Asnjë përgjigje opozitës në debatet me formatin e vjetër. Ky ishte premtimi i Kryeministrit Rama në mbledhjen e para të Qeverisë.
"Ne nuk do t'i përgjigjemi me formatin e vjetër opozitës. Është një format që e ka derdhur me kohë kupën e durimit të publikut. Politika është e vetmja mundësi që njerëzit të bëjnë gjërat që të vetmuar si bëjnë dot. Kemi 4 vite kohë për të bërë gjëra që s'janë bërë kurrë më parë ndaj s'kemi kohë për të humbur me opozitën 'e lagu se lagu'", tha ai.
Rama tha se në marrëdhënien me Kuvendin duhet treguar më shume respekt.
"Qeveria buron nga Parlamenti dhe jo e kundërta. Prania juaj në komisionet parlamentare nuk duhet të vihet në diskutim, përveçse në raste ekstreme dhe duke u dakordësuar me kreun e grupit parlamentar. Vetëm për arsye pune nuk duhet të vihet në diskutim prania juaj në hapjet seancave të Kuvendit. Ky është minimumi etik në marrëdhëniet qeveri-parlament", vijoi ai.
Kryeministri Rama foli edhe një herë për domosdoshmërinë e mbështetjes së profesionistëve të rinj.
"Ta mbajmë derën hapur për çdo shqiptar të shkolluar dhe profesionist. Duhet të angazhoheni ju personalisht. Pandemia na ka mësuar gjëra të mëdha", tha Rama.
Lajmi kryesor:
Betohen në Presidencë, Qeveria fillon zyrtarisht punën! Rama i vendos 'vijat e kuqe' ministrave: Zero tolerancë për shkeljet etike, s'ka më 'e lagu s'e lagu' me opozitën! Më shumë respekt Kuvendit
K.T.//ReportTv.al