Rama-drejtuesve të bankave: Duhet të ngrihet grup pune për të shtuar shërbimet online! Do ju lëmë vetëm stresin e njerëzve që kërkojnë kredi

6 Maj 2022, 12:27| Përditesimi: 6 Maj 2022, 13:39

  • Share

 

Kryeministri Edi Rama takoi sot drejtuesit e bankave tregtare duke thënë se duhet të ngrihet grup pune në mënyrë që të shtohen shërbimet online.

"Duhet të bëheni shembull i përfitimeve nga ky revolucion duke bërë secili pjesën e vet. Është momenti që të ngrihet një grup pune që ka filluar punën mes nesh dhe Bankës së Shqipërisë, jeni të mirëpritur që t'i bashkoheni me një figurë që është pjesë e këtij mentaliteti për të cilin po flasim dhe duhet të thjeshtojmë procedura, të reduktojmë dokumenta e të bëjmë maksimumin që jeta e qytetarëve të lehtësohet maksimalisht. Pastaj mbetet vetëm stresi ku ulen para jush dhe kërkojnë kredi që thonë njësoj si dhimbjet e lindjes në maternitet. Kjo është e juaja dhe është pushteti juaj mbi popullin", tha Rama.


Lajmi kryesor:

Revolucion digjital edhe për 11 banka të nivelit të dytë! Rama Shërbimet online janë "ku thërret qameti!" Të marrin fund radhët, të bëhen pagesat si me e-Albania


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?