Politikë

Një orë e gjysmë takim, Rama ‘shkund’ bashkinë e Vlorës! Kërkon dorëheqjen e drejtorëve! Ndryshime në strukturat e PS-së

3 Korrik, 09:08| Përditesimi: 3 Korrik, 15:22

  • Share

Një vizitë e papritur, dhe një urdhër po kaq i papritur i kryeministrit Edi Rama tronditi sot Bashkinë e Vlorës. Kreu i qeverisë, mësohet të ketë qenë tejet kritik për punën e pushtetit vendor në qytetin që ka hyrë në zemër të sezonit turistik, duke u përballur një herë me problem të furnizimit me ujë e më pas me zjarret në ish fushën e mbetjeve, tymi i të cilave shpërndahet më pas mbi zonat e banuara.

Rama mësohet se ka urdhëruar kryebashkiakun Dredha që të kërkojë dorëheqjen e të gjithë drejtorëve të tij. Një urdhër që është zbatuar pa mëdyshje, por që duket i pazakontë, për një kryeministër, pavarësisht se kryebashkiaku I përket partisë së tij.

Pakënaqësitë e Ramës ndaj situatës në Vlorë, u shfaqën dukshëm dhe dy javë më parë. Në festën e Partisë Socialiste, ra në sy një komunikim i tensionuar mes tij dhe Dredhës.

Në mbledhjen me dyer të mbyllura, e cila zgjati afro 90 minuta,  morën pjesë dhe deputetët në largim dhe ata të zgjedhur më 11 maj.

Po sot mësohet se Rama ka komanduar, Klevis Kason kryetar të PS së në Vlorë dhe deputeten e zgjedhur Eriona Ismaili, bashkëkryetare.

Pas mbledhjes, Rama është parë duke ecur në këmbë në lagjen historike “Muradie”, i shoqëruar nga ministri i mbrojtjes Pirro Vengu, njëherësh drejtues politik në Vlorë dhe deputeti në largim, njëherëzi biznesmen, Sinan Idrizi dhe ministri Mazniku. Pas kafes përreth 30 minuta Kryeministri u largua nga Vlora.

Xh.D/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Liljana Hajdini: 04/07/2025 00:50

    Ka plote djem te rinje socialiste dhe me vlera qyteti jone i Vlores si Enri Shkupi qe nuk jane promovuar ne poste drejtuese dhe e bejne rolin e drejtorit dhe me mire se keta hajduter, bere mire edi qei shporre te vjeterit. Te pershendes!

    Përgjigju
  • Lenti: 03/07/2025 17:28

    KM nuk eshte kryetari i bashkise dhe nuk mund te sillet si i tille! KM, K.Bashkie i Tiranes, Vlores, Durresit etj, K.Diplomat, K. Redaktor lajmesh E ka parasysh ky ndarjen e pushteteve, apo do sillet si Diktator? Kur do filloje te botoje vepra si Enveri??

    Përgjigju
  • luani: 03/07/2025 16:59

    Vetem kur e kish ne dore Edmond Leka nuk ka munguar ndonjehere uji ne vlore ka vite vetem shkaterim bravo kryeminister

    Përgjigju
  • Vlora: 03/07/2025 16:52

    Po kur ske ca i ben gomarit qe ke ven per kryetar bashkie ne vlore, i bie samarit drejtorat e bashkise.

    Përgjigju
  • Xhei: 03/07/2025 15:53

    Po ne durres kur do vish o gjigand

    Përgjigju
    • Or tej: 03/07/2025 16:58

      Durresin e ka Dako-ja nen kontroll or teeeejjjjj

  • Xxxx: 03/07/2025 11:52

    Uje ,uje vetem uje duam z.Rama.Qyteti i piste qekur ka qene Edmond Leka drejtues i komunales se Vlores

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se takimet e Trump me Putin e Zelenskyn do sjellin paqen në Ukrainë?