Kryesocialisti Edi Rama e mbylli fjalimin e tij me thirrjen se vota për PS-në më 11 maj e çon vendin drejt BE-së, i jep pasaportën europiane dhe madje e sjell BE-në në Shqipëri.
Dhe kjo sipas tij arrihet nëpërmjet votës masive, përtej të majtës dhe të djathtës.
“Kemi pas edhe fatin, por fatin e kemi bërë vetë. Kemi kryetarë bashkie që nuk ndajnë vetëm vizione dhe ide, por edhe të njëjtën qasje (bashkëpunimit me bashkitë demokrate). Më pak në Mirditë për arsye që dihen. Çfarë i është bërë Kurbinit në këto vite e Lezhës, zor se gjen në këto vite të marra së bashku. Ato që janë bërë dhe që do bëhen, projekte të jashtëzakonshme që janë bërë e do bëhen, që kërkojnë kohën e nevojshme. Hyrja në BE nuk është çështje që ne do shkojmë atje, BE do vijë këtu. Do bëhemi pjesë e familjes europiane. Kjo pasaporta (e BE) nuk është dokument udhëtimi, ajo tjetra është e udhëtimit. Kjo është status i ri qytetarie. Kjo i jep çdo qytetari e qytetare statusin europian të barabarte me atë europian. Me besimin se sa herë fiton PS, po aq herë fitojnë gratë dhe vajzat në të përditshmet”.
Ai përsëriti edhe sot batutën e grave që braktisin përkohësisht burrat dhe anasjelltas, si dhe rezultatin që merret nga ky eksperiment social në Shqipëri.
Rama theksoi se burrat pa gratë sikur për një muaj, jo vetëm pa larë, pa ngrënë e pa rruajtur, por rrezik u del edhe bishti. Kurse gratë pa burra do sillnin qetësi në vend, s’do luhej bixhoz e s’do pihej alkool.
“Këto nuk i bënim dot 5-6 vite më parë, ne njësoj kemi besuar te gratë. Sepse përpjekja e bërë është e jashtëzakonshme e kjo përpjekje ka filluar të çlirojë edhe burrat. Ku duhet të shkojnë, si, pse, e çfarë duhet të bëjnë. E kuptojnë shumë mirë burrat e mençur se po u mbështet të forca e grave dhe vajzave, është mbështetut në një themel që nuk bie. Në Kurbin nuk thuhet ‘o ba’, por ‘o nëne’. Imagjinoni sikur ju gra e vajza të ikni një muaj nga vendi me anije, kur të kthehehi se çfarë do gjeni këtu, do gjeni njerëz që vetmë bishti i mungon, me mjekrra, pa la, pa ngrënë, pa rrujt. Po sikur të ikin ata një muaj, çfarë do ndodhi? Asgjë? Jo vetëm kaq, s’do ketë ngjarje, s’do luhet bixhoz, s’do ketë aksidente, s’do ketë konsum alkooli, do bjerë konsumi i alkoolit. Do përplasen me gratë, keni parë gra të bëjnë aksident, burrat i bjenë grave me makina”, u shpreh kryeministri.
Dhe teksa i thirri mençurisë së burrave që të ndiqnin gratë dhe vajzat, pasi edhe ai “nuk ishte çyryk” që i ndiqte dhe i ndjek, Rama e mbylli me një “thumb” për ish-kryedemokratin Lulzim Basha, aktualisht drjetues i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha.
“Kështu që burrat e mençur t’i besojnë grave dhe vajzave. Unë çyryk nuk jam. Ndaj më 11 maj votoni numrin 5 dhe t’i bëjmë qejfin Lulit dhe të nxjerrim katrën!”.
Me këtë të fundit iu referua objektivit të PS për qarkun e Lezhës më 11 maj, 4 mandate deputetësh, duke bërë lojë fjalësh me numrin e Koalicionit Euroatlantiktë Bashës në fletën e votimit.
Lajmi kryesor:
Rama nga Lezha: 11 maji takimi me historinë! Burrat u mërzitën se u thashë çyryk, të deklarohen me BE e jo kënetën dhe certifikohen si ‘normal’
A.Q/I.M/ReportTv.al
