Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa pamje nga Sheshi i Flamurit në Vlorë, i cili është rindërtuar. Kreu i qeverisë bën me dije se aty po mbyllen detajet e fundit. Po ashtu ai shton se ky projekt është unikal për Vlorën.
Nga pamjet e shpërndara nga kryeministri Rama, shihet se sheshi në monumentin e pavarësisë ka marrë formën e flamurit kombëtar.
“Dhe me disa pamje spektakolare të Sheshit të Rilindur të Flamurit, ku po mbyllen detajet e fundit të një tjetër projekti unikal për Vlorën, ju uroj një të diel të bukur”, shkruan kryeministri Rama në rrjetet sociale.
Ky investim fillon nga Xhamia e Plumbit në qendër të Vlorës dhe përfundon tek zona e njohur si Ish Kapelja. Pas përfundimit të projektit kanë dalë në pah me të gjithë shkëlqimin e tyre objektet e historisë në atë shesh, ku një qilim i kuq prej guri lidh monumentin e Pavarësisë me “tempullin” hijezues që do të shërbejë për panaire, ekspozita, shfaqje artistike e të tjera.
Po çfarë Unikal thua o Pasha,,ato pllakat janë copë copë ,,nga mbrapa monumentit bëjnë urinën të gjithë,, brekockat këndojnë,,Më poshtë pleqtë luajnë domino dhe duket sikur është grumbullimi i letrave,,Nuk ka një stol,, Ai zifti që është shtruar rreth sheshit po del dhe ka nevojë për shtresa të tjera Mirë e ke ,,se më keq se kaq nuk bëhej ,,ish sheshi i flamurit,,Turp,,do të kujtoj Vlora për njeriun që shkatërove identitetin e Sheshit
PërgjigjuUn kam pas shtepin ke kapelja dikur por ishte me bukur me par ,po te hiqje hotelin e sulo shehut kishte mundesi per ta ber per cdo ëloj aktiviteti,jo bukur sheshi flamurit pa lidhje fare.
PërgjigjuO pasha leri pamjet me dron, po hajde shife vet nga afer si jane ato pllakat e kuqe, gjysmat jane te thyera.
PërgjigjuMe bukur ta beje sheshin deri te shkallet e varrezave te deshmoreve dhe te karabinaja qe ke lennpa pik lodhje te vendosje simbolin e 4 vilajeteve, po ke ber nje rremuj te madhe qe ska piken e lidhjes tek pjesa qe lidh sheshin me varret e deshmoreve,
PërgjigjuMe këtë ja ke futur kot. Ishte më mirë si ishte. Duhej vetëm pak restaurim
PërgjigjuO Edi ti do kujtohesh me shekuj per keto qe po ben per Vloren dhe per gjithe Shqiperine po i ke lene institucionet e qytetit ne dore te banditeve niveli me ordiner qe ka pare ne vite administrata publike.Fryhen ne emer te fitores qe ne te vertet eshte jotja si person jo si sigel dhe nuk po len poshtersi pa bere... me keq se hipoteka e famshme
PërgjigjuE mbytet ne beton kete vend i zhduket lulishtet nga qytetet se me beton dalin tendera te majme
Përgjigju