Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar mediat se në rast se do të raportojnë informacione false do të merren masa, ndonëse nuk ka dhënë detaje konkrete, e ndërsa ka theksuar se në ditët në vijim mund të pritet që numri i të prekurve të ritet dhe për këtë askush nuk duhet të impresionohet.
"Mund të jemi të detyruar të shkojmë larg edhe në raport me mediat, por të shkuarit larg në raport me mediat për të siguruar që nuk ka burime faktesh alternative sepse faktet janë një, mendimet janë alternative, dhe në këtë rast nuk është koha për të dhënë mendime për çështje që janë striktë të ekspertëve në fushën e shëndetësisë, shumë më mirë është që të bëni më të mirën që në këtë luftë të fitojë qetësia dhe vendosmëria, të fitojë informacioni dhe gatishmëria dhe jo paniku, pasiguria, ankthi e kështu me radhë. Këtu nuk ka vend për frikë. Nëse sot mesazhi im ishte i ndryshëm nga ditët e tjera, ditët do jenë të ndryshme, dhe vetëm kështu mund ta fitojmë kët luftë. Është luftë nuk është lojë. Do të ndjekim dinamikën dhe do të marrim të tjera vendime. Askush nuk duhet të impresionohet nga shifrat e reja nuk do të jetë 10, 20, as 30 do të kemi shumë më tepër se kaq të infektuar. Duhet të qetësojmë një luftë si kjo, që në radhë të parë fitohet psikologjikisht", tha Rama.
Lajmi kryesor:
Koronavirusi/ Rama: Jemi në luftë! Mbyllen disko e palestra, distancë 2 metër në lokale! Ftesë Metës e Bashës: Bashkojmë ekspertët (VIDEO)
B.K.//ReportTv.al