Për herë të dytë brenda pak muajve zbriti në Tiranë presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Muhammed Bin Zayed Al Nahyan.
Ndryshe nga shkurti ku në kryeqytetin shqiptar, në krye të një delegacioni të madh, dëshmoi nënshkrimin e disa marrëveshjeve të rëndësishme mes dy vendeve, këtë herë kreu i qeverisë shqiptare i rezervoi një nderim të veçantë.
Që shqiptarët nuk e harrojnë të mirën në ditët e errëta nuk ia tregoi vetëm me fjalë, por edhe duke e dekoruar me Yllin e Madh të Mirënjohjes publike, më e larta medalje që mund të japë kreu i ekzekutivit shqiptar.
“Ylli i këtij Urdhri, me formë të mprehtë, frymëzohet nga vula e heroit tonë kombëtar, Skënderbeut dhe nga 36 shkronjat e alfabetit tonë. Kompozimi i tij risjell gjithashtu Vulën e Solomonit — Sulejmanit, mbretit të paqes — shpirti dhe trashëgimia e të cilit ndriçojnë në vetë udhëheqjen tuaj: si baba, burrë shteti, lider global, si njeri me besim dhe kulture të thellë.”
Dorën e zgjatur në momente të vështira, atëherë kush Shqipëria kishte nevojë më shumë se kurrë për mbështetje, Rama e kujtoi me fjalët e sheikut.
"Nuk do ta harroj kurrë që kur erdha te ju pas tërmetit shkatërrues, që la mijëra familje pa strehë, ju më morët dorën dhe më thatë: Vëlla, ti dhe populli yt nuk jeni vetëm! Dhe sot, një lagje e re e bukur me mbi një mijë apartamente qëndron si dëshmi se ju e mendoni atë që thoni dhe thoni tamam atë që mendoni",- tha Rama.
Partneritet strategjik e quajti kryeministri atë mes Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.
"Të llogarisim veten mes miqve të vendit tuaj të jashtëzakonshëm është për ne jo vetëm një nder i madh si popull, por një burim kënaqësie të sinqertë dhe krenarie të posaçme për ne që përfaqësojmë vendin tonë. Dhe kjo marrëdhënie është mbi të gjitha meritë e përkushtimit tuaj personal ndaj kësaj vëllazërie. Lartësi, ju më mësoni çdo ditë se vëllazëria e vërtetë nuk shpallet, ajo jetohet",- tha Rama.
Një takim për të forcuar më tej partneritetin e cilësoi vetë presidenti i Emirateve të Bashkuara, përmes një postimi në rrjetet sociale, Në fokus të takimit të tyre kanë qenë diskutimet për rritjen e bashkëpunimit në sektorë të tillë si energjia e rinovueshme dhe teknologjia, ekonomia, tregtia apo siguria ushqimore.
Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Muhammed Bin Zayed, ka përmbyllur vizitën në Shqipëri.
Ai u përcoll në aeroport nga Kryeministri Edi Rama. Ky i fundit e shoqëroi me një postim në rrjetet sociale largimin nga Shqipëria të Presidentit të Emirateve Arabe.
“Mirëardhsh mik i shtrenjtë”, ka shkruar Rama në foton shoqëruese.
Kryeministri Edi Rama ka nderuar Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan, me “Urdhrin e Madh me Yll të Mirënjohjes Publike”. Gjatë fjalës së tij, Rama vlerësoi ndihmën e dhënë nga Emiratet në momentet më të vështira për shqiptarët, duke e quajtur Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan një vëlla të vërtetë të popullit tonë.
Ai theksoi se shiriti i kuq e zi i dekoratës nuk përfaqëson vetëm ngjyrat kombëtare, por edhe dorëzimin ndaj providencës hyjnore dhe gjakun e derdhur nga vëllezërit tanë për këtë tokë.
“Mund të jetë një gjest i thjeshtë krahasuar me gjithçka keni bërë për ne, por me mirënjohje të thellë, në emër të popullit shqiptar, kam nderin t’ju dorëzoj Urdhrin e Madh me Yll të Mirënjohjes Publike. E di që keni marrë shumë dekorata, më thonë mbi njëzet nga më prestigjiozet në botë. Megjithatë, guxoj të shpresoj, e dini, jam kokëfortë se kjo kujtesë e mirënjohjes shqiptare mund të zërë një vend të veçantë mes tyre.
E kuqja dhe e zeza e shiritit tonë nuk janë vetëm ngjyrat kombëtare. Ato simbolizojnë, mbi të gjitha, dorëzimin e vetes ndaj providencës hyjnore në shërbim të tjetrit, dhe gjakun që vëllezërit tanë dhanë për këtë tokë, që kurrsesi nuk duhet të jetë derdhur kot. Po këto ngjyra frymëzuan një himn të shkruar një shekull më parë nga një poet i madh shqiptar, një peshkop ortodoks e njëherazi Kryeministër:
“Një flamur që lindi Kostandinin e Shenjtë,
Bashkon Kryqin dhe Shenjën e Gjysmëhënës,
Shpall të gjitha besimet si vëllezër hyjnorë,
Një flamur fisnik për njerëzimin mbarë.”
Ylli i këtij Urdhri, me formë të mprehtë, frymëzohet nga vula e heroit tonë kombëtar, Skënderbeut dhe nga 36 shkronjat e alfabetit tonë.
Kompozimi i tij risjell gjithashtu Vulën e Solomonit — Sulejmanit, mbretit të paqes — shpirti dhe trashëgimia e të cilit ndriçojnë në vetë udhëheqjen tuaj: si baba, burrë shteti, lider global, si njeri me besim dhe kulture të thellë.
Me një fjalë: si udhërrëfyes për njerëzimin. Lartësia Juaj, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan, President i Emirateve të Bashkuara Arabe: Për përkushtimin tuaj të palëkundur ndaj marrëdhënies strategjike midis vendeve tona; Për kujdesin tuaj vëllazëror në momente nevoje për popullin tonë; Për kontributin tuaj të pakrahasueshëm në kauzën globale të paqes dhe bashkëpunimit shumëpalësh; Dhe për përulësinë tuaj që i përul të gjithë do të shtoja unë jashtë tekstit zyrtar… Në emër të Republikës së Shqipërisë, me respekt të thellë dhe mirënjohje, ju dorëzoj Urdhrin e Madh me Yll të Mirënjohjes Publike. Zoti ju ruajtë gjithmonë dhe Zoti i bekoftë të dy popujt tanë”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama priti dje presidentin e emirateve të Bashkuara Arabe. Në fjalimin e nderimit të tij me Yllin e Madh të Mirënjohjes Publike, Rama kujtoi edhe ndihmën e Sheikh Muhammed Bin Zayed për Shqipërinë pas tërmetit shkatërrues të 2019.
“Nuk do ta harroj kurrë që kur erdha te ju pas tërmetit shkatërrues, që la mijëra familje pa strehë, ju më morët dorën dhe më thatë: Vëlla, ti dhe populli yt nuk jeni vetëm! Dhe sot, një lagje e re e bukur me mbi një mijë apartamente qëndron si dëshmi se ju e mendoni atë që thoni dhe thoni tamam atë që mendoni. Si ushtarak nga formimi dhe nga thirrja, ju keni zgjedhur të jeni një vëlla i armëve të Paqes.
E kujtoj fjalën tuaj: “Në fenë tonë themi: ‘O Zot, Ti je paqja dhe prej Teje vjen paqja’. Kërkimi i paqes është një parim i lindur, por parimet marrin kuptim vetëm kur shndërrohen në veprim”.
Ku tjetër, dhe nën udhëheqjen e kujt përveç tuajës, mund të kishte ardhur bashkënënshkrimi i Dokumentit për Vëllazërinë Njerëzore, mes pasuesit të Shën Pjetrit dhe ndjekësve të Profetit?
Dhe si do të mund të merrnin formë Marrëveshjet Abrahamike, kaq jetike për Lindjen e Mesme dhe frymëzuese për gjithë botën, pa guximin dhe dashurinë tuaj të sinqertë për paqen?
Pak mund ta kujtojnë, por tradita e Profetit na mëson se kur e do vëllain për hir të Zotit, duhet t’ia thuash. Një njeri i tha Profetit, paqja qoftë mbi të:
“O i Dërguar i Zotit, e dua atë njeri”.
Dhe Profeti e pyeti: “Ia ke thënë?”
“Jo”.
“Atëherë shko dhe thuaja”.
Dhe ai shkoi, duke i thënë:
“Të dua për hir të Zotit.”
Dhe tjetri u përgjigj:
“Dashtë Ai për hir të të cilit më do, të të dojë edhe ty.”
Ndaj sot, Lartësi, si një vëlla, dua t’ju shpreh me një gjest publik dashurinë dhe besnikërinë ndaj jush si një bartës i dritës së arsyes në një botë që e humb atë çdo ditë dhe errësohet gjithnjë e më shumë”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama ka nderuar presidentin e Emirateve të Bashkuara arabe me titullin “Urdhri i madh me yll të mirënjohjes publike.
“Është një nder i madh t’ju mirëpresim sërish në vendin tonë, për herë të dytë brenda një periudhe kaq të shkurtër dhe, megjithëse nuk do të rrini aq gjatë sa do të dëshironim, prania juaj ndjehet si ajo e një të afërmi të dashur që kthehet për të parë nëse gjithçka shkon mirë në shtëpinë e të afërmve të vet. Profeti Muhamed (paqja qoftë mbi të) thoshte: “Nuk i lejohet një myslimani të shmangë vëllanë e tij për më shumë se tri ditë… dhe më i miri prej të dyve është ai që përshëndet i pari”.
Ju, Lartësi, erdhët tek ne me këtë frymë, si ai që përshëndet i pari. Si një anëtar i dashur i familjes, që ndonëse larg, nuk i lë kurrë të këputen fijet e dashurisë. Dhe tani është krejtësisht e qartë kush është më i miri nga të dy, nëse ka ekzistuar ndonjëherë ndonjë dyshim.
Më lejoni ta them këtë edhe në emër të njerëzve të mi, të pranishëm në këtë mbledhje të vogël, por shumë të veçantë për ne: Në fillim dëgjuam për Emiratet e Bashkuara. Pastaj mësuam për to. Pastaj shkuam dhe i pamë. Dhe më pas mësuam të njohim dhe të vlerësojmë njerëzit që kujdesen për to.
Të llogarisim veten mes miqve të vendit tuaj të jashtëzakonshëm është për ne jo vetëm një nder i madh si popull, por një burim kënaqësie të sinqertë dhe krenarie të posaçme për ne që përfaqësojmë vendin tonë. Dhe kjo marrëdhënie është mbi të gjitha meritë e përkushtimit tuaj personal ndaj kësaj vëllazërie.
Lartësi, ju më mësoni çdo ditë se vëllazëria e vërtetë nuk shpallet, ajo jetohet. Ajo ndërtohet duke ecur së bashku në të njëjtën rrugë, duke qëndruar bashkë me të vërtetën, duke përqafuar urtësinë që ju e trashëguat nga i ndjeri babai juaj, Sheikh Zayed bin Sultan Al Nahyan, Zoti i ndriçoftë shpirtin në paqe të përjetshme: “Ne jemi të gjithë krijesa të Zotit.”, tha Rama.
Komente

Pjese e Massonerise boterore
Përgjigju