Kreu i PS-së Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim në Petrelë në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit.
Rama ka komentuar edhe urdhrin që i ka dhënë Berisha kandidatëve të tij që mos të flasin për kontratën e lobimit në SHBA. Me ironi kryeministri Rama ka thënë se është i tmerruar që po i afrohet dita e fundit.
'Më e bukura kishin shpërndarë edhe një trakt që të gjithë kandidatët e kënetës nuk duhet të shkojnë nëpër media, se unë jam i tmerruar që po më afrohet dita e fundit. Paskam imponuar në të gjitha mediat që të flitet vetëm për këtë kontratën, prandaj që mos të të shpërqendrohet vëmendja e popullit nga programi i Shqipërisë Madhështore, duke vajtur këta dhe duke shpjeguar se ku i gjetën këta 6 milionë dollarë, ku janë këta patriotë që bashkuan bashkë 6 mln dollarë për të treguar në Amerikë se Shqipëria ka një specie të veçantë, se ne specie të veçantë kemi pelikanin kaçurrel, por ka edhe një specie tjetër të veçantë një buf 80-vjeçar që flet me vete si ai papagalli i mbretëreshës Elizabeth dhe për këtë arsye s’do shkojmë më nëpër media', tha ai.
Lajmi kryesor:
Djali i Trump përgënjeshtron PD, Rama: E turpshme! Lobimi 6 mln dollarë në shkelje të çdo ligji të Shqipërisë, ‘patriotët’ më kujtojnë baxhanakët e gjyqtarëve të korruptuar (VIDEO)
H.K/S.B/ReportTv.al