Revolucion digjital edhe për 11 banka të nivelit të dytë! Rama Shërbimet online janë "ku thërret qameti!" Të marrin fund radhët, të bëhen pagesat si me e-Albania

6 Maj 2022, 12:12| Përditesimi: 6 Maj 2022, 16:16

  • Share

Pas institucioneve shtetërore, edhe bankat e nivelit të dytë do t’i nënshtrohen një revolucioni digjital, nëpërmjet platformës e-albania. Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se është ngritur një grup pune mes qeverisë dhe Bankës së Shqipërisë, i cili do të drejtojë punën në këtë aspekt.

Gjatë takimit me përfaqësuesit e 11 bankave, kryeministri Rama pati kritika të forta për vonesa në shërbimet që ato ofrojnë. Një tjetër synim i qeverisë, është modernizimi i shërbimit të pensioneve, për të cilat Rama paralajmëroi arrestime.

'Sa i takon bankave ne jemi të fundit në rajon, se në pjesën tjetër po se po. Duhet të jemi shumë realistë, kjo është një mospërputhje shumë dramatike, me aspektin tjetër të gjithë punës së sistemit bankar, dhe me vetë qendrueshmërinë e një sistemi bankar të konsoliduar dhe shumë profesional. Radhët në dyert e bankave që në sabah, me njerëz që i orienton një roje aty jashtë, nuk janë ngjarje të përditshme të kontinentit ku jetojmë.

Ne jemi këtu për t'ju thënë që Shqipëria nuk mund të jetë në një vend aq të lartë në klasifikimin e përgjithshëm duke lënë pas dhe vende të zhvilluara dhe natyrisht kjo është mrekullia e teknologjisë që i jep mundësinë një vendi që është në zhvillim apo ka prapambetje që të bëjë kapërcime të mëdha në njësi kohe të shkurtër. Nga ana tjetër jemi ku thërret qameti në shërbimet online të bankave. Çdo muaj, saktësisht në datën 14, shumë sipërmarrje shkojnë në banka për të paguar TVSH. Prap me datë 20 shkojnë për të paguar sigurime shoqërore, një ritual që nuk besoj që dhe juve ju vjen mirë ta keni, është konsum nervash, imazhi në tërësi, i denjë për vite e vite. Duke qenë se qytetarët sot kanë të gjithë aksesin e lehtë dhe shpejtësinë e marrjes së shërbimit nga e-albania, është normale që të ankohen për bankat, qoftë qytetarët, qoftë sipërmarrjet.

Nuk ka pse të niset për tek dera e bankës për të paguar për një shërbim publik, por njësoj siç bën e-albania, mund të kryejë dhe pagesën po aty, dhe kjo mund t'i konfirmohet në kohë reale. Ky është një transformim që nuk është koha ta diskutojmë, por ta bëjmë", - tha kreu i qeverisë.

Drejtoresha e AKSHI-t, Linda Karcanaj foli për shifrat dhe radhët që shqiptarët kanë kursyer, me digjitalizimin e shërbimeve. Ndërsa guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, tha se ligji i ri parashikon llogari bankare dhe kartë pa pagesa për shtresat në nevojë.

Përfaqësuesit e Bankave u shprehën të gatshme për digjitalizimin dhe shqetësimi i tyre gjeti përgjigje nga kryeministri Rama.

'Shërbimet që merrni nga e-albania janë pa bisht mbrapa'- tha Rama.

Ora 13:08
Rama: Të ecim përpara, aministia fiskale të mos përdoret si rrugë për kriminelë dhe të korruptuar

1651837144_Screenshot1.jpg

Në mbledhje, kryeministri Edi Rama përsëriti rëndësinë e digjitalizimit, ndërsa shtoi se amnisia nuk duhet të përdoret si shteg për kriminelët dhe të korruptuarit.

"Jemi vendi më cash në Europë. Kjo është një e dhënë që duhet të na fokusojë tek 'pse'-të dhe si-të. Kemi një problem të trashëguar që nga dita e parë e hyrjes në sistemin e ekonomisë së tregut dhe hapjes së vendit që është informaliteti i madh i parasë në një vend ku për 50 vjet dy ishin gjërat që u goditën më fort, kredia si koncept dhe taksat.

Një pjesë e madhe e popullsisë së rritur i ka të rrënjosura në kokë ende sot e të gjithë ditën si pengesë për të kuptuar sistemin e ri këto 2 pika. Prandaj marrëdhënia me bankat është jo e natyrshme e të gjithëve dhe pagimi i taksave është problem ekstra tek të gjithë. Ne na duhet të ecim përpara me amnisti fiskale, e cila ka mbështetjen e shumicës dërrmuese të shqiptarëve dhe duhet strukturuar me shumë profesionalizëm në cdo detaj në mënyrë që të garantohet i gjithë ekuilibri i domosdoshëm që duhet mbajtur mes nevojës së madhe që aministia të mos përdoret si shteg, si rrugë për kriminelë dhe të korruptuar.

Nga ana tjetër, na duhet të vazhdojmë me shpejtësi trasnformimin sistemik dhe ta shfrytëzojmë teknologjinë se është bekimi i vendeve si vendi ynë, të cilat në kushte të tjera do i ishin dashur kushedi sa dekada që tani e bëjnë për 2-3-4 vjet falë teknologjisë. Jemi në kushtet e zhvillimit eksponencial dhe është bekim për ne", tha Rama.  

Ora 12:42
Sejko: Me platformën e-albania, shërbimet e bankave do të jenë më funksionale dhe më të shpejta

 

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko tha se shërbimet do të jenë më të shpejta me platformën e-albania, ndaj është e rëndësishme që të ketë koordinim që sistemi bankar të arrijë në nivelin e atyre në shtetet më të zhvilluara.

"Po diskutojmë për të harmonizuar përpjekjet e sistemit bankar me platformën e-albania në mënyrë që shërbimet të jenë sa më funksionale, të mos ketë mungesë koordinimi, pra të jetë sa më perfekt që shërbimet të jenë sa më të shpejta. Numri i pagesave elektronike është rritur. Do të vazhdojmë ta ndjekim intensivisht me grupin e punës dhe besoj që shumë shpejt, problemet i kemi të ezauruara. Nuk e shikoj si barrë, por si interes biznesi dhe për ju. Besoj që kostot duhen parë dhe në funksion të uljes së kostove.

Është dhe një projektligj tjetër në studim që është ligji për llogaritë e pagesave për individë që nuk kanë të ardhura që të kenë një kartë pa pagesë. Nga ana ligjore, të gjithë hapat janë ndërmarrë, të harmonizojmë veprimet dhe të koordinohemi me e-albania që shërbimet të merren si në shtetet e tjera më të zhvilluara", tha Sejko.

Ora 12:27
Rama-drejtuesve të bankave: Duhet të ngrihet grup pune për të shtuar shërbimet online! Do ju lëmë vetëm stresin e njerëzve që kërkojnë kredi

 

Kryeministri Edi Rama takoi sot drejtuesit e bankave tregtare duke thënë se duhet të ngrihet grup pune në mënyrë që të shtohen shërbimet online.

"Duhet të bëheni shembull i përfitimeve nga ky revolucion duke bërë secili pjesën e vet. Është momenti që të ngrihet një grup pune që ka filluar punën mes nesh dhe Bankës së Shqipërisë, jeni të mirëpritur që t'i bashkoheni me një figurë që është pjesë e këtij mentaliteti për të cilin po flasim dhe duhet të thjeshtojmë procedura, të reduktojmë dokumenta e të bëjmë maksimumin që jeta e qytetarëve të lehtësohet maksimalisht. Pastaj mbetet vetëm stresi ku ulen para jush dhe kërkojnë kredi që thonë njësoj si dhimbjet e lindjes në maternitet. Kjo është e juaja dhe është pushteti juaj mbi popullin", tha Rama.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bredi: 06/05/2022 18:38

    Shpetuam nga pritja ne rradhe

    Përgjigju
  • sbbs: 06/05/2022 18:37

    zbbzhs

    Përgjigju
  • Klark: 06/05/2022 18:37

    Me ne fund sepse rradhat aty jane shum ta gjata cdo dite

    Përgjigju
  • Klarisa: 06/05/2022 18:36

    Me te vertete revolucion i madh sepse do na shpetoj shume nga rradhet e gjata

    Përgjigju
  • Taulant: 06/05/2022 18:35

    Jemi dergjur n rradh t gjata per shum vite. Me ne fund me nismen e re jemi me te lire. Sa me pran digjitalizimit aq me mire. Keshtu vazhdoniii ????????????????????????

    Përgjigju
  • zamira: 06/05/2022 18:24

    Digjitalizimi eshte gjeja me e mire qe mund ti ndodhi shqiperise qe te perparojme icik

    Përgjigju
  • Rei: 06/05/2022 18:21

    Cash-i per ata qe marin vesh nga ekonomia eshte nje aset me shum i demshem se sa vlefshem.Sa me shpejt ta kuptojme qe e gjithe bota po shkon drejt kartave te kreditit dhe debitit sesa cashit do ia kuptojme lehtesimet qe ato sjellin

    Përgjigju
  • Gerti: 06/05/2022 18:13

    Bankat duhet te perfshine dixhitalizimin ne procesin e tyre sepse do bente shume pune dhe mendoj qe me iniciateven tuaj do ia arrini ti bindni z kryeminister ????????

    Përgjigju
  • Endri: 06/05/2022 18:11

    Dixhitalizimi eshte fiks per te thene qe po ecim me hapin e kohes , bravo z rama ????????

    Përgjigju
  • Enkeli: 06/05/2022 18:10

    Bankat jane tmerr per te hapur nje karte qe do 10 minuta duhet te presesh 2 ore ne rradhe , dixhitalizimi do na shkurtonte shume pune ????????

    Përgjigju
  • Popi: 06/05/2022 17:55

    Rruga drejt digjitalizimit esht rruga me e mire e cila te lehteson shum pritjen ne rradh.Ishalla bankat e sektorit privat te fillojn ti bashkohen kesaj ideje per digjitalizim

    Përgjigju
  • Alfred: 06/05/2022 17:55

    Teknologjia eshte bekimi me i madh i shekullit te XXI.Duhet ta perdorim per te i na lehtesuar sa me shume punet tona te perditshme si keto rradhet neper banka qe rrime nga 2 or kot

    Përgjigju
  • fix: 06/05/2022 17:55

    o ed rama o pallosh trala la la la la, nuk duam banka por duam leke te thata ne dore trala la la la la

    Përgjigju
  • Arta: 06/05/2022 17:53

    Aman shyqyr se kur iki me gjyshen presim me rradhe te tera dhe sidomos tani qe do vije vera dhe eshte vape do e kemi me kollaj ti marim dokumentat nga e-albania

    Përgjigju
  • Elona: 06/05/2022 17:52

    Sherbimi online eshte shume relaks,une jam dakord te behet cdo gje online per te na lehtesuar edhe ne qytetareve jeten te marrin fund radhët e gjata

    Përgjigju
  • Landi: 06/05/2022 17:51

    Sistemi online i bankave nje gje e menduar shume mire e cila shmang pritjet dhe rradhet e stergjatura

    Përgjigju
  • Ergi: 06/05/2022 17:49

    Sa shume do na e lehtesoi punen kjo gje

    Përgjigju
  • Alkon: 06/05/2022 17:47

    Digjitalizimi gjeja e duhur qe duhet ne kte vend cdo hap qe po hedhin po e con ne nje vend me te mire kte vend rrespekt

    Përgjigju
  • katunari: 06/05/2022 16:24

    Ku e ke popullaten ti me perdor Online Banking mer Artist

    Përgjigju
  • Poste Banka: 06/05/2022 15:22

    Ku e ke Posta Shqiptare?Pse nuk e rregullon si në Itali e ktheje edhe në Shërbim Bankar,PostaBank..??!! Kështu që i rikthen e forcon një Aset Publik,Z.KryeMinister!

    Përgjigju
  • Olti: 06/05/2022 14:50

    Ca pagese të bësh ete e- albania.?? Deri tani kam paguar dy herë faturën elektrike me BKT nga e- albania. Banka lekët i mer fatura rezulton akoma e pa paguar me kamatë vonesë në ngritje

    Përgjigju
    • Olti: 06/05/2022 17:09

      Sepse jam jashtë shtetit. Kontaktova bankën time. Por duhen te pres12 ditë. Për rimborsim

    • Agjenti: 06/05/2022 15:46

      Po pse dy here mer vlla. Qe heren e pare te shkoje ne banke.

  • Henri: 06/05/2022 14:18

    Or mik eAlbania pagesat nuk punojne fare. Ju rekomandoj qe mos ti perdorni fare

    Përgjigju
  • ismail: 06/05/2022 14:01

    Si cdo administrate tjeter dhe bankat te perfshihen ne sherbimet online sepse do i lehtesonte shume qytetaret ne marrjen e sherbimeve

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 06/05/2022 13:50

    Qeveritaret e DJESHEM dhe te SOTEM jane ne marrveshje e bashkepunim perfitimi te paligjshem me sistemin bankar shqiptare dhe tani duhet te degjojme tallavaneRilindase.

    Përgjigju
  • Klienti i bankes: 06/05/2022 13:46

    Kryeministri apo komentuesit nuk e dijne fare qe te gjitha bankat i kane sherbimet on line. Nepermjet tyre une kam mbi dhjete vjet qe kryej sherbimet on line,madje nga jashte shtetit bej pagesa te ndryshme.Edi vertet ofron sherbimet me eAlbania,por nuk e dij qe pagesat edhe nga eAlbania behen nepermjet sherbimeve on line te bankave.

    Përgjigju
    • Drini: 06/05/2022 17:42

      Po kryeministri nuk paguan kurre vete e s'ka si ta dije. Bankat kane aplikacione prej vitesh po ky k...i qe kemi per kryeminister eshte hajvan i pashembullt dhe sic ka prishur gjithshka deri tani kerkon te shkateroje dhe besimin qe kane mileti tek bankat.

  • Bankat hajdute: 06/05/2022 13:39

    Bankat ne vendin tone jane me hajdutet ne rajon dhe evrope,, prandaj nuk duan sistemin online,, vetem ne shqiperi ndodh qe kur blen online bankat te bllokojne po te njejten shume te blerjes per 15 dite ,p.sh. nqse ti ben blerje 100€ nga llogarija te hiqen 200€ dhe banka ti rikethen kur i do qefi 100€ gjoja garanci thone por se kujt i duhet kjo garanci nuk dihet,pastaj nqse llogaria eshte ne leke banka me manovra hajdute te gllaberon gati 16euro per 100 € blerje.

    Përgjigju
  • Bela: 06/05/2022 13:08

    Rruga drejt digjitalizimit esht rruga drejt se ardhmes. Lehtesirat e ofruara jan pasoje pozitive e ketij digjitalizimi.

    Përgjigju
  • Kujtim: 06/05/2022 13:07

    Shpresoj qe dhe bankat e sektorit privat t’i bashkohen revolucionit digjital ,e cila do e zhvilloje vendin tone akoma me shume

    Përgjigju
  • Ori: 06/05/2022 13:03

    Shpresoj qe bankat ti bashkoheshin kesaj nisme sepse eshte e tmerrshme rradha qe duhet te mbajme per te mbaruar pune, ndersa me sherbimet online mbaron pune per 5 minuta dhe qytetaret ndihen me te lehtesuar

    Përgjigju
  • Altin: 06/05/2022 13:00

    Nuk i heq asnje fjale kryeministrit.Gjendja skandaloze ne banka.E beni gjithcka me te thjeshte nese pagesat mund te behen online.Bankat duhet tu bashkohen kerkesave te Rames.

    Përgjigju
  • Kejsi: 06/05/2022 12:59

    Per te mar e te jepnin ndonje certifikat duhet ti leje ndonje lek vecmas qe ti behej qefi e te ti jepnin me mire online e nuk lodhemi duke duruar sportelistet

    Përgjigju
  • Zamira: 06/05/2022 12:57

    Do ishte nje arritje e madhe nese sherbimin ne banka ta merrnim online pasi eshte kthyer ne mankth per ne ideja qe do presim me ore te tera ne banka. Uroj me shpirt qe banka tju bashkohet ne kete nisem

    Përgjigju
  • Ilir: 06/05/2022 12:56

    Sherbimi online eshte shume relaks . Na ka pa Zoti

    Përgjigju
  • Arbërori: 06/05/2022 12:54

    Amaterizmi nuk ka kufij, gjysma e popullit analfabet pa internet dhe pa njohuri digjitalizimi e ky km i gjithëanshëm analfabet del e tall bythë me popullin e shkret…

    Përgjigju
  • alfred: 06/05/2022 12:43

    une jam dakord te behet cdo gje online per te na lehtesuar edhe ne qytetareve jeten

    Përgjigju
  • redi: 06/05/2022 12:42

    ehaa me ne fund ka per te marre fund gjithe tmerri neper banka.Nje zgjidhje sa me e shpejt u gjetsh

    Përgjigju
  • zana: 06/05/2022 12:39

    Cdo sherbim online jam dakort .

    Përgjigju
  • alois: 06/05/2022 12:38

    Nuk jemi ne kohen e sales qe dhe me nxjeerr cerifikat duhej 5 mijsha te xhepi , duhet kthehen online te gjitha

    Përgjigju
  • Drini: 06/05/2022 12:37

    Foli Guvernatori i Bankes se Shqiperise. O zot na ruaj nga budallenjte !

    Përgjigju
  • alba: 06/05/2022 12:34

    Pagesat ne e albania i ben lehte fare me thene te drejten dhe kot thon qe sdine ti perdorin se gjyshi im e perdor flake

    Përgjigju
  • Klevi: 06/05/2022 12:32

    Bankat duhet te mbeshtesin qe cdo gje te jete me e lehte per cdo qytetar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?