Presidenti i Këshillit të Evropës Charles Michel ka reaguar pas takimit me kryeministrin Edi Rama në Bruksel duke zbardhur diskutimet mes tyre. Michel ka përsëritur edhe njëherë mesazhin se Ballkani Perëndimor e ka vendin në Bashkimin Europian ndërsa ka vlerësuar rolin e Shqipërisë në mbështetjen e ofruar për Ukrainës.
"Me @ediramaal, diskutuam për rrugën e Shqipërisë drejt BE-së dhe mbështetjen tonë gjatë gjithë rrugës. E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE. Përshëndeta gjithashtu nismën për të pritur një samit rajonal Ballkan Perëndimor-Ukrainë në Tiranë. BE është mirënjohëse për mbështetjen e Shqipërisë dhe të rajonit për Ukrainën".
Lajmi kryesor:
Rama në Bruksel, takohet me Michel dhe Von der Leyen! Në fokus integrimi i rajonit dhe plani i rritjes ekonomike
B.K/ReportTv.al