Në takimin me kryebashkiakët, kryeministri Edi Rama bëri me dije se në Vlorë do të transformohet pallati i Sulos në qendër inovacioni.
“Nevoja për tu fokusuar tek përmbajtja e sezonit dhe nga pikëpamja kulturore dhe artistike. Jemi prap në mangësi jemi në mangësi për ofertën për orët që janë mes perëndimit të diellit dhe gjumit. Në Vlorë, po fillojmë punën edhe për transformimin e pallatit të Sulos në një qendër inovacioni dhe kulture që do të jetë më e madhja në Shqipëri dhe rajon për atë natyrë. Projekti është bërë për FSHZH, struktura është vendosur që të ruhet sepse e dini që ideja dhe zotimi im ka qenë që duhej të prishej por arkitektët argumentuan që mund të vihet në dispozicion të qytetit dhe rajonit të Vloës dhe më pas gjëja ka marrë zhvillim interesant e do jetë vlerë e madhe e shtuar.
Nëse Vlora do të ketë vision dhe këmbëngulje e lidership atje dhe nëse do të jetë në gjendje të ndërtojë program promovimi thithje të turistëve në harmoni me biznese, nuk do jetë e largët dita kur jo hotelet por gjithë apartamentet të shitura, pra do jenë për t’i dhënë me qera”, tha Rama.
Lajmi kryesor:
Rama: Gati plani për kursim, energjia me orar! Të mësojmë të jetojmë në kohë të vështira! Do ketë shkurtim punonjësish
//ReportTv.al