Edi Rama në foto me biznesmenin nga Vlora

Politikë

Rama poston foton e biznesmenit nga Vlora: Shumë shpejt Blloku do të duket si... (FOTO)

1 Shtator 2018, 15:00| Përditesimi: 1 Shtator 2018, 15:08

  • Share

VLORË- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka postuar në Instagramin e tij, foton e një pronari biznesi në Vlorë.

Në postimin e tij, Rama shkruan se shumë shpejt Blloku do duket si Ligue1 në krahasim me Premier League me Lungomaren e Vlorës.

Postimi i Ramës në Instagram

Postimi i plotë i Ramës: 

Bujari, pronari&ideatori&kuzhinjeri i restorantit me të njëjtin emër në Lungomare, ku që nga kusia e kthyer në tabelë mbi derë e deri tek menuja e shkruar me dorë, ka një fill kreativ të denjë për dizajnin e lokaleve top të Nju Jorkut apo Londrës. Lungomarja e Vlorës, ka nisur të bëhet vija më e gjatë e lokaleve dizajn në Shqipëri - shumë shpejt Blloku në krahasim me të, do duket si Ligue1 ne krahasim me Premier League.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?