Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga punimet në tunelin e Skërficës në rrugën Kardhiq-Delvinë.
Ky tunel shkruan Rama është me gjatësi 1,3 km, i shoqëruar edhe me tunelin e emergjencës me gjatësi 670m, duke përmbushur të gjitha kushtet e sigurisë.
Ndërkaq kryeministri thekson se puna po ecën me ritme të shpejta dhe realizimi fizik ka arritur në 50%.
"Ky është Tuneli i Skërficës përgjatë rrugës Kardhiq-Delvinë. Me një gjatësi 1,3 km, i shoqëruar edhe me tunelin e emergjencës me gjatësi 670m, duke përmbushur të gjitha kushtet e sigurisë, në këtë vepër puna po ecën me ritme të shpejta dhe realizimi fizik ka arritur në 50%. Përfundimi i kësaj vepre infrastrukturore shkurton me 3 orë rrugën nga Tirana në Sarandë", thotë Rama.
Kryeministri nënvizon se përfundimi i kësaj vepre shkurton me 3 orë rrugën nga Tirana në Sarandë.