Rama në Bruksel, takohet me Michel dhe Von der Leyen! Në fokus integrimi i rajonit dhe plani i rritjes ekonomike

14 Shkurt, 10:58| Përditesimi: 14 Shkurt, 23:06

  • Share

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel ku është takuar pasur me presidentin e Këshillit të Evropës Charles Michel dhe me presidenten e KE-së, Ursula von der Leyen. 

Fokusi i diskutimeve të takimit të kryeministrit Rama me zyrtarët e lartë të BE-së ka qenë integrimi i Rajonit të Ballkanit Perëndimor si dhe plani i rritjes ekonomike

Në një reagim pas takimit Presidentin e Këshillit Europian Michel shkruan se me Ramën diskutuan për të ardhmen e Shqipërisë dhe të Ballkanit Perëndimor që i sheh në BE, ndërsa përshëndeti dhe samitin për Ukrainën që do mbahet në Tiranë më datë 28 shkurt

Një ditë pas samitit më 29 shkurt, kryeqyteti pret liderët e Ballkanit Perëndimor, mëson Shqiptarja.com.

Për herë të parë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të vizitojë Shqipërinë më 28 shkurt, ndërsa Ukraina ndodhet në luftë me Rusinë që prej shkurtit 2022. Tirana do të jetë mikpritëse e një samiti për Ukrainën, ku padyshim fokusi do të vendoset tek lufta dhe mbështetja ndaj Ukrainës do të jetë fokusi i takimit mes Zelenskyt dhe liderëve të Ballkanit Përendimor, por nuk do të mungojnë as liderë të BE-së dhe zyrtarë të lartë të Brukselit.

Shqipëria ka treguar mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën dhe integritetin territorial të saj. Shqipëria dhe SHBA ishin bashkëpenëmbajtëse të çështjes së Ukrainës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. 

Ora 17:35
Mbledhja e Komitetit Ekonomik dhe Social Europian në Bruksel, Rama publikon foto nga takimi me Von der Leyen

1707928679_4281310139494164432206847718804762114813529n.jpg

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga takimi me presidenten e KE-së, Ursula von der Leyen në Bruksel në kuadër të mbledhjes së Komitetit Ekonomik dhe Social Europian.

"Me Ursula von der Leyen, Presidenten e Komisionit Europian", shkruan Rama krahas fotove.

 

Ora 16:38
Takimi me Ramën, Charles Michel zbardh diskutimet: Mirënjohëse për mbështetjen e Shqipërisë për Ukrainën, e ardhmja e Ballkanit është në BE

1707925342_rama.jpg

Presidenti i Këshillit të Evropës Charles Michel ka reaguar pas takimit me kryeministrin Edi Rama në Bruksel duke zbardhur diskutimet mes tyre. Michel ka përsëritur edhe njëherë mesazhin se Ballkani Perëndimor e ka vendin në Bashkimin Europian ndërsa ka vlerësuar rolin e Shqipërisë në mbështetjen e ofruar për Ukrainës.

"Me @ediramaal, diskutuam për rrugën e Shqipërisë drejt BE-së dhe mbështetjen tonë gjatë gjithë rrugës. E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE. Përshëndeta gjithashtu nismën për të pritur një samit rajonal Ballkan Perëndimor-Ukrainë në Tiranë. BE është mirënjohëse për mbështetjen e Shqipërisë dhe të rajonit për Ukrainën".

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?