Rama reagon për shoqërimin e gjyqtarit që zbuti dënimin e Dritan Dajtit

15 Shkurt 2019, 13:41| Përditesimi: 15 Shkurt 2019, 13:48

  • Share

Kryeministri Edi Rama reagoi për kontrollet blic të policisë në banesat e gjyqtarëve që zbutën dënimin për Dritan Dajtin, ku njëri prej tyre u shoqërua në polici pas zbulimit në apartamentin e tij të municioneve luftarake dhe të një sasie të konsiderueshme eurosh. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama e quan këtë thyerje të mitit të të paprekshmëve në radhët e gjyqtarëve. Kjo kohë sipas Ramës po mbaron, dhe se me reformën në drejtësi do të vijë një fazë e re në sistemin gjyqësor.

"Faleminderit me një përulje të thellë shërbëtorëve të shtetit që thyen mitin 30 vjeçar të paprekshmërisë absolute të kriminelëve me toga të zeza. Duke u treguar vrasësve të drejtësisë për 4 policët e vrarë se koha e të paprekshmëve po mbaron,shteti sot ka hyrë në një fazë të re", shkruan Rama.

 


Lajmi kryesor:

Në hetim gjyqtarët që shpëtuan Dajtin! Mijëra euro e armatime në banesën e Daminit/ VIDEO


G.M./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?