistët nuk ka paqe, me nazistët nuk ka kompromis.", u shpreh Rama. 
 

Ora 08:17
Rama për nderimin nga presidenti i Izraelit: Nder i jashtëzakonshëm që e marr në emër të të gjithë popullit shqiptar

Kryeministri Edi Rama thotë se vlerësimi me Medaljen Presidenciale të Nderit nga presidenti izraelit është një nder që shkon për të gjithë popullin shqiptar që mbrojti hebrenjtë gjatë periudhës më të errët të tyre.

Sipas Ramës, ndryshe nga vendet e tjera, Shqipëria u bë strehë për hebrejtë. 

“E kam të vështirë të gjej fjalët duke u përballur edhe me një surprizë të tillë, kam vetëm disa pika diskutimi. Kështu që do të përpiqem të them disa fjalë zemre, duke e filluar me një mendim të sinqertë që ky nder i jashtëzakonshëm nuk mund të jetë vetëm për mua. Por, e marr në emër të Shqipërisë, të popullit shqiptar dhe mbi të gjitha në emër të të gjithë shqiptarëve myslimanë dhe të krishterë që vunë veten dhe jetët në rrezik gjatë orëve më të errëta të historisë moderne dhe e kthyen vendin tim në të vetmin vend në Evropë që e mbylli luftën e Dytë Botërore me më shumë hebrenj sesa në fillim të saj. Ndryshe nga vendet e tjera, Shqipëria u bë strehë për hebrenjtë, ndryshe nga vendet e tjera nuk largoheshin.", tha Rama. 

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Papa: 07/04/2025 14:33

    Niveli i nazismit nga Izraeli eshte kaluar me kohe dhe ka arrivato nivekin djallzor te satanizmit. Shpresa eshte qe dikur ta paguajn te gjithe kete te keqe qe jane duke bere

    Përgjigju
  • Arben: 07/04/2025 12:18

    Bravo Rama! Me mbeshtetjen e cifuteve, Sali islamikun e ke nxjerr jashte loje! Fitorja e PS do jete mbi 70 perqind!

    Përgjigju
  • fds: 07/04/2025 11:35

    Paska shkuar tek baballaret e tij

    Përgjigju
  • Ren: 07/04/2025 11:15

    Te mallkoft allahu o edi rama ty dhe israelin.

    Përgjigju
    • Epiriot: 07/04/2025 16:56

      Po e dine dhe kinezet dhe indianet qe krishti hebre eshtë zot,shko malok injorant

    • Isak: 07/04/2025 12:46

      Allau eshte djalli. Syte ju kane zene kaq nuk e kuptoni. KRISHTI eshte vete ZOTI!!! E DIN Gjithe bota.!

  • Tani: 07/04/2025 10:51

    Çfar turpit o zot, kane vrare me mijera femije te pafajshem, nuk kan lane shkolle, spital e xhami pa rrafshu e ky flet per Hamasin e per dy shtete. Kan bombardu ambulanza e i kan hedh nen dhe me 15 mjek e infermiera komplet te pafajshem e ky flet per nje Hamas qe ka lind thjesht per me luftu kunder nje pushtuesi

    Përgjigju
    • Ilia: 07/04/2025 12:43

      Xhamite ti bombardoje te gjitha muslim feja e djallit

  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, si e vlerësoni sigurinë ushqimore në Shqipëri?