Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të liderit të partisë Reform UK, Nigel Farage, në Britaninë e Madhe, duke i cilësuar si të pavërteta dhe fyese.
Në një intervistë për radion britanike Times Radio, Rama e quajti "marrëzi" pretendimin e Farage se “1 në çdo 50 shqiptarë në Britani është në burg”.
Ndërkohë që deklarata të tilla nga politikanë britanikë që lidhen me emigrancionin, Kryeministri Edi Rama i konsideroi populizma si pjesë e një fushate më të gjerë dhe që ndikuan në referendumin për daljen e Britanisë nga BE, proces që njihet si Brexit.
“Nuk ka një numër të lartë të shqiptarëve të dënuar në Mbretërinë e Bashkuar që të veçohen nga totali i të burgosurve apo nga shtetasit e vendeve të tjera. Këto janë pjesë të një mozaiku më të gjerë gënjeshtrash dhe argumentesh mashtruese që iu servirën qytetarëve britanikë për t’i bindur të dalin nga Bashkimi Evropian”, u shpreh Rama.
Rama gjithashtu theksoi se shumë sektorë të rëndësishëm në Mbretërinë e Bashkuar do të kishin vështirësi serioze për të funksionuar pa punën e emigrantëve shqiptarë.
“Ku do t’i gjeni njerëzit për të ndërtuar shtëpitë tuaja, për t’ju shërbyer kafen, për të drejtuar taksitë dhe kamionët tuaj”, shtoi Kryeministri i Shqipërisë.
Edi Rama përsëriti ftesën publike drejtuar Nigel Farage për të vizituar Shqipërinë dhe për të parë nga afër realitetin e vendit.
“Ai ka thënë se do të vijë për një vizitë, dhe unë do të jem shumë i lumtur ta takoj. Është një mundësi e mirë për të njohur nga afër një njeri me shumë talent e inteligjencë, pavarësisht nga teatraliteti i tij politik, dhe për t’i treguar bukuritë e Shqipërisë. Mbase e bindim ta zgjedhë Shqipërinë si destinacion për pushimet e tij”, përfundoi Rama.
Mes Kryeministrit shqiptar dhe politikanit britanik Nigel Farage ka patur replika në rrjetet sociale gjatë muajve të verës, pikërisht për emigrantët shqiptarë.
"Where the hell you will find the people to build your houses, to serve you the coffee, to be your taxi drivers?"
— Times Radio (@TimesRadio) September 14, 2025
The idea that there was a high number of Albanians in UK prisons was a lie to convince the British people to leave the EU, says Albanian prime minister Edi Rama. pic.twitter.com/6wIG3Bs7ba
Në një intervistë për radion britanike 'Times Radio', kryeministri Edi Rama ka folur edhe për Diellën.
Ai veçoi aftësitë e saj unike, ndërsa theksoi gjithashtu se përdorimi i inteligjencës artificiale nuk ka interesa personale dhe mund të ndihmojë në shmangien e problemeve që lidhen me ndikimet familjare apo privilegjet e individëve.
'Së pari ju se di dini nëse jam unë, apo një version AI i imi, por sa kohë flet nga kanali i kryeministrit është përgjegjësia ime. Por, po ne vendosëm që të ndërmarrim këtë hap të madh sepse duam që të përshpejtojmë reformat tona, reforma në funksion të modernizimit strukturor. Teknologjia e re dhe inteligjenca artificiale janë një bekim për vende si yni. Ne duhet që të fitojmë kohën e humbur në dekada. Ajo ka një potencial shumë të madh të performojë më mirë se të gjithë ne, Diella që në shqip do të thotë diell është praktikisht një diell që nuk perëndon kurrë. Ajo nuk fle, ajo nuk lodhet dhe nuk ka interesa personale. Ajo nuk ka kushërinj dhe këta janë një problem i madh në vendin tonë. Ajo nuk ndryshon mendje dhe si intereson edhe nëse pushohet nga puna’, tha ai.
Komente
