Kryeministri Edi Rama u ka kthyer përgjigje akuzave të opozitës në Kuvend për rindërtimin duke thënë se po punohet ditë për ditë, ndonëse ka procedura të zgjatura. Këtu ka ironizuar dhe deputetët, duke u thënë të mos dalin në foltore dhe të bëjnë rolin e virgjëreshës.
"Janë afro 30 mijë familje të prekura nga ajo fatkeqësi, që nga to që humbën shtëpinë fare dhe që ishin pa çati të nesërmen te ato që nuk banojnë dot, ende tani që flasim në apartamente sepse ato janë të dëmtuara. Rindërtimi ka procedura të zgjatura po ndërtohet ditë për ditë.
Ça do kishte ndodhur këtu po të ishin ata në detyrë. Sikur të ishte shfaqur virusi kur familjet nuk kishin më ilaçe. që kompanitë nuk mund të vazhdonin më sy mbyllur. Për të mos folur përveçse për invalidët për personat me aftësi të kufizuar. 40 milionë borxhe ndaj atyre që janë më të dobëtit
Kur kishin mundësi ta bënin më të fortë e lehendisën shqipërinë. Ata janë ata dhe shumë nga ju këtu jeni nga ata. unë e kuptoj, patjetër ka gjithmonë një kohë për të relfektuar dhe për tu penduar. Unë e kuptoj se vetëm budallai nuk ndryshon mendim kur sheh se mendimin e ka të gabuar. E mirëpres çdo dalje këtu për tu distancuar nga ne dhe nga ata, por vetëm rolin e vrigjëreshën jo ju lutem.
Vetëm dalja këtu me monologun e virgjëreshës ju lutem jo sepse u bëmë shumë shumë në këtë vend që pas kaq shumë kohësh të kemi ende kaq shumë njerëz që shfaqen sikur kanë ardhur nga hëna sikur skanë qenë këtu. Bujzheti që kalon sot këtu është kuptimplotë,
është buzheti i një force politike që si ka bërë bish përballjes. Kemi reaguar me një bindje të fortë që janë dy kriza që kanë dalë më të forta", tha Rama.
Lajmi kryesor:
Rama: Problem njerëzit e '97, Luli ka Saliun në bark jo si lepur, por luan! Balla: Prokurorë e gjyqtarë që s’kalojnë vetingun pazare me drejtësinë! Përjashtohet Alimadhi
//ReportTv.al