Politikë

Rama prezanton skuadrën fituese të Vlorës për Shqipërinë 2030 në BE

22 Qershor, 12:42| Përditesimi: 22 Qershor, 13:05

  • Share

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot skuadrën fituese të qarkut Vlorë në zgjedhjet e 11 majit, për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian.

Përmes një videoje prezantuese, Rama solli në vëmendje edhe eksperiencën parlamentare të çdo deputeti të PS-së që i përket listës së këtij qarku, ndërsa renditi mandatet respektive për secilin prej tyre.

Për deputetë e rinj të cilët ulen për herë të parë në sallën e Kuvendit, Partia Socialiste po zhvillon në një format të veçantë Akademinë Politike, të ndërtuar posaçërisht për gjeneratën më të re të Kuvendit të Shqipërisë.

Në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Partia Socialiste në qarkun e Vlorës mori nëntë deputetë, gjashtë prej të cilëve bëhen pjesë për herë të parë e Kuvendit të Shqipërisë.

Deputetët e Qarku Vlorë
Bledi Çuçi, mandati i tretë
Pirro Vengu, mandati i parë
Zamira Sinaj, mandati i parë
Vasil Llajo, mandati i parë
Erjona Ismaili, mandati i parë
Damian Gjiknuri, mandati i pestë
Vullnet Sinaj, mandati i tretë
Ardit Bido, mandati i parë
Brunilda Mersini, mandati i parë

Xh.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni sulmin e SHBA-së ndaj impianteve bërthamore të Iranit?