Negocion me Perëndimin për shqiptarët? Rama: Provokim! Vuçiç, ta harrojë! Të shkojë dhe në Hënë, por do të ulet me ne (VIDEO)

3 Korrik 2020, 12:27| Përditesimi: 3 Korrik 2020, 13:03

  • Share

Kryeministri Edi Rama e cilësoi provokim deklaratën e Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç se nuk do ta njohë kurrë Kosovën dhe se do të negociojë me perëndimin dhe asnjëherë me shqiptarët. "Presidenti i Serbisë mbron interesat e Serbisë dhe mund të thotë nuk negocioj me shqiptarët, negocioj me perëndimin, por nuk ka shans që të negocioj me perëndimin për shqiptarët.

Por aman, ajo që unë lexoj në këto reshta që i dëgjova nga ju, se dua ta them hapur, se nuk ka kohë, është fatkeqësia që ne shpesh herë na ka ndjekur, që kur është dashur të jemi një kur negociojmë, kemi humbur raste historike dhe i kemi bërë gropën vetes se nuk negociojmë me njëri tjetrin. Nëse ne jemi një, presidenti i Serbisë mund të shkojë perëndim, lindje edhe në Hënë po të dojë por në fund do të ulet me ne, kur them me ne, them autoritetet e shtetit sovran të Kosovës, që e njeh apo nuk e njeh ai është sovran dhe i paprekshëm në sovranitetin e vet dhe me ne në Tiranë që do të mbështesim deri në fund, Prishtinën.

Por dhe këtu ka një por shumë të madh, përballë deklaratave të tilla provokuese ka dy rrugë, njëra barrikadimi, tjetra përballimi. Barrikadimi është në dëmin tonë, jo në dëm të Serbisë. Përballimi sy më sy dhe drejt për drejt me mjetet e paqes, është sfida jonë, fiton kush është më i mençur dhe të tregojë forcën e mendjen dhe të largpamësisë. Nuk fiton kush bën të fortin me Facebook apo deklarata përçarëse duke shfrytëzuar emocione apo konjuktura të brendshme që po shpëton atdheun nga tradhtarët" tha Edi Rama.


Lajmi kryesor:

Negocion me Perëndimin për shqiptarët? Rama: Provokim! Vuçiç ta harrojë! Hoti nga Tirana: Gati të shkoj për dialog në Uashington pa Thaçin


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?