Politikë

Rama: Qeveria ka Kod Etik, duhet aneks plotësues! S'ka udhëtime në 'biznes clas', plazh në bregdetet e botës apo darka në restorante në ditë pune

18 Shtator 2021, 10:37| Përditesimi: 18 Shtator 2021, 11:16

  • Share

 

Kryeministri Rama në fillim të mbledhjes së parë të Qeverisë në këtë mandat të tretë e ka vënë theksin te domosdoshmëria e hartimit të një aneksi të Kodit Etik të Këshillit të Ministrave. Rama tha se Qeverias ka një kod etik që është mënyrë jetese e një ministri.

Rama paralajmëroi zero tolerancë dhe se kush përsërit shkelje do të duhet të hapë dorëheqjen.

"Nëse nuk respekton një prej këtyre pikave ministri përgjegjës duhet të kërkojë ndjesë, në rast përsëritje duhet të japë dorëheqjen.  Kjo vlen edhe për mua, se kam pasur problem ta respektoj 8 vite nuk do ta kem që ta respektoj edhe 4 të tjera .

Asnjë anëtar i qeverisë nuk duhet të udhëtojë në biznes class, pushimet jashtë vendit, jo darka në restorante kur janë në punë në Tiranë. Do të përcaktohen shprehimisht të gjitha detajet për të gjitha këto çështje. Duhet përcaktuar se bashkëshortët dhe fëmijët e anëtarëve të kabinetit nuk mund të përdorin sallën vip të aeroportit përveçse kur janë me ministrat. E njëjta gjë vlen edhe për përdorimin e makinave zyrtare", tha Rama.


Lajmi kryesor:

Betohen në Presidencë, Qeveria fillon zyrtarisht punën! Rama i vendos 'vijat e kuqe' ministrave: Zero tolerancë për shkeljet etike, s'ka më 'e lagu s'e lagu' me opozitën! Më shumë respekt Kuvendit


K.T.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?