Pas mbylljes së seancës, e cila zgjati 25 minuta, ka ardhur reagimi nga kryeministri Edi Rama. Ai thotë se me kaosin që shkaktoi opozita, duke mos e lejuar që të prezantonte programin qeverisës, nuk u respektua kufirin etik. Sipas Ramës, 83 mandatet që i dhanë qytetarët më 11 maj, janë edhe një detyrim për të respektuar ata që votuan opozitën, duke u dhënë atyre hapësirën e duhur për të folur në parlament.
Por, sipas kreut të qeverisë, një gjë e tillë nuk mund të vazhdojë për sa kohë opozita vazhdon me avazin e vjetër të “pengmarrjes” së Kuvendit. Rama thotë gjithashtu se opozita duhet të heqë dorë nga kjo strategji bllokuese, për të vijuar me qenë e papenguar të thotë fjalën e saj, ashtu siç i takon, në Kuvend.
“83 mandatet e 11 majit për ne, janë ndër të tjera edhe një detyrim për të respektuar zgjedhësit e palës tjetër, duke u dhënë përfaqësuesve të tyre në Kuvend të gjithë hapësirën për të folur, po edhe një detyrim ndaj zgjedhësve tanë për t’i vënë një kufi të pakalueshëm kujtdo që përdor duart, këmbët, trupin si argument dhe zhurmën e sharjet e rrugës si alternativë opozitare. Mjafton që të respektohet ai kufi, i cili është kufiri etik i çdo parlamenti të Bashkimit Europian dhe opozita do të ketë e papenguar të gjitha hapësirat e saj në sallën e Kuvendit apo në komisionet parlamentare. Ndërsa shkelja e atij kufiri për të vazhduar avazin e traditës anti-demokratike të pengmarrjes së Kuvendit, do të çojë automatikisht në hapjen e procesit të votimit dhe përfundimin e parakohshëm të seancës”, shkruan Rama.
Më tej, Rama ka ndarë edhe fjalën që “mbajti” Diella në parlament, ndërsa bën me dije edhe një lajm që, siç shton ai, nuk mundi dot ta thoshte dot në parlament: “ministrja” virtuale do të jetë e pranishme edhe fizikisht në tryezat e qeverisë.
“Bashkëngjitur fjala e parë e Diellës në Kuvendit e Shqipërisë, e cila u transmetua nga monitorët e sallës ndërkohë që çka nuk arrita dot të them ndër të tjera, ishte se me shumë gjasë, brenda vitit të parë të legjislaturës, Diella do të jetë edhe fizikisht e pranishme në tryezën e qeverisë. “, shkruan Rama.
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi reagoi duke hedhur akuza se Rama kërkon të heshtë opozitën. Sipas tij, opozita nuk mund të jetë “morfina” për të qetësuar kryeministrin nga ankthi që ndjen nga dosjet e korrupsionit, ndërsa e cilësoi Diellën si “shërbëtore” të korrupsionit, në formë virtuale.
Edi Rama do një opozitë pa zë, dhe pa gojë. Edi Rama do një opozitë memece që të mos flasë për vjedhjet e tij monstruoze. Ky i sotmi është vizioni i tij për demokracinë: parlament pa debat, opozitë pa zë, qytetarë pa shpresë. Ai duron vetëm Diellën, që e programon vetë dhe Belindën që e urdhëron po vetë. Opozita nuk është as ksanaksi i Ramës. As Morfina e tij. Ne nuk ia lehtësojmë dot ankthin e tij që gjendet në dosjen e FBI-së për korrupsion ndërkombëtar. “, shprehet Bardhi.
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pas mbylljes së seancës 25 minutëshe, duke hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama se ai dëshiron një opozitë memece. Bardhi shprehet se vizioni i Ramës është që parlamenti të mos ketë debat, opozita të mos ketë zë dhe qytetarët t’i lërë pa shpresë, duke shtuar se ai duron “vetëm Diellën që e programon vetë dhe Belindën që e urdhëron po vetë.”
"Xhorxh Orwell na tregon se si në një fermë të shtypur, zgjedhjet nuk ishin më vota, por thjesht urdhra të derrave udhëheqës. Kjo që ndodhi sot në parlament ndodh çdo ditë në Shqipëri: njerëzit drejtohen me arbitraritet, me arrogancë, me padrejtësi. Edi Rama do një opozitë pa zë, dhe pa gojë. Edi Rama do një opozitë memece që të mos flasë për vjedhjet e tij monstruoze. Ky i sotmi është vizioni i tij për demokracinë: parlament pa debat, opozitë pa zë, qytetarë pa shpresë. Ai duron vetëm Diellën, që e programon vetë dhe Belindën që e urdhëron po vetë. ", thotë Bardhi.
Sipas Bardhit, opozita nuk mund të jetë morfina për të qetësuar Ramën nga ankthi që ndjen nga dosja e FBI-së për korrupsion ndërkombëtar. Ai thotë se Diella është një fantazi propagandistike, dhe një “shërbëtore” e korrupsionit në versionin virtual. Më tej, shton se opozita do të vijojë të thotë të vërtetën në çdo formë.
"Opozita nuk është as ksanaksi i Ramës. As Morfina e tij. Ne nuk ia lehtësojmë dot ankthin e tij që gjendet në dosjen e FBI-së për korrupsion ndërkombëtar. Nuk jemi këtu për t’i dhënë qetësi, por për t’u thënë shqiptarëve të vërtetën. E vërteta është se Diella e Edi Ramës është fantazi propagandistike. Korrupsioni dhe krimi i organizuar është realitet. Diella nuk është vizion, por fasada virtuale për të fshehur vjedhjet e përditshme gjigande të kësaj qeverie. Edi Rama ka klonuar veten si grua, si një iluzion dixhital për të mbajtur pushtetin e korruptuar. Edi Rama, në fakt, çifti Rama në formën e Diellës nuk është teknologji.
Diella është propaganda e paketuar në 3D. Diella nuk është ministër kundër korrupsionit. Diella është shërbëtore e korrupsionit, në versionin virtual. Është një Edi Ramë, që shet Shqipërinë tek 2-3 oligarkë, është një Belinda Balluku që shet tenderat dhe pasuritë e vendit tek 2-3 kriminelë dhe klientë personalë, është një Linda Ramë që përcakton si fitues të qindra milionë eurove 2-3 kompani familjare me familjen dhe pushtetin e bashkëshortit të saj.
Sot kam një mesazh për partnerët e shqipërisë. Aleksandër Solzhenicin thotë diku në një vepër të tij: Ne e dimë që ata po gënjejnë. Ata e dinë që po gënjejnë. Ata e dinë që ne e dimë se po gënjejnë dhe përsëri vazhdojnë të gënjejnë. Ne e dimë që në Shqipëri nuk ka një qeveri të zgjedhur nga vota reale e shqiptarëve. Rama e di. Europianët e dinë. Të gjithë e dimë. Por loja vazhdon. Dhe ky është shkatërrimi i vertetë demokracisë.
Por ne nuk do të lodhemi kurrë së thëni të vërtetën në çdo formë: korrupsioni dhe shërbimi i kësaj qeverie për krimin e organizuar, pastrimi i parave me ligje strategjike nuk duhet të jetë e ardhmja jonë.Shqipëria meriton drejtësi, jo mashtrim. Dinjitet, jo poshtërim. Meriton Europën e vërtetë, jo kompromiset gjysmake të burokratëve, që heshtin kur Parlamenti dhe Kushtetuta në Shqipëri përdhosen në mes të Europës. Ne do të jemi këtu, derisa të fitojë e vërteta dhe të humbasë korrupsioni me hajdutët e saj në qeveri.", shtoi ai.
Komente
