'Kaloi ti i pari', 'jo, jo, ti i pari', ka qenë ky 'debati' mes kryeministrit Edi Rama dhe homologut të tij holandez Mark Rutte, ndërsa u takuan sot në Samitin e Brdos në Slloveni.
Të dy kryeministrat kërkonin t'i lironin rrugën njëri-tjetrit për t'u futur para, në shenjë respekti, por kokëfortësia i çoi ata thuajse edhe njëherë në fillim të rrugës ku u takuan, pasi ecën mbrapa duke mos pranuar asnjëri të kalonte i pari. Në fund, ai që u 'dorëzua' ishte kryeministri holandez, ndërsa momenti u shoqërua me të qeshura.
Liderët e Rajonit dhe krerë të lartë të vendeve të BE janë mbledhur sot në Samitin e Brdos në Slloveni, ku fokusi do të jetë perspektiva e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.
Në këtë samit 27 shtetet anëtare të BE përfshire dhe skeptikët si Franca e Holanda, pritet të japin një mesazh të qartë pro nisjes zyrtare të negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Po ashtu pritet të diskutohen edhe një sërë temash me interes ndërkombëtar si: marrëdhënia me Kinën, situata e pasigurt në Afganistan, marrëdhëniet e trazuara me SHBA-në për shkak të mosmarrëveshjeve me Francën për aleancën AUKUS në Paqësorin Jugor dhe rritja e çmimeve të gazit.
Lajmi kryesor: