Kriza energjetike do të vijojë dhe vështirësitë e para po ndihen. Sot kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se qeveria nuk ka arritur dot të sigurojë në bursë të gjithë sasinë e energjisë që i nevojitej vendit. Në takimin me kryebashkiakët në Pogradec, ai u ka bërë thirrje që të jenë ata të parët që duhet të kursejnë energjinë elektrike, ndjekur më pas nga qytetarët dhe bizneset, për të cilët qeveria ka garantuar deri më tani të mos rrisë çmimin në faturë.

Kreu i qeverisë ka theksuar se e kanë gati planin për shkurtimin e energjisë, me fasha orare. Rama tha se ky plan do të zbatohet vetëm në raste emergjence, kur nuk arrihet të sigurohet e gjithë sasia e energjisë që vendi ka nevojë.

“Është përgatitur plani i shkurtimeve. Flasim edhe deri në shkurtime tërësore të furnizimeve me energji. Ne e kemi bërë këtë plan, por është emergjence. Njerëzit duhet të fillojnë të kursejnë”, theksoi Rama.

Kryeministri u shpreh se qytetarët duhet të mësojnë të kursejnë në mënyrë që të përballemi edhe situata të vështira.  Ai u kërkoi kryebashkiakëve që në institucionet në të cilat ka punonjës tepër, që nuk kryejnë asnjë funksion, duhet të ketë shkurtime. Në këtë mënyrë, sipas Ramës do të mblidhen para që në fakt po shkojnë dëm.

“Për shembull 6 herë më shumë punonjës në sistemin e ujësjellës kanalizimeve sesa duhen, për shembull. Që do të thotë duhet filluar për të bërë disa prerje dhe duhen filluar të mblidhen disa fonde nga aty ku shpenzohen ne mënyrë jo eficente”, vijoi Rama.

Gjatë fjalës së tij, Rama u ndal edhe në projektet e rëndësishme për disa nga bashkitë, ndërsa ka nxjerrë edhe konkluzionet e rëndësishme nga takimi dy ditor, që ua la kryebashkiakëve si porosi të padiskutueshme.

Rama ua bëri të qartë se problemet me ujësjellësit duhet të mbarojnë, të rritet cilësia e transportit publik, një vëmendje e veçantë t’i kushtohet zhvillimi të sportit. Një nga problematikat më të rëndësishme që Rama ka ngritur përgjatë gjithë kësaj kohe është edhe pastrimi i mjedisit, ku bëri të qartë se nuk do të tolerojë askënd prej kryebashkiakëve në këtë pikë.

Këtu pati sërish akuza për kryebashkiakun Dritan Leli, ku tha se Vlora është ndër bashkitë më të ndotura. Ai akuzoi Lelin se i merr lekët nga qeveria, por nuk nënshkruan kontratat për pastrimin e vendit. Rama pati edhe një paralajmërim, të cilit i tha se po merr përsipër një risk shumë të madh.

Kryeministri bëri me dije se ‘Pallatin e Sulos’ në Vlorë do e kthejnë në qendër inovacioni, ndërsa shtoi se do të bëhet fillimisht shëtitorja e Borshit dhe më pas ajo e Shëngjinit.

Në këtë takim nuk munguan as debatet, ku kryeministri Rama paralajmëroi kryebashkiaken e Patosit se do ta nxirrte përjashta pasi po fliste me zë të ulët gjatë fjalës së Pjerin Ndreut. Ndërkohë, ky i fundit u ankua për mungesën e investimeve, por Rama i tha se është një muhabet pa lidhje pasi në Kunë dhe Shëngjin.

Ora 15:19
Rama: Sot s'kemi siguruar dot energjinë që na nevojitej! Duhet të kursejmë, të hiqen nga puna punonjësit që s’kanë asnjë funksion

 

Kryeministri Edi Rama tha sot gjatë takimi me kryebashkiakët se vendi ynë nuk ka siguruar dot sasinë e nevojshme të energjisë. Ai tha se çmimi i energjisë në brusë ka arritur shifra stratosferike krahasuar me një vit më parë. Rama u shpreh se sot çmimi tavan i energjisë ishte 600 euro megavat, ndërsa një vit më parë blihej maksimumi me 900 euro.

Kreu i qeverisë tha se duhet të mësojmë të kursejmë, pasi mund të përballemi me situata më të vështira. Ai u tha kryebashkiakëve se në institucionet ku ka punonjës tepër, të cilët nuk kryejnë asnjë funksion duhen shkurtuar

“E fundit por kjo është më e rëndësishmja. Sot energjia shitej, çmimi më i ulët 492.7 euro, çmimi tavan 600 euro megavat. Sot një vit përpara është shitur mes 90 dhe 98 euro. Ajo që ka ndodhur sot është që Shqipëria, nuk kemi arritur të blejmë të gjithë sasinë që kemi nevojë. Kjo është sfida e përditshme kush thotë që dua edhe këtë edhe këtë investime. Duhet të këtë parasysh që këtë diferencë të tmerrshme mes 90 dhe 600 ta paguajë buxheti i shtetit që të mos e paguajmë familjet e bizneset e vogla. Nëse do vijë dita që do duhet të prekim energjinë dhe tu themi njerëzve që kjo fatura tu rrit aty do ta kuptojnë të gjithë se ca do të thotë kjo kohë që po jetojmë. Kjo nuk ndodh se qeveria jonë nuk po e lë të ndodhë. Qeveritë gjykohen për atë që ndodh dhe rrallë mund të pretendo. Kjo që nuk po lëmë të ndodhë ka një kosto. Nëse s’do kishim këtë të jemi të sigurt që pjesa më e madhe do thonim nuk diskutohet që do i bëjmë. Kjo kohë e ka këtë të keqe por ka edhe një të mirë nëse duam ta shohim.

Tani kjo kohë e ka këtë të keqe, por ka dhe një të mirë nëqoftëse ne duam që ta shohim të mirën, që na jep mundësinë të bëhemi më të zgjuar në mënyrën sesi shpenzojmë, na jep mundësinë të bëhemi më të prerë ne mënyrën sesi nuk lejojmë shpenzimet të tepërta, për shembull 6 herë më shumë punonjës në sistemin e ujësjellës kanalizimeve sesa duhen, për shembull. Që do të thotë duhet filluar për të bërë disa prerje dhe duhen filluar të mblidhen disa fonde nga aty ku shpenzohen ne mënyrë jo eficente dhe na jep mundësinë të kuptojmë që ok të gjitha duhen, por janë disa gjera që nuk mund të bëhen përgjysmë, që nga pastrimi dhe ja ku jemi sot, faktikisht fondi që u shtua nga ju dhe që u vu në dispozicion nga ne nuk është ndonjë qamet, por shikoni çfarë diference ka bërë dhe të jeni të sigurtë që kjo diferencë është shumë më e madhe dhe më e rëndësishme sesa diferenca që do bënte një rrugë  rurale diku ose një rrugë lagjeje, shumë më e madhe dhe më e rëndësishme.”, tha Rama.

Ora 15:03
Rama në mbyllje të takimit dyditor me kryebashkiakët: Këto janë porositë e padiskutueshme

 

Kryeministri Rama në mbyllje të takimit dyditor me të zgjedhurit socialistë  ka lënë porositë për të gjithë kryebashkiakët, duke nisur nga vëmendja e shtuar për zonat rurale, deri te transporti, dhe te kalimi i ujësjellësave në dorë të Ministrisë së Transporteve.

"Jo në të gjitha bashkitë përmirësimi është aq sa duhet të jetë, për të garantuar mesataren e sigurtë që duhet të ketë PS kur merr besimin. Mesatarja e sigurtë nuk duhet të vihet në diskutim, ajo që ne duhet të bëjmë dhe që ka rëndësi është që në këtë komunitet bashkish, ka eksperienca shembullore që duhet të përcillen te të tjerët, ka shumë arsye për të komunikuar dhe ndarë informacione.

Pikat në të cilat duhet vendosur fokusi shumë fort, e para dimensioni rural i çdo bashkie. Kemi bërë një punë të madhe në dimensionin urban, nuk është vetëm çështja e infrastrukturës, rrugët, ujësjellësat, janë në progres. Mos i mbaj shënimet me aq shpejtësi se mu morrën mendtë. Këtu e kam fjalën për dimensionin në aspektin e forcave prodhuese, eksportuese që cdo bashki ka një zonë rurale.

Asnjëherë nuk është marrë pushteti vendor me bujqësinë, deri në shtator tetor të këtij viti, duhet të sillni plane së bashku me fermerët, që kanë nevojë për pika grumbullimi. Nuk mund tia plotësojë këtë një kompani private, atë duhet tia plotësojë pushteti vendor.

Agregimi i ujësjellësave është një gjë e padiskutueshme, duhet bërë një punë e madhe në transformimin e ujësjellësave. Çështja tjetër është ajo e mjedisit, edhe këtu problemi kryesor është që sa garantohet shërbimi i pastrimit dhe në zonat rurale. Ka një element tjetër që pothuajse nuk u fol fare, është transporti..", u shpreh Rama.

 

Ora 14:48
Ramës s'i del inati me Lelin: Është në gjumë letargjik! Merr lekët nga qeveria dhe nuk nënshkruan kontratat për pastrimin, risk shumë i madh

 

Kryeministri Edi Rama ka kritikuar sërish kryebashkiakun Dritan Leli për pastërtinë në qytetin e Vlorës. Rama thotë se Leli merr lekët nga qeveria për pastrimin, por nuk nënshkruan kontratat.

“Bashkia e Vlorës është problem për pastërtinë kur kalon brenda qytetit, është problem për çështjen e ndotjes së plazhit nga ujërat e zeza. E thashë pak dje, në Durrës ne kemi vendosur të gjithë sistemin e rikanalizimeve. Çështja është që strukturat e mëdha të biznesit nuk kanë zbatuar standardin lidhur me derdhjen e ujërave të zeza. Kjo do të behët kusht i panegociueshëm me përfundimin e këtij sezoni dhe ne fillimin e vitit tjetër dhe të gjithëve do t’i bëhet shumë e qartë që nuk do hapin dot aktivitete ka kanalizimet e ujërave të zeza. Problemi tjetër që  duhet adresuar është problemi i zhurmave. Tmerre të paimagjinueshme. Këtu duhet të ketë një angazhim dhe një propozim konkret nga ministria e Turizmit sepse kjo u bë një legjendë. Brenda kohës së lejuar ka ndotje të madhe akustike. Çështja tjetër ku nuk falënderoj dot bashkinë e Vlorës është e vrojtuesve të plazheve. Disa fjalë për bashkinë e Vlorës meqë kryetari i bashkisë është në një dimërim letargjik. Bashkia e Vlorës është problem, për pastërtinë sidomos kur kalon më brenda qytetit. Bashkia e Vlorës refuzon të nënshkruajë kontratat dhe pse merr paratë nga qeveria për këtë punë. Faktikisht merr përsipër një risk shumë të madh duke e bërë një gjë të tillë. Aeroporti i Vlorës po ecën më së miri, po ashtu dhe investimet e tjera”, tha Rama.

Ora 14:40
Rama- kryebashkiakëve: Duhet të synoni që çdo bashki ta ktheni në pikë turistike

1658579428_Screenshot2.jpg

Në takimin me kryebashkiakët, kryeministri Edi Rama u tha atyre që duhet të synojnë që çdo bashki ta kthejnë në pikë turistike. Rama tha se nuk flet vetëm për ato bashki që kanë pozicion të favorshëm gjeografik.

“Çdo bashki duhet të synojë të jetë turistike. Kjo vlen jo vetëm për ata që i kanë bashkitë në brigje uji, qoftë liqen, det, as për ata që i kanë në male, por edhe për ata që i kanë në hapësirën fushore të Shqipërisë ose kodrinore. Duhet thelluar dhe duhet me e bërë me kulturën, trashëgiminë kulturore”, u shpreh Rama.  

Kryeministri është ndalur edhe tek sporti, ku u kërkoi kryebashkiakëve që të zhvillojnë jetën sportive në të mirë të fëmijëve.

“Pjesa e sporti, i gjithë programi i sportit duhet të përqafohet fort nga ju, duhet të bëhet një lëvizje e madhe sportive në të gjithë territorin për t’iu dhënë fëmijëve të përfshihen në një hapësirë të re. Paralelisht ka një dimension që çdo bashki duhet ti kushtojë vëmendje”, tha Rama.

Ora 14:40
Energji me orar! Rama: Kemi përgatitur planin! Mos bëni si unë që gjëmoj të fik dritat në kryeministri, të mësojmë të jetojmë kohët e vështira

 

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se qeveria ka bërë planin që qytetarët të kenë energji me orar. Kjo do të vihet në zbatim në rast emergjence. Rama tregoi rastin e tij duke thënë se gjëmon celësat për fikjen e dritave të hapura në kryeministri sa herë që nuk janë të nevojshme.

“Është përgatitur plani i shkurtimeve. Gjermania po heq ujin e ngrohtë nga shkollat. Kur Gjermania heq ujin e ngrohtë dhe ka hyrë gjithë sistemi politik gjerman në një garë se kush gjen idetë për të shkurtuar dhe mbrojtur, parafytyro vendet e tjera. Flasim edhe deri në shkurtime tërësore të furnizimeve me energji.

Ne e kemi bërë këtë plan, por është emergjence. Njerëzit duhet të fillojnë të kursejnë. Pse duhen ndezur dritat tani? Pronarit këtu nuk i vjen fatura e merituar se po t’i vinte, edhe librat do t’i lexonte me neonin e rrugës në darkë. Kjo është gjëja me të cilën duhet të merremi. Edhe ju duhet të përfshihemi. Jo vetëm kur kërkoni dopio ura, të kuptoni që vizioni është i duhuri por jo momenti, por edhe të sensibilizohen njerëzit.

I keni parë shepnzimet e energjisë elektrike në bashki? Shikojini. S’po themi gjëmoni sustat për të fikur dritat në kryeministri edhe kur s’ka krizë, por mentaliteti i të jetuarit në kohë të vështirë duhet të kultivohet që të bëjmë cfarë mundemi”, tha Rama.

Ora 14:20
Rama: Shëtitorja e Borshit do të bëhet para asaj të Shëngjinit

 

Kryeministri Edi Rama bëri me dije se shëtitorja e Borshit do të bëhet para Shëngjinit.

“Shëtitorja e Borshit po bëhet. Do ketë dicka tjetër para shëtitores së Shëngjinit, do jetë Borshi dhe më pas shëtitorja e Shëngjinit meqë në Shëngjin po bëjmë rrugën Shëngjin-Velipojë”, tha Rama.

Ora 14:09
U zotua se do ta shembte, arkitektët i prishin mendjen Ramës: Pallatin e Sulos do e kthejmë në qendër inovacioni

 

Në takimin me kryebashkiakët, kryeministri Edi Rama bëri me dije se në Vlorë do të transformohet pallati i Sulos në qendër inovacioni.

“Nevoja për tu fokusuar tek përmbajtja e sezonit dhe nga pikëpamja kulturore dhe artistike. Jemi prap në mangësi  jemi në mangësi për ofertën për orët që janë mes perëndimit të diellit dhe gjumit. Në Vlorë, po fillojmë punën edhe për transformimin e pallatit të Sulos në një qendër inovacioni dhe kulture që do të jetë më e madhja në Shqipëri dhe rajon për atë natyrë. Projekti është bërë për FSHZH, struktura është vendosur që të ruhet sepse e dini që ideja dhe zotimi im ka qenë që duhej të prishej por arkitektët argumentuan që mund të vihet në dispozicion të qytetit dhe rajonit të Vloës dhe më pas gjëja ka marrë zhvillim interesant e do jetë vlerë e madhe e shtuar.

Nëse Vlora do të ketë vision dhe këmbëngulje e lidership atje dhe nëse do të jetë në gjendje të ndërtojë program promovimi thithje të turistëve në harmoni me biznese, nuk do jetë e largët dita kur jo hotelet por gjithë apartamentet të shitura, pra do jenë për t’i dhënë me qera”, tha Rama.

Ora 13:56
Rama për çmimet e larta: Jemi larg së garantuari cilësi shërbimesh! E palogjikshme që të jetë 200-300 euro nata

 

Kryeministri Edi Rama ka komentuar sërish cmimet e larta të hoteleve në jug të vendit duke thënë se vendosin 200-300 euro nata kur kanë cilësi shërbimesh. Këto cmime i cilëson tërësisht të palogjikshme.

“Do të nisë puna për inertet në bregun e Jonit. Do hapet një landfill që do të ndihmojë bashkitë e përfshira në zhvillimin intensive për ndërtimin e hoteleve të strukturave të mikpritjes që e kanë vënë në një sfidë goxha të madhe të gjithë qeverisjen vendore të zonës për shkak të volumeve të mëdha që kirjohen. E domosdoshme është nxjerrja e një mësimi të rëndësishëm i gjithë bregut nga Vlora në Sarandë për cmimet. Nuk i vendosin bashkitë që i vënë cmimet, por kanë në dorë të jenë proactive dhe të luajnë rol sa ndërveprues aq edhe nxitës, patjetër dhe influencues.

Në këtë rast është ekonomia që ndikohet nga marrëzia e vendosjes së cmimeve që e bëjnë shumë më të lehtë të shkosh në Greqi apo Turqi sesa të rrish në Dhërmi. Është i mrekullueshëm por jemi larg së garantuari cilësi shërbimesh. Ata që e garantojnë të kenë më të ulëta se dikush që hap një derë dhe kërcet 200-300 euro natën, është e palogjikshme”, tha Rama.

Ora 12:40
Kundërshtuan projektet e qeverisë, Rama i kthehet ashpër Gjicit dhe Ndreut: Jeni interesantë por muhabeti është pa lidhje! Nuk ke çfarë sqaron

Kryeministri Edi Rama nuk ka kursyer komentin për dy kryebashkiakët Safet Gjici dhe Pjerin Ndreu pasi kundërshtuan projektet e qeverisë. Në takimin në Pogradec, Gjici kundërshtoi projektin e ndërtimit të Urës së Madhe në Kukës, që sipas tij do ta linte qytetin si një xhep, dhe do ta shkëpuste nga rruga kryesore.

Sipas tij, projekti është kundërshtuar nga qytetarët dhe shoqëria civile. Rama i dha përgjigjen e shkurtër duke i thënë: ‘Edhe këtu do na e fusësh shoqërinë civile’. Ndërsa Pjerin Ndreu shprehu rezerva për mungesën e investimeve në Shëngjin. Por Rama i tha se vërejtjet e tij janë muhabete pa lidhje pasi në Kukës e Shëngjin po bëhen dy projekte të mëdha.

“Ti dhe Safeti jeni njerëz interesantë, ndaj jeni dhe më të sukseshmit, njëri thotë që Kukësi do mbetet xhep fallso nga Ura e Madhe, tjetri thotë që Shëngjini do të mbetet i fundit. Kur këtu po bëhet dy nga projektet më të rëndësishme dhe më të mëdha aktualisht në Shqipëri.

Shëngjini ndërkohë po lidhet me Velipojën, dhe me Malin e Zi, rruga Shëngjin Velipojë, që ka 30 vite që është ëndërr, e kishte zotëria dhe premtim elektoral, që do e bëja unë, dhe po e bëjmë bashkë. Do të jetë realitet. Ura e Kukësit po bëhet, ndërkohë që kur futeshe në Kukës futeshe fshehtas. Në Kukës dhe në Vlorë hyje fshehtas, të kapte frika se çfarë do të ndodhte, dhe më pas dilte qyteti.

Të gjitha qytetet xhep janë, ka xhep plotë, ka dhe xhep fallso. Faktikisht këto vepra rrisin ekonominë, qytetet duhet të mendojnë për të rritur atraktivitetin. Ky është muhabet pa lidhje, nuk ke se çfarë i sqaron”, u shpreh Rama.

Ora 12:30
‘Boll fole se të nxorra jashtë’, Rama acarohet me kryebashkiaken: Ça janë këto muhabete, pse i flet atij? (VIDEO)

 

Kryeministri Edi Rama është bezdisur nga e folura e e njërës prej kryebashkiakeve të pranishme. Teksa po mbante fjalën kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, Rama është nervozuar me bisedën me zë të ulët të kryetares së bashkisë së Patosit, Rajmonda Balilaj, me një koleg të saj.

Ndërkohë që Balilaj po fliste me zë të ulët, Rama i ka tërhequr vëmendjen që të ndalojë së bëri muhabet, ndërsa e paralajmëroi se do e nxirrte jashtë.

“Ça janë këto muhabete, pse i flet atij?! Do të nxjerr jashtë. Me ty e kam. Jo me ty jo, me Rajmondën. Po boll tani, boll!”, tha Rama.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Emigrant: 24/07/2022 12:09

    Atehere po spati energji elektrike njerezit te gatuajn me dru Dhe po span TV apo perlamentin te flen gjum me heret Sa per frigoriferet le te perdorin puset per ftohje ushqimesh

    Përgjigju
  • LABI: 24/07/2022 11:32

    Te punojme te te luftojme si ne rrethim, Te kumte shoku EDVER

    Përgjigju
  • Elton: 24/07/2022 09:41

    Pijine lengun Natos .Do na lene dhe pa drita tani ha ha ha per te qeshur dhe te qare.

    Përgjigju
  • Elton: 24/07/2022 09:38

    Anglo Saksonet po na kthejne si ne 1500 .Do bejme drite me pishe .

    Përgjigju
  • Tesla: 24/07/2022 04:38

    I mire je per batuta zoti rama, njekohesísht edhe per replika. Nuk eshte zgjidhje per te prer energjin elektrike, nese dikush deshiron te kurseje energjin elektrike, eshte e drejta e tij ta beje kete ne shtepin e tij, por jo ju si qeveri. Ne fund te fundit ne Shqiptaret jemi mesuar te kalojme nje jete duke kursyer cdo’gje, gjithashtu ne si Shqiptar jemi mesuar te jetojme me kohet e veshtira. Nese merrni si shembull Gjermanine per kursimet qe ben, atehere shikoni shembuj te tjere nga vende te tjera sesi i ndihmon qeveria ne te tilla raste.

    Përgjigju
  • Hajt mo: 24/07/2022 04:16

    C’te keqe ka me heq dritat e ujin per sa kohe njerezit durojn??

    Përgjigju
  • anti- maloku: 24/07/2022 02:07

    LERE PALLATIN E SULOS O EDI RAMA,,,KE ME MIJERA SHTEPI E PALLATE QE KANE BERE TE ARDHURIT PAS 1990 NE TIRANE QE DUHEN SHEMBUR NJE ORE E ME PARE.....

    Përgjigju
  • arbeni: 24/07/2022 02:04

    JAM DAKORT ME ALFONSIN,,PO HOQE KORENTIN NUK PUNOJNE POMPAT E UJIT,,,,KUR SHTETI DUHEJ TE KISHTE SIGURUAR UJE 24 ORE PER TIRANEN,,,,KURSE PER PASTERTINE E QYTETEVE ,,,RAMA ME DUKET HIPOKRIT,,I KERKON LELIT PASTERTI NE VLORE,,,,POR O RAMA TI KE LENE TE QELBUR TIRANEN KRYEQYTETIN,,,JO ME VLOREN...SEPSE I VJEDH LEKET PER PASTRIMIN E TIRANES,,,,KE VETEM NJE MAKINE QE FSHIN RRUGET ,,KUR TIRANA DUHET TE KISHTE 50 TE TILLA....

    Përgjigju
  • Gati valixhet !: 24/07/2022 01:11

    Fiks , gati valixhet, ketu po qelbet !

    Përgjigju
  • Lora: 24/07/2022 00:06

    Jepi z kryetar shtrije kabllin per te miren e vendit. Je Skënderbeu yne me pallen ngrehur. Mos u merr me komunistay e Saliut po jepi kabllit se ka akoma vend. Te puth

    Përgjigju
  • Arbërori: 23/07/2022 20:00

    Shqipëtarve ua shkurton e bukën e gojës o Edvin shkjau shqipfolës, kurse serborusëve ua jap bukën e shqiptarëve. Ty tu shkurtoftë gjitha dhe jeta o tradhtar…!!!

    Përgjigju
    • O koqevar: 24/07/2022 04:09

      Nga i nxorre keto konkluzione mor amon

  • Paul: 23/07/2022 19:56

    energjia eshte jetike per ekonomine,,,merri pasurite ketyre non-gratave saliut ,,,,ilir metes,,lul bsshes,,,dhe paguaj,,,ata kane vjedhur arken e shtetit,,,,dhe paguaj energjine per popullin....

    Përgjigju
    • Enveri dhe Koha: 24/07/2022 01:13

      Në kohen e xhaxhit u bene hudrocemtralet por në Gusht nuk ka shi! Pa shi nuk ka raki ! Ndaj nga ora 3-5/6 pasdite dhe nga ora 3-5 mengjes nuk duhen fare dritat

  • Alfons: 23/07/2022 19:05

    O shtet grabiqar,po car korenti do heqesh,po ku punojne pompat dhe ashensoret ne pallatet e reja qe keni ndertuar ju duke zene cdo lulishte ne tirane,si do hypin pleqte neper shtepija se vetem ata kane ngel ne shqiperi.

    Përgjigju
  • Elio: 23/07/2022 18:43

    O sufllaqexhinj, a jeni ne terezi se po na shkaterroni. Ai thot do ju heq dritat ju thoni ne rregull, o njerez pa cipe truri, o te poshter se na bete te ikim prej ketij vendi, fytyra te felliqura, do ju palloje edhe grate neser e do thoni jemi ok. Rrace e fulliqur

    Përgjigju
    • Lexues: 24/07/2022 08:18

      Keta jane njerez qe marrin parate kot pa pube pa biznes...nuk u prish pune asnje lloj kufizimi

  • Riku: 23/07/2022 18:32

    Ah ta lumsha... pa drita e pa pune... je me i miri... te uroj jete te gjate ne pushtet se je fiks per hipokritet komunisto rilindas... mendo dhe per ujin ta nderpresesh nga pak se ska 2 pa 3...

    Përgjigju
    • Gjyshi Komunist: 24/07/2022 01:15

      Ore djalë po në kohen e komunizmit i kemi ndertuar Une dhe gjyshi jot hidrocentralet , Pse c’ndertuat Ju të “mezzo demokraxise” , i ndertuam neve populli komunist more i nderuar dhe sot kemi 100€ pension ! Të na rrojne ullinjte dhe rrapat!

  • Marko: 23/07/2022 18:07

    Me vjen mire qe jeni ju ne krye per te perballuar keto sfida pasi e keni vertetuar qe beni zgjedhjet e duhura.

    Përgjigju
  • Jonis: 23/07/2022 18:07

    Si gjithmone planet e duhura ndiqen per kalimin e sfidave qe perballemi.

    Përgjigju
  • Fatmir: 23/07/2022 18:00

    Ju lumte z Rama qe gjeni gjithmone nje zgjidhje kaq te shpejte kundrejt krizave

    Përgjigju
    • O Arbëror: 24/07/2022 01:16

      Vendos more panel djellor ,në autostrada e kudo ne lagje , apo edhe djellin e Shqiptarise na e merr SERBIA ?!

    • Arbërori: 23/07/2022 20:02

      O të verbuar, energjia do shkojë në Serbi o mjerana

  • Bardha: 23/07/2022 18:00

    Kjo besoj se eshte nje zgjidhje shume efektive per te miren e popullit dhe zgjidhjen me te shpejte te kesaj krize

    Përgjigju
  • Joana: 23/07/2022 17:59

    Qeveria gjithmone ka zgjidhje per keto kriza ne te cilat gjendemi

    Përgjigju
  • Eriona: 23/07/2022 17:58

    Ky eshte nje plan i mire per te permiresuar gjendjen e krizes ku ndodhemi Rama e ka menduar

    Përgjigju
  • Niko: 23/07/2022 17:23

    Per kursimin e energjisë elektrike duhet te vihen sahatet mates me dy matje (me dy orare) ,e para ora6_20te darkest ,dhe e dyta 20,00--0600 te mengjezit,Ne kete menyre kursehet energjia.

    Përgjigju
  • Toni: 23/07/2022 17:08

    le te fillojme te kursejme duke mos bere 20 mln euro nje km si fillim ,te rishikohen tenderat abuzive ne te gjitha ministrite e drejtorite e shtetit...pastaj me keto parate e kursyera sdo kemi fare nevoje te mesojme kursimin o zoteri .....

    Përgjigju
  • fatihu: 23/07/2022 16:55

    si gjithmone plot plane e plot projekte strategjike per te miren e vendit tone. dhe vemendja ndaj turizmit eshte nje pike e cila ndikon ne rritjen e ekonomis vendit

    Përgjigju
  • klenti: 23/07/2022 16:42

    ju lumt per cdo organizim qe beni per te diskutuar per cdo projekt qe do te zhvillohet ne te miren e vendit .

    Përgjigju
  • Fredi: 23/07/2022 16:41

    Asnjeher sduhet te dorzohemi se nfund te dites ne do e perballojm sic perballuam shum gjera

    Përgjigju
  • Sandri: 23/07/2022 16:41

    E gjithe europa do kaloje kohe te veshtira por do ja dalim se bashku

    Përgjigju
  • Esi: 23/07/2022 16:40

    Skemi ca bejn nga halli do e kalojm dhe keye veshtirsi si cdo gje tjeter

    Përgjigju
  • Geri: 23/07/2022 16:40

    Ti heqin nga puna ata qe se bejn sic duhet se nuk po paguhen kot

    Përgjigju
    • tezja: 23/07/2022 16:57

      Sidomos Bashkite dhe komunat jane fryra me militante qe dredhin zinxhirin dhe hapin syte per ndonje vjedhje.

  • Hu:PKW: 23/07/2022 16:34

    Po ca thu me. Shqiptari ka gjith jeten qe jeto ne kohe te veshtira. Ti po thu:- Te mesojm te jetojme ne kohe te veshtira. Te lumte koka

    Përgjigju
  • Shaban: 23/07/2022 16:25

    Me ju do i kalojm te gjitha krizat sepse jemi me fat qe ju kemi z.rama sic kemi kaluar krizat e me parshme dhe kete do e kalojme me se miri

    Përgjigju
    • ali baba me 40 hajdutet: 24/07/2022 09:46

      Tamam o Shaban , shyqyr qe u gjet nje njeri te ece ne rrugen e Enverit. Te na rroje dhe Rama sa rrojti Enveri qe mori gjithe ato urime nga ju.

  • Leo: 23/07/2022 16:23

    Te gjitha problemet qe neve kemi me juve do i kalojme te gjitha z.kryeminister kemi besim te ju

    Përgjigju
  • Irda: 23/07/2022 16:15

    Cdo gje do te mbahet nen kontroll.Puna juaj tani eshte me e veshtire se kurre dhe ju po ja dilni mbane

    Përgjigju
  • Tea: 23/07/2022 16:13

    Do te mundohemi me dhume pune te pershatemi me kushtet e kohes ne te cilen jetojme.Cdo gje do te rregullohet.

    Përgjigju
  • Toni: 23/07/2022 16:07

    Takimet me kryetaret e bashkive shkuan shume mire dhe mesuam per arritjet ne qytetet e tyre

    Përgjigju
  • Petrit: 23/07/2022 16:06

    Ai kryetari i vlores spo ben asgje per qytetin e tij

    Përgjigju
  • O i poshter: 23/07/2022 15:46

    Po me qe punojm me te huaj me projekte online ca duhet ma ba me lan punen ? Si heq dritat ti ??? Po del e kontrollo se po vjedhin gjith korentin e po lan kondicioner nez dit nate

    Përgjigju
    • Behu pjese e planit...ik dhe ti: 24/07/2022 09:33

      Gjenerator vlla ose inverter me bateri... pyet te lindurit e hershem ose hipi ballonit dhe emigro

    • Sala: 23/07/2022 23:52

      Edhe Skocezet nuk do kene drita , mos u merzit o highlander

  • Keno: 23/07/2022 15:41

    Hajde aktor hajde. Per cmim Oskar.Edhe Enveri do ta kishte zili.Shume shpejt do te mbaroj dhe ty vaji I kandilit.

    Përgjigju
  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 23/07/2022 15:39

    Te lumte mendja Keno ! Ke teorine e Genc Rulit dhe ti. Nuk e di teorine e skuthit Genc? Ai , kur drejtonte ekonomine dhe financat, tha : ketij populli qe nuk reagoi kur ja 10 fishuan cmimin e bukes , tani mund t'i beni cdo gje se nuk e hap gojen. Eshte rradha jote, por meqe ra fjala i thuaj atij hajdutit te bashkise se Tiranes t'i fiki drita e ndricimit urban mbas ores 6 te mengjesit.

    Përgjigju
  • Un Fen Ti Pi: 23/07/2022 15:37

    O uku haleve po gjith Bota ka probleme me energjin apo vetëm për tipa si ty do bëj përjashtim o karri im.

    Përgjigju
    • UKU MOMLIT: 23/07/2022 17:38

      Un Fen Ti Pi si klysh i vogel e nxorre edhe per sot sufllaqen qe nxjerr nga bytha kryerilindasi jot i preferuar, militant trushplar

  • UKU MOMLIT: 23/07/2022 15:27

    Ça po thu re gjigand ça po thu??? Bjeri xhigando bjeri ketij populli qe duron si delja shqelmat e gomarit,pa pik meshire xhigando se nuk do behet qameti se do vesh orar per drita si per ujin. Hec perpara gjigando nga fitorja ne fitorje. Ju paçim me jete e sa malet gjigando sebashku me shokun saliviçidoli, furken tende qe te mbeshtet e te mban ne pushtet. Hec gjigando,perpara.....

    Përgjigju
    • Pleshti: 23/07/2022 18:39

      Uku i Momlit èshte njësh!!!

  • Inxhinieri: 23/07/2022 15:17

    Olsi Ramen e kane pare shpesh te ‘pallati i Sulos’. E viziton shpesh Vloren naten zoti Olsi. Ai pallat duhet shembur se eshte nje shemti ne mes te Sheshit te Flamurit!

    Përgjigju
  • tironci: 23/07/2022 15:06

    hiqi fare dritat shk*dhej nonen ,, se keshtu e dun, kthej dhe i here te gjeneratori se ju ka bo nostalgji deg deg deg

    Përgjigju
  • Eri: 23/07/2022 14:58

    Pallatin e sulos e ka marr Olsi Po leri pordhet.

    Përgjigju
  • lamja: 23/07/2022 14:47

    PO na hoqe dritat rama ,,,e ke sigurt qe populli do ngrihet dhe do te rrezoje nga qeveria ,,,prandaj beji mire llogarite...

    Përgjigju
  • ymeri: 23/07/2022 14:46

    sporti do fusha dhe ambiente sportive o zoti rama,,,,kurse ti nuk ke bere asnje fushe ne tirane vetem pallate...

    Përgjigju
  • lume: 23/07/2022 14:43

    MUND TA RISHIKOSH ate projekt qe te thote gjici,,o rama ,,,,mos u bej si enver hoxha qe thonte ketu ka nafte ,,, dhe i vriste kot inxhinjeret kur nuk nxirrnin nafte aty ku i shkrepej enver kermes.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?