Tirana do të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Nga Asambleja e PS në Tiranë, kryesocialsiti Edi Rama i la porosi Këshillit Bashkiak të nisë me mekanizmat për shkarkimin e Erion Veliaj, i cili prej 7 muajsh ndodhet në qeli. Rama i ka dhënë besimin Ogerta Manastirliut për të marrë drejtimin e kryeqytetit, e cila largohet nga ministria e Arsimit.
Kryeministri pritet të shpallë qeverinë e re, ndërsa po mban fjalimin ne Asamblenë e PS. Pati kritika për drejtësinë. Rama tha se drejtësia po cakton në pazar fatin e të hetuarve, por asesi nuk do nxjerrin artilerinë tonë kundër SPAK. Rama porosi Këshillit Bashkiak për ti hapur rrugën zgjedhjeve në Bashkinë e Tiranës. Rama: Ti japim besimin Ogerta Manastirliut
"Sot kemi një kryetar bashkie i zgjedhur tre herë, i dënuar jo për detyrën si kryetar. I janë nxjerrë edhe biseda me familjarët nga telefoni i burgut. Kjo nuk ndodh në asnjë vend demokratik. Diktatorial, jo e jo. Është shkelja më e hapur dhe më flagrante në shpërdorim të detyrës, nga ana e tyre që duhet të mbajë nën kontroll hetimet. Tirana ka punë të mëdha dhe të panumërta, përditë e përnatë. Nuk i heq asnjë meritë kryetares në detyrë për sa ka bërë në këto 7 muaj. E falënderoj për përkushtimin. Por sot ne duhet të marrim një vendim politik, për t’i hapur rrugë zgjedhjeve për kryetarin e bashkisë në Tiranë. Mendoj se Ogerta Manastirliu është njeriu i duhur për drejtimin e Bashkisë Tiranë”, tha Rama.
Pas mbledhjes në Asamblesë, po në Pallatin e Kongreseve, kryesoacialisti Rama do të mbledhë grupin parlamentar të dalë nga zgjedhjet e 11 majit.
Lajm në përditësim...
Kryeministri dhe kryesocialisti Edi Rama ka propozuar se tashmë është koha për të patur një Parlament me më pak deputetë.
Në fjalën e tij në Asamblenë e PS, Rama tha se është koha që Parlamenti të ketë 101 deputetë, madje edhe më pak sipas tij, nëse është e mundur.
“Elisa, Niko, Taulanti me Majlindën, Ardean e disa deputetë të tjerë kishin për detyrën hartimin e një projekti për ndërtimin e komisioneve të reja parlamentare. Ata kanë analizuar ecurinë, strukturën dhe programin e kuvendit ndër vite. Si dhe kanë vlerësuar nevojën e harmonizimit të strukturës së Kuvendit me strukturën e procesit të negociatave. Paraprakisht dua të mbroj disa mendime. Së pari në më shumë se 3 dekada, na duhet një cikël i ri reformimi dhe riorganizimi për disa institucione, ndër të cilat edhe për Kuvendin e Shqipërisë. Tepria e numrit të deputetëve. Zbritja e numrit të deputetëve të Kuvendit në të paktën 101 deputetë, edhe më pak bujrum, do kishte vetëm impakt pozitiv. Prandaj ky ndryshim duhet të jetë objektiv i yni që përkon me vullnetin e zgjedhësve tanë”, u shpreh Rama.
Kryeministri Edi Rama ironizon PD gjatë fjalës në Asamblenë e PS.
“53 nga 83 anëtarët e grupit tonë futen për herë të parë në Kuvend. Ne kemi më shumë deputetë dhe deputete të reja që futen për herë të parë sa çka deputetë trupa madhështore e humbësve fitimtarë të 11 majit. Të rinjtë e të rejat duhet të vazhdojnë të përgatiten me të njëjtin seriozisht gjatë akademisë politike, ndërsa ne do ti ndihmojmë të përshtaten”, tha Rama.
Pasi kërkoi nga Këshilli Bashkiak i Tiranës shkarkimin e Erion Veliajt dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja për bashkinë e kryeqytetit, Edi Rama ka propozuar Ogerta Manastirliun si kandidate për kryebashkiake.
Aktualisht Manastirliu mban detyrën e ministres së Arsimit, por ky vendim i Ramës duket se e kapi në befasi.
Lajmi për kandidimin që u njoftua në Asamblenë e PS, ishte i papritur për të gjithë. Këtë e tha edhe Rama, që e konsideroi “bombë të palajmëruar”.
Ndërkohë, kryeministri i shprehu mbështetjen Manastirliut dhe tha se është figura e përshtatshme për të drejtuar Bashkinë e Tiranës.
“E di që nuk do ma falësh kollaj në një kohë më të gjatë mbase kësaj here këtë bombë të palajmëruar, por Shqipëria ka nevojë për Tiranën si treni për lokomotivën. Prandaj PS nuk ka më as çfarë pret për ta vënë lokomotivën në lëvizje me ritmin e saj më të lartë, duke ngritur në kabinën e drejtimit makinistin e duhur. Duhet të më besosh ti e të gjithë. Nuk kemi pse kërkojmë një person më të përshtatshëm. Është radha jote ta udhëheqësh Tiranë me ambicien, qetësinë që të karakterizon në të gjitha detyrat sfiduese. Ndërsa detyra jonë është të të mbështesim duke u bënë në rresht pas teje”, u shpreh Kryeministri Edi Rama.
Kryesocialisti dhe kryeministri Edi Rama shpalli sot vendimin për shkarkimin e Erion Veliajt nga detyra e kryetarit të Bashkisë Tiranë. Në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS, ai i kërkoi anëtarëve socialistë të Këshillit Bashkiak të kryeqytetit të aktivizojnë mekanizmin e shkarkimit të kryebashkiakut Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim prej shkurtit të këtij viti.
"Vijmë te emergjencat e Tiranës. Pas 7 muajsh nuk ka kryetar, asnjë kryetar të votuar në krye të detyrës, asnjë kryetar të dënuar nga drejtësia, kemi një kryetar të zgjedhur nga populli, të cilit i është mohuar e drejta e gjykimit në liri, i është bërë një gjyq i gjatë pasqyrat e pazarit mediatik, dhe një shkelje e hapur e ligjit dhe çdo zakoni i atij xhevahiri nga brenda atij tezge dhe biseda me familjarë nga telefoni i burgut. Kjo nuk ndodh në asnjë vend, në asnjë vend demokratik, diktatorial jo e jo, shkelja ka qenë më e hapur, më brutale, në shpërdorim total të detyrës, nga ata të tre që duhet të mbajnë nën kontroll materialet hetimore, por kjo është temë tjetër.
Askush nuk di ta thotë sa mund të zgjasë kjo histori, ndërkohë që asnjë zëvendës i pavotuar i popullit, i kryetarit të bashkisë, nuk mund ta ketë legjitimitetin demokratik dhe forcën e brendshme, për ta udhëhequr 2 vjet bashkinë e kryeqytetit të vendit. Tirana ka punë të mëdha, të panumërta, ditë dhe natë. Nuk i heq asnjë meritë kryetarit në detyrë për çfarë ka bërë në këto 7 muaj. E falënderoj. Por sot ne duhet të marrim vendim politik për t’i hapur rrugë zgjedhjeve për një kryetar bashkie të ri në Tiranë. Përfaqësuesit tanë në këshillin bashkiak duhet të vënë në punë mekanizmin e shkarkimit të kryetarit të zgjedhur. Nuk është një propozim që unë e bëj me zemër të lehtë, prandaj i kuptoj të gjithë ata që mund të mos ndihen mirë nga një vendim i tillë",- tha Rama.
Kryeministri Edi Rama iu kërkoi deputetëve që të prodhojnë fuqi dhe energji të reja sikur të ishin në mandatin e parë. Mesazh përcolli edhe për të rinjtë e PS, që hyjnë për herë të parë në parlament.
“Dua të ndaj me ju mendimin tim se me 83 mandatët që na dhanë shqiptarët, nuk kemi asgjëe zgjedhje tjetër përveçse të prodhojmë në fuqi për të drejtuar si të ishim në mandatin e parë, me energji, ide dhe aftësi të reja por jo vetëm kaq. Duhet të kërkojmë te vetja një domosdoshmëri të brendshme, një shtysë, një forcë nxitëse për ta parë çdo gjë që keni bërë jo me syrin e kënaqur të atij që ka bërë vetë por me sy tjetër. Na duhet syri i atij që e ka ngarkuar për ta bërë si duhet një punë të mirë jo mirë, jo mjaftueshëm nga dikush tjetër. Na duhet një vullnet i ri për të sjellë në mandatin e 4 një qasje, një forcë, një aftësi si të ishte i pari. Duke nxjerë nga vetja një vete të re. Nuk na mjafton një grup i ri parlamentar për të bërë ca ligje të reja apo një qeveri e re, na duhet një qadje e re ndaj problemeve të vjetra dhe sfidave të reja. Një forcë kompakte, vëllazëri politike e cila funksionon me të njëjtën ambicie dhe disiplinën e një skuadre kampione. Skuadrat kampione janë fuqia e talentit dhe disiplinës, që ushqehet çdo ditë nga ambicia për t’u bërë më të fortë. Na duhet kjo mendësi në çdo fushë, qeverisim parlament e çdo bashki. Makineri e pandalshme reformash, projektesh, punësh, inovacionesh, thithje burimesh njerëzore brenda dhe jashtë vendit. Kjo është si unë po e stërvis veten time për këtë mandat, po mësoj dhe është e vështirë t’i shoh dhe po mundohem të gjykoj arritjet e derisotme nga një kënd i kundërt me ku i kam parë tërë këto vite. Po të thosha nga këndvështrimi i një opozitari, krejt ndryshe nga ata që bëjnë opozitën e pasukseshme ndaj nesh, që as nuk ka ardhur nga hëna të shpëtojë Shqipërinë nga ne, as nuk ka qymyma fluturues për t’u shitur shqiptarëve që të shkojnë në hënë. Këtu ka shokë e shoqe të një rrugë të gjatë, që dua t’ju them që kush nuk është gati ta përdorë me një sy të ri kritik, kërkues e sfidues pasqyrën ku shikon veten si pjesë e familjes tonë, dhe më pas punët e përbashkëta të familjes tonë duhet të stërvitet fort, pa humbur kohë se nga të gjitha gjërat më kryesore, ajo që nuk kemi është koha. Ndërsa shokëve dhe shoqeve që vijnë këeu për herë të parë si pjesë e rrugës së udhëheqjes së vendit, u them që zgjedhja juaj është e thjeshtë: Doni të rrini vërdallë 4 vjet apo që kjo rrugë të zgjatet përtej një mandati. Nëse doni të dytën gjëja e parë është të ruheni nga tarbiatet e vjetra që gjeni këtu, të vlerësoni mandatin e parë si një gjë që duhet ta fitoni përditë dhe të jeni të parët kudo ku është detyra. Të gjithë bashkë, program ynë qeverisës s’ka qenë kurrë më i qartë se më konkret se këtë radhë. “, u shpreh Rama.
Kryeministri Edi Rama tha se ndonëse janë bërë hapa përpara, është i vetëdijshëm që drejtësia që kemi është ende larg asaj që i duhet vendit për në BE. Nga Asambleja e PS-së, Rama tha se asnjë ndryshim në legjislacion për drejtësinë, nuk do të bëhet pa marrë "vulën" dhe miratimin e KE-së.
Kreu i qeverisë tha se duhet durim heroik dhe kujdes prej okulisti për të pastruar "ujin e pistë" edhe nga vetë institucionet e veta të qeverisjes së gjyqësorit.
“Këto janë shenjat e dhimbshme të sëmundjes të trashëguara në trupin prej fëmije të drejtësisë së re. Kostoja njerëzore e kurimit të tyre është e lartë. Në radhë të parë për këdo që i bjer për hise të jetë një kavje eksperimentale e procesit të pavarësisë, më pas edhe për ne që kemi hisen të qëndrojmë pa zë apo të flasim duke qëndruar larg dhe me duart pas edhe kur ato sëmundje godasin befasisht, vrazësisht jetë dhe dinjitetin njerëzor. Por, kush nuk është dakord me këtë qasje të dhimbshme nuk është për këtë punë dhe nuk duhet të merret me politikë. Ka të drejtën të ketë qasje tjetër, por jo në radhët e udhëheqësve të PS.
Bebja nuk hidhet poshtë bashkë me ujin e pistë thotë një fjalë e mençur e fqinjëve tanë matanë Adriatikut, dhe në këtë rast duhet durim heroik, dhe kujdes prej okulisti që uji i pistë të pastrohet ngadalë dhe nga vetë institucionet e vetë qeverisjes së gjyqësorit në radhë të parë se pastrimi i atij uji të pistë është pjesë e misionit të tyre publik e ligjor. Pjesë e jona është ta mbështesim përmirësimin e sistemit të drejtësisë me ligje të reja, por ka edhe një por tjetër, sepse asnjë ndryshim në legjislacionin e drejtësisë, sado i nevojshëm të duket këtu për ne, nuk ka për të ndodhur me votat tona pa marrë dritën jeshile nga KE.
Jam i vetëdijshëm se kjo që kemi është ende larg nga drejtësia që i duhet Shqipërisë 2030 në BE. Dhe që meritojnë njerëzit e këtij vendi të sakatuar në shekuj nga padrejtësia por nuk duhet të kemi asnjë iluzion dhe askush në këtë sallë asnjë iluzion se nuk ka asnjë rrugë tjetër përvec asaj të durimit dhe vendoshmërisë shtetbërëse, të gjitha rrugat e tjerë të nxjerrin pas te gropa e vjetër thithëse e historisë”, u shpreh Rama.
Në fjalën e tij në Asamblenë e Partisë Socialiste, Kryeministri Edi Rama shprehu dhe kritika për punën e SPAK dhe të GJKKO.
Edhe pse SPAK ka arrestuar eksponentë të vetë socialistëve, Rama tha se duhet të durojnë për hir të formimit të një drejtësie europiane.
Kryeministri u shpreh se PS-ja është e vetmja garanci për institucionet e reja të drejtësisë dhe se çdo sulm ndaj SPAK apo GJKKO, do të ishte kthim pas në kohë.
“Kura në këto sëmundje nuk është kurrsesi kthimi mbrapa, duhet durim i madh strategjik. Duhet largpamësi për të mos bërë asnjë hap pas në raport me drejtësinë dhe pavarësinë e saj sepse çdo hap i tillë sot do kishte si pasojë nesër kush e di sa më shumë hapa larg nga drejtësia europiane e gjeneratës së vjetër.
Mua më pyesin shokë e shoqe këtu si mund të durohen padrejtësitë e organeve të drejtësisë kur bien deri dhe tek dikush që kemi ndarë ditë të mira e të këqija, edhe kur padrejtësia në trajtimin e rastit duket ku e ku më e trashë së filli i drejtësisë, u dashka të durojmë. Unë nuk e gjej dot një përgjigje më të lehtë. Sipas meje, pikërisht pse ne kemi hyrë jo me zor por me dëshirë në këtë llogore të përbashkët të politikës me flamurin e PS nuk kemi asnjë mundësi e asnjë të drejtë ta kthejmë llogoren e përbashkët në një rifuxho për të marrë në mbrojtje këdoqoftë dhe as të nxjerrim artilerinë tonë kundër SPAK dhe GJKKO.
Sado e padrejtë, madje ndoshta absurde mund të duket kjo që thashë. Do të ishte i pariparueshme për më shumë se 1 dekadë dëmi që artileria jonë do t’i bënte Shqipërisë së nesërme, kauzës së madhe epokale të pavarësisë së drejtësisë.
Deri kur institucionet e reja të drejtësisë do qëndrojnë fort mbi këmbët e veta, kjo parti është i vetmi garant. Po nuk u dhamë atyre institucioneve të dobëta kohën që u duhet të rriten, gjithë kjo përpjekje do shkojë dëm. Më keq akoma, do shkojë dëm gjithë ëndrra dhe pritja e shqiptarëve për të pasur një drejtësi të pavarur nga pushteti politik.
Koha që ju duhet institucioneve që të rriten përfshin edhe kurimin me kosto shumë të larta njerëzore të atyre sëmundjeve të trashëguara. Këto kosto janë në lëkurën tonë dhe ky është guri më i madh mbi kurrizin tonë”, tha ndër të tjera Edi Rama.
Kryeministri Edi Rama flet për drejtësinë në Asamblenë e PS.
"Koha që u duhet institucioneve që të rriten përfshin detyrimisht edhe kurimin me kosto shumë të larta njerëzore të atyre sëmundjeve të trashëguara që përmenda më lart. Këto kosto janë në lëkurën tonë dhe ky është guri më i madh mbi kurrizin tonë. Është shumë e vështirë ta ruash durimin deri edhe kur njerëz të zakonshëm krejt të pafajshëm të thirrur si persona që janë në dijeni, të vijnë në derë të llahtarisur nga ca presioni psikologjike që mua më kujton hetuesit injorantë të Maks Velos, apo kur dikujt puna delikate e të cilit në një sektor të caktuar flet me rezultate kuptimplota, i nxirret vendimi për ta pezulluar nga çdo funksion publik, mbi bazën e një hipoteze kreative se ky njeri paska pasur në mend diçka penalisht të hetueshme dhe duhet të pezullohet nga çdo funksion publik, ti ngrihet akuzë në gjykatë dhe kismet se kur gjykata bashkë me prokuroin do ta gjejnë se çafër kishte në mendje", tha Rama.
Në fjalën e tij para anëtarëve të Asamblesë Kombëtare të Partisë Soclalisti, Edi Rama nuk kurseu kritikat për sistemit e drejtëisë, përfshirë dhe SPAK-un e GJKKO-n. Për këtë të fundit tha se ka mbetur mashë e Prokurorisë së Posaçme, ndërsa për organin e akuzës shprehu revoltimin për mënyrën e trajtimit dhe hetimit të rasteve të ndryshme.
“Nuk jemi lëkundur në këtë rrugë, nuk do të lëkundemi as sot, pavarësisht fakteve që, përveç arritjeve të padiskutueshme, pushteti i ri i drejtësisë shfaq hera herës shenja të sëmundjes së vjetër. Pushteti i ri i drejtësisë mban ende në radhët e veta, lart e poshtë, nëpër Shqipëri, prokurorë e gjyqtarë, dritshkurtër, mendjengushtë e me mungesë integriteti, që e bëjnë të bardhën të zezë, ndërkohë që qeverisja e pavarur e sistemit reagon sikur fle në këmbë. Rastet e fundit, kur disa prokurorë dhe gjyqtarë i kanë rënë ndesh ligjit duke mbajtur krahun e zbatuesve të tij.
E vërteta e madhe është se nuk përjashtim as SPAKU, krenaria e vetme e reformës në drejtësi, as Gjykata Speciale që nuk po del nga hija e SPAK-ut. Edhe këto institucione kanë na dhënë arsye dhe për t’u habitur dhe shqetësuar shumë seriozisht, mosrespektimi i prezumimit të pafajësisë, intimidimi i personave në liri, nxjerrja e të dhënave hetimore rrugëve për paracaktruar në pazare fatin e personave të hetuar",- tha Rama ndër të tjera.
Kryeministri Edi Rama thotë se pushteti gjyqësor tashmë po qeveris vetë përmes reformës në drejtësi dhe se ata që flasin për kapje apo kontroll të këtij sistemi, nuk do të pranojë të vërtetën e madhe të këtij ndryshimi. Sipas kreut të qeverisë, e dinte se ky proces historik do të sillte dhimbje në politikë, edhe mes rradhëve të PS.
“I dhamë pushtetit gjyqësor të qeverisë vetë, punët e veta përmes organeve të parashikuara nga reforma në drejtësi dhe të zgjedhura jashtë vullnetit të partive politike. Kush flet për kapje, kontroll apo ushtrim të pushtetit të drejtësisë nga ana jonë, me urdhra nga lart apo me presione rreth e rrotull ose nuk di ça flet ose nuk do të pranojë të vërtetën e madhe të një ndryshimi që në historinë e këtij vendi do të shënohet si epokal për një vend kur kurrë, asnjëherë nuk ka pasur pavarësisë të prokurorëve dhe gjykatësve nga cilido pushtet politik. E kam ditur, dhe të tjerë këtu, që kjo tërheqje e plotë nga fusha e gjyqësorit do të sillte dhimbje dhe do të na bënte edhe dëshmitarë të një lindjeje dhe rritjeje të vështirë të krijesës së një drejtësie të pavarur në shtratin e përgjakur dhe të pistë të drejtësisë që për 100 e kusur vjet nuk qe kurrë as e lirë, as e pavarur dhe e paanshme.Ne do t’i durojmë të gjitha dhimbjet e këtij procesi historik pavarësimi të drejtësisë qoftë kur vijë nga rënia e atryre mes nesh në mëkatin e përfitimit të paligjshëm apo rënia e atyre që hetojnë dhe gjykon të pavarur prej nesh në mëkatin e forcës dispropocionale do të durojmë. Do të durojmë edhe kur ato dhimbje vijnë nga helmi i atyre të tjerëve që na akuzojnë se kemi kapur drejtësinë e cila po godet njerëz me pushtet politik.”, tha Rama.
Teksa kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj ndodhet në paraburgim, Kryeministri Edi Rama ka thënë se sot në Asamblenë e PS do të adresohet problemi për drejtimin e kryeqytetit.
Në fjalën e tij, Rama tha se kjo çështje “nuk mban më” dhe duhet të marrë zgjidhje.
“Jemi mbledhur në këtë takim te parë të 4-vjeçarit tonë më sfidues për të çelur kapitullin e mandatit tonë të katërt i cili nis zyrtarisht pas pak ditësh me betimin e kuvendit dhe votëbesimin e qeverisë së re. Do na duhet të adresojmë këtu edhe emergjencën e krijuar në drejtimin e Tiranës për arsyen e ditur botërisht. Nuk mban më, ama duhet të them që në fillim sa më qartë atë që besoj e ndajmë të gjithë së bashku.. nuk kemi pasur dhe nuk do kemi asnjë pendesë për lirinë dhe pavarësinë që i kemi dhënë drejtësinë me reformën në drejtësi dhe mbi të gjitha me tërheqjen historike të pushtetit të shumicës nga fusha e pushtetit gjyqësor”, tha Kryeministri Edi Rama.
Një ditë më parë, SPAK mbylli hetimet dhe dërgoi dosjen për gjykim ndaj Erjon Veliaj, të cilin e akuzonte për 13 vepra penale, prej të cilave 9 raste korrupsioni.
Kujtojmë se Bashkia e Tiranës po drejtohet nga kryetarja e komanduar, Anuela Ristani.
Një ditë pasi dha dorëheqjen si kryebashkiak i Vlorës, Ermal Dredha ka shkuar në Asamblenë Kombëtare të PS që po mbahet në Pallatin e Kongreseve.
Ai u pyet nga gazetarët të cilët patën interesim të shtuar për arsyet e dorëheqjes së tij.
Dredha u shpreh se do të vazhdojë të jetë socialist.
“Unë socialist kam lindur dhe socialist do jem gjithë kohën”, tha Dredha.
/Lajmi në përditësim...
Kryeministri Edi Rama sapo ka mbërritur në Pallatin e Kongreseve ku do të mbahet edhe Asambleja e PS-së, për prezantimin e kabinetit të ri qeveritar. Krah tij shihet edhe Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi.
Delegatët e Partisë Socialiste kanë filluar të mblidhen në Pallatin e Kongreseve për mbledhjen e Asamblesë Kombëtare, ku pritet që kryesocialisti dhe kryeministri Edi Rama të shpallë kabinetin e ri qeveritar.
Kryesocialisti dhe kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar orën 11:00 për shpalljen e kabintetit të ri qeveritar, i cili pritet të bëhet me dije pas mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme Socialiste, që do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve.
Komente

Sa i bukur paska dal mer aman, tja haj veshin
PërgjigjuU çel qe dje sezoni i mashtrimeve,nga Pd-ja,sot e ka Ps-ja,e neser te dyja bashke.Lum si ne.
Përgjigju