Rama: Sot s'kemi siguruar dot energjinë që na nevojitej! Duhet të kursejmë, të hiqen nga puna punonjësit që s’kanë asnjë funksion

23 Korrik 2022, 15:19| Përditesimi: 23 Korrik 2022, 16:11

  • Share

 

Kryeministri Edi Rama tha sot gjatë takimi me kryebashkiakët se vendi ynë nuk ka siguruar dot sasinë e nevojshme të energjisë. Ai tha se çmimi i energjisë në brusë ka arritur shifra stratosferike krahasuar me një vit më parë. Rama u shpreh se sot çmimi tavan i energjisë ishte 600 euro megavat, ndërsa një vit më parë blihej maksimumi me 900 euro.

Kreu i qeverisë tha se duhet të mësojmë të kursejmë, pasi mund të përballemi me situata më të vështira. Ai u tha kryebashkiakëve se në institucionet ku ka punonjës tepër, të cilët nuk kryejnë asnjë funksion duhen shkurtuar

“E fundit por kjo është më e rëndësishmja. Sot energjia shitej, çmimi më i ulët 492.7 euro, çmimi tavan 600 euro megavat. Sot një vit përpara është shitur mes 90 dhe 98 euro. Ajo që ka ndodhur sot është që Shqipëria, nuk kemi arritur të blejmë të gjithë sasinë që kemi nevojë. Kjo është sfida e përditshme kush thotë që dua edhe këtë edhe këtë investime. Duhet të këtë parasysh që këtë diferencë të tmerrshme mes 90 dhe 600 ta paguajë buxheti i shtetit që të mos e paguajmë familjet e bizneset e vogla. Nëse do vijë dita që do duhet të prekim energjinë dhe tu themi njerëzve që kjo fatura tu rrit aty do ta kuptojnë të gjithë se ca do të thotë kjo kohë që po jetojmë. Kjo nuk ndodh se qeveria jonë nuk po e lë të ndodhë. Qeveritë gjykohen për atë që ndodh dhe rrallë mund të pretendo. Kjo që nuk po lëmë të ndodhë ka një kosto. Nëse s’do kishim këtë të jemi të sigurt që pjesa më e madhe do thonim nuk diskutohet që do i bëjmë. Kjo kohë e ka këtë të keqe por ka edhe një të mirë nëse duam ta shohim.

Tani kjo kohë e ka këtë të keqe, por ka dhe një të mirë nëqoftëse ne duam që ta shohim të mirën, që na jep mundësinë të bëhemi më të zgjuar në mënyrën sesi shpenzojmë, na jep mundësinë të bëhemi më të prerë ne mënyrën sesi nuk lejojmë shpenzimet të tepërta, për shembull 6 herë më shumë punonjës në sistemin e ujësjellës kanalizimeve sesa duhen, për shembull. Që do të thotë duhet filluar për të bërë disa prerje dhe duhen filluar të mblidhen disa fonde nga aty ku shpenzohen ne mënyrë jo eficente dhe na jep mundësinë të kuptojmë që ok të gjitha duhen, por janë disa gjera që nuk mund të bëhen përgjysmë, që nga pastrimi dhe ja ku jemi sot, faktikisht fondi që u shtua nga ju dhe që u vu në dispozicion nga ne nuk është ndonjë qamet, por shikoni çfarë diference ka bërë dhe të jeni të sigurtë që kjo diferencë është shumë më e madhe dhe më e rëndësishme sesa diferenca që do bënte një rrugë  rurale diku ose një rrugë lagjeje, shumë më e madhe dhe më e rëndësishme.”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama: Gati plani për kursim, energjia me orar! Të mësojmë të jetojmë në kohë të vështira! Do ketë shkurtim punonjësish


SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?