Prokuroria për Krime të Rënda nisi sot procedimin penal për korrupsion për tre gjyqtarët që në Apel, morën vendimin në favor të Dritan Dajtit, duke e shpëtuar nga burgimi i përjetshëm, pasi i pranuan kërkesën për gjykim të shkurtuar. Po sot, me urdhër të gjykatës, forcat speciale të policisë zhvilluan kontrolle blic në banesat e gjyqtarëve Skënder Damini, në Gjykatën e Apelit në Vlorë, Petrit Aliajn gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Vlorës, dhe Aleks Nikolla gjyqtar në Gjykatën e Apelit në Shkodër.
Gjyqtari Damini u shoqërua në polici dhe më tej u i lirë pas disa orëve marrje në pyetje. Në kontrollin blic, forcat speciale gjetën në banesën e tij një sasi municionesh luftarake pa leje të autoriteteve, si dhe një vlerë monetare prej rreth 17 mijë eurosh të vendosura në sirtar në vendin e rrobave të brendshme.
Gjyqtarët kanë abuzuar me detyrën dhe kane dhënë vendim në kundërshtim me ligjin, në favor të Dritan Dajtit. Fuat Vjerdha dhe Lindita Hoxha janë dy gjyqtarët që vendosën të jenë pjesërisht kundër për të pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar ndaj Dritan Dajtit. Për ta ende nuk ka një konfirmim nëse janë vënë në hetim apo jo.
Hetimet e nisura për tre gjyqtarët janë nisur nga prokurori Klodian Braho ndërsa ekzekutimi i kontrollit të banesave është ndjekur nga kryeprokurorja e krimeve Donika Prela.
Vendimi në favor të vrasësit të katër efektivëve të policisë u quajt nga kryeministri Edi Rama një akt kriminal, ndërsa ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, kërkoi shkarkimin e gjyqtarëve
Gjykata e Apelit për Krime të Rënda pranoi gjykimin e shkurtuar, duke dënuar në total me 25 vite burg Dritan Dajtin për vrasjen e 4 policëve në gusht të vitit 2009. Procesi ndaj Dajtit zgjati rreth 10 vite, ndërsa në Shkallë të Parë u dënua me burgim të përjetshëm në vitin 2014.
Ky është momenti kur forcat speciale kanë ndërhyrë në shtëpinë e gjyqtarit Skënder Damini në Tiranë. ty u gjetën rreth 20 mijë euro dhe municione luftarake. Në videon që siguron Report Tv, shihet se eurot janë të vendosura në një sirtar rrobash mes të brendshmëve.
Gjyqtari që shpëtoi nga burgu përjetë Dritan Dajtin, autorin e vrasjes së 4 policëve, u shoqërua në polici, dhe pas marrjes në pyetje për disa orë në Policinë e Tiranës, u la i lirë. Në banesë u gjet edhe një karikator pistolete me fishëke
Gjyqtari Damini u mor në pyetje në prani të avokatit të tij Ferdinand Ndoja. Në polici ju sekuestruan telefoni celular, si dhe municionet dhe paratë të cilat u gjetën në sisrtarin e një komoje ku ishin vendosur rroba të brendshme vajzash.
Pas marrjes në pyetje për disa orë në Policinë e Tiranës, është lënë i lirë gjyqtari Skënder Damini, i shoqëruar pas kontrolleve blic të policisë në banesën e tij ku u gjetën municione luftarake dhe rreth 20 mijë euro.
Aksionet u bënë me urdhër të gjykatës edhe në banesat e dy gjyqtarëve të tjerë që zbutën dënimin ndaj Dritan Dajtit, autor të vrasjes së 4 policëve, duke e shpëtuar atë nga burgimi i përjetshëm.
Gjyqtari Damini u mor në pyetje në prani të avokatit të tij Ferdinand Ndoja. Në polici ju sekuestruan telefoni celular, si dhe municionet dhe paratë të cilat u gjetën në sisrtarin e një komoje ku ishin vendosur rroba të brendshme vajzash.
Kryeministri Edi Rama reagoi për kontrollet blic të policisë në banesat e gjyqtarëve që zbutën dënimin për Dritan Dajtin, ku njëri prej tyre u shoqërua në polici pas zbulimit në apartamentin e tij të municioneve luftarake dhe të një sasie të konsiderueshme eurosh. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama e quan këtë thyerje të mitit të të paprekshmëve në radhët e gjyqtarëve. Kjo kohë sipas Ramës po mbaron, dhe se me reformën në drejtësi do të vijë një fazë e re në sistemin gjyqësor.
"Faleminderit me një përulje të thellë shërbëtorëve të shtetit që thyen mitin 30 vjeçar të paprekshmërisë absolute të kriminelëve me toga të zeza. Duke u treguar vrasësve të drejtësisë për 4 policët e vrarë se koha e të paprekshmëve po mbaron,shteti sot ka hyrë në një fazë të re", shkruan Rama.
Report Tv siguron ekskluzivisht foto të eurove që policia gjeti në aksionin blic në banesën në Tiranë të gjyqtarit Skënder Damini.
Eurot e sekuestruara në shtëpinë e gjyqtarit Skënder Damini
Policia e Shtetit jep njoftimin e parë zyrtar për kontrollet blic të zhvilluara në banesat e gjyqtarëve që shpëtuan nga burgimi i përjetshëm Dritan Dajtin.
"Duke iu përgjigjur interesimit shumë të madh të medias, Policia e Shtetit konfirmon aksionin e ndërmarrë nga forcat speciale, në zbatim të urdhrit nr. 89, datë 14 shkurt 2019, të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, për të ushtruar kontroll në banesat e tre gjyqtarëve, të cilët zbutën dënimin e Dritan Dajtit.
Operacioni policor vazhdon edhe në këto momente, por mund të konfirmojmë se deri tani janë gjetur një sasi municioni, mijëra euro dhe prova të tjera, të cilat do të administrohen nga organet ligjzbatuese.
Në përfundim të operacionit, Policia e Shtetit do të ketë një komunikim të veçantë me median dhe publikun", thotë Policia në një njoftim zyrtar.
Gjyqtari i Apelit në Vlorë, Skënder Damini ka qenë në banesën e tij në Tiranë kur policia në një aksion blic kreu kontrolle në apartamentin e tij në zonën e Liqenit në kryeqytet. Ka thirrur një avokat, me të cilit ka dalë nga shtëpia për t'ju drejtuar Policisë së Tiranës. Në banesën e Skënder Daminit në Tiranë, policia gjeti një vlerë monetare rreth 17 mijë euro si dhe disa municione luftarake që dyshohet se pa lejen e autoriteteve. Gjyqtari tashmë do të japë versionin e tij në Policinë e Tiranës, ndërsa avokati Ferdinand Ndoja në një prononcim të shkurtër për gazetarët e vendosur jashtë shtëpisë, tha se nuk ka asnjë masë sigurie ndaj gjyqtarit
Aty ai do të merret në pyetje, pasi Prokuroria për Krime të Rënda nisi procedimin penal ndaj tij për korrupsion aktiv të gjyqtarit.
Bashkë me të, në hetim u vunë edhe dy kolegët, Petrit Aliaj dhe Aleks Nikolli, të cilët shpëtuan nga burgimi i përjetshëm Dritan Dajtin, autorin e vrasjes së 4 efektivëve të policisë në vitin 2009 në Durrës. Ata pranuan kërkesën e Dajtit për gjykim të shkurtuar, që rrjedhimisht e shpëton atë nga burgimi i përjetshëm.
Këtë mëngjes, forcat speciale të Policisë kryen kontrolle blic në 4 qytete, ku gjyqtarët kishin banesa.
Kontrolle blic janë zhvilluar nga forcat policore në banesat e tre gjyqtarëve që zbutën dënimin për Dritan Dajtin, duke i pranuar gjykimin e shkurtuar që e shpëtoi atë nga burgimi i përjetshëm për vrasjen e katër efektivëve.
Report Tv mëson se mëngjesin e sotëm nga forcat policore janë zhvilluar kontrolle blic në banesat e tre gjyqtarëve që zbutën dënimin për Dritan Dajtin, duke i pranuar gjykimin e shkurtuar që e shpëtoi atë nga burgimi i përjetshëm për vrasjen e katër efektivëve
Kontrollet janë duke u zhvilluar nga forcat speciale të policisë, pas lëshimit të urdhrave të kontrollit nga gjykata. Operacioni po ndodh në këto momente në 3 qytete të ndryshme ku jetojnë gjyqtarët, në 5 banesa që disponohen prej tyre.
Në foto janë forcat speciale duke kryer kontrolle në banesën e gjyqtarit Damini në Tiranë, por mësohet se ai ka edhe apartament në qytetin e Vlorës. Mësohet se nga kontrolli bërë nga FNSH-ja në banesën e Skënder Daminit në qytetin e Vlorës, në shtëpi nuk ka pasur njeri, pasi gjyqtari e përdor atë si shtëpi pushimi.Në njërën prej banesave, nga kontrolli i kryer janë gjetur 17 mijë euro.
Petrit Aliaj gjithashtu ka dy shtëpi, një në Sarandë në lagjen numër dy, dhe një në Tiranë. Aleks Nikolli ka një banesë në Lezhë, ndaj kontrollet janë duke u zhvilluar në 4 qytete.
Ndaj tre gjyqtarëve që vendosën të shpëtonin nga burgimi i përjtshëm Dritan Dajtin, Prokuroria për Krime të Rënda ka nisur procedim penal.
Për gjyqtarin në Gjykatën e Apelit në Vlorë, Skënder Damini, Petrit Aliajn gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Vlorës, dhe Aleks Nikolla gjyqtar në Gjykatën e Apelit në Shkodër, ka nisur procedimi për veprën penale korrupsion aktiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të lartë të drejtësisë, dhe shpërdorim të detyrës.
Jo brenda mor te mjere, por keta perbindesha te hurit e te litarit, DUHET te digjen te gjalle ne turren e druve e ti sekuestrohet e gjithe pasuria deri ne tjegullen e gozhden e fundit. N.q.s. e keni me tere mend qe donite vendosni rregull e disipline, eshte rasti me i mire te filloni tani e me keta.
PërgjigjuHe more ,megjithese shume personale,po me pelqeu pjesa kur treguan leket mbi sytjenat.ju meritoni te degjeneroheni ne maksimum sepse mendoni se jeni mbi te gjithe,por jo,ju jeni thjesht e keqja e ketij vendi.paguheni per te vene drejtesi dhe ndihmoni kriminelet,kjo ju ben me kriminel se ata.perbuzje
PërgjigjuVetem fakti qe ka kartmonedha 500 euro ne shtepi, ka kohe qe europa i ka nxjerr nga qarkullimi sepse perdoren per krime, mjafton per ta futur kete brenda.
PërgjigjuEdhe municion!!! E cna kujtuat ato komedite e 94 si revolveri me dirdomuzin... edver hoxha he tunjatjeta....
PërgjigjuKështu e ka kjo jetë, vjen një ditë kur s'do me dit njeri kush je apo ke qenë, gjygjtare e avokate u drejtohet prozhektori në fytyrë ndërkohë që u bëhen pietje për çfarë të është gjetur ke dhoma e fjetjes
PërgjigjuThe show mast go on......Me lirimin e Gjyqtarit. Vetem SHOW .... E TALLJE ME SHQIPTARET.
PërgjigjuForca e ligjit, qe kerkojne mbare shqiptaret ti shtypi koken ketyre gjygjtareve dhe prokuroreve bandit , qe u paguan nga taksat tona ,per te dhene padrejtesi .
PërgjigjuE qelbet kete vend o qelbesira.. Po ne prandaj vazhdojm te vritemi me njeri tjetrin se kemi kesisoj gjykatesish qe si se ze gjumi naten te varferit vetem e vetem si ta vene drejtesin ne vend.. Po Enver te qofsha fal 1000 here thuaj.. Po edhe keshtu nuk ecet prepara. Scandal fare.. Keq me vin po'qekemi popull pa moral fare.. Mendjen vetem per lek.. Turp turp
PërgjigjuLeja mos ja merr ato 17 000 euro gjynaf ; se do pije kafen me briosh ne mengjes. TE KALBET BRENDA !!!!
Përgjigjugjyqtaret kan vepruar brenda kuadrit ligjor, pra vendimi eshte marre sepse ja u ka lejuar ligji. ndryshoni kodin penal. kjo qe ka ndodhur qe i mesyn policia ne shpi eshte nje show i shemtuar dhe ne fund kta gjyqtare do marrin demshperblim nga parate e shtetit shqiptar
PërgjigjuEshte e vertete qe kane vepruar brenda kuadrit ligjor. Ndryshine ne ligj duhen bere. Gjykimi i shkurtuar eshte nje instument ne diskrecionin e Gjykates fhe normalisbt perdoret per ceshtje qe nuk eshte e forte nga ana hetimore. Ama ne Albanistan eshte nje innstrument qe gjyqtaret tine hajduter e perdorin per te vene gjoba. Per vrasjen e kater policeve pranohet gjykimi i shkurtuar? Seriozisht?!!! Nuk duhet te jesh gjyqtar ta kuptosh cfare denimi duhet ne kete. Eshte moralisbt perverse. Shoresoj qe ky kontoll banese te jete bere ne vijim te ndonje hetimi te nisur perpara. Gjykata nuk te jep leje per kontroll banese pa arsye. Pastaj pse nje gjyqtar duhet te kete kete shume lekesh ne shtepi? Te gjithe shqiptaret i kane te afermit superbosa. Sa me fat jane?!!!
Bravo prokuror Petrit Gjecaj, ju duhet te jeni shefi SPAK, krenari e veriut. Bravo
PërgjigjuHahahaha prokuror e ka enderr ne sirtar z. Gjecaj , te behet shef i BKH dhe te hetoje Hajdarmaten
Operacioni rilindaj e 2019 , leshoje se te mbroj pastaj do bejme pak show. Mjer populli
PërgjigjuUouuuuu TOTALITARIZEM ERDOGANIZEM... fundi...ky veprim eshte kulmi ne shume dimensione... uouuuuu
Përgjigju@status quo...rk te ka dalte né balle por thjesht nuk e ve re ...nuk kam fare pse te gjykoj cndodh né france se jetoj né kete vend e duke marre pak vesh nga jurisprudenca kjo qe po ndodh eshte utopi né vend demokratik normalitet né vend totalitar...
O rk! Pyet pak per blicin policor ndaj anetareve te gjykates se larte ne France para pak vitesh
Po kur e moret vesh ju (pra mediat) ne kohe reale mbi keto 'vizita' neper shtepite e tyre,, po ata?! Sigurisht qe tashme sdo gjejne me asgje te vlefshme per hetimin...
Përgjigjutani i hani ate qe thuhet... mutin!!! TURP O PLERA PER CFARE BENI!!! FRROKUN E LIROI AI FYTYRE SHTREMTI DHE E KALOI VETTINGUN DHE NGA QEFI HODHI DHE GRUAN NGA PER TJETREN...
PërgjigjuPo si sju vjen turp po si mund te shkarkohen gjyqtaret dhe ti behet kontroll neper shtepite e tyre pse budallenj ju duken ata.Mua me shkarkuan baxhanakun kot se koti vetem se kishte harruar dicka te vogel pa deklaruar dmth 500.000 euro.Nuk behet ky vend jo.
PërgjigjuKush e ka radhen tsni pas baxhanakut? Naci apo? Po nuk u ngopet mr.gjak njeriu Njerezit i trajtoni si derrat qe vrisni ne Gramsh??