Rruga e Lumit të Vlorës, e cila është premtuar prej 100 vitesh, po bëhet realitet. Mbrëmjen e sotme kryeministri Edi Rama ka publikuar një letër kur në vitin 1930 një përfaqësi e komunitetit i kërkonte Ahmet Zogut që të ndërtohej rruga e Lumit të Vlorës.
Sipas Ramës, në këto letra, banorët vendas kërkonin nga qeveria e Ahmet Zogut që të ndërtohej rruga e lumit të Vlorës. Krahas letrës kryeministri shkruan se banorët ua kanë kërkuar të gjitha palëve që kanë qenë në pushtet ndërtimin e rrugës, por thekson se sipas tij vetëm PS e ka mbajtur këtë premtim.
“Kur në vitin 1930 një përfaqësi e komunitetit i kërkonte Ahmet Zogut ndërtimin e rrugës së Lumit të Vlorës, të cilën banorët ua kërkuan të tërëve me radhë dhe të tërë pa përjashtim ua premtuan, por premtimi u mbajt vetëm prej qeverisë sonë”, shkruan Rama.
Gjatë inspektimit të rrugës pak ditë më parë Rama tha se tashmë rruga e Lumit të Vlorës po bëhet gati të zbulojë një copë parajse të Shqipërisë, që do të ndihmojë në zhvillimin e turizimit.
BRAVO RAMA,,,,MOS U MERR ME QENET E OPOZITES,,,NE SI POPULL I NJOHIM SHUME MIRE ATA PLEHRA,,,VOTA IME ESHTE PER TY EDI RAMA.....DHE SA ME SHUME INVESTIME NE TURIZEM---HOTELE E RESORTE ME 4-5 YJE,,,,AEROPORTE --PORTE-UJESJELLSA,RRUGE,,DHE NE BUJQESI,,,KANALE KULLUESE,,UJITJE,,PLEHRA,,,E FARERA......////
Përgjigju