Në mbrëmjen Gala, të mbajtur në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, politika sicc e ka zakon shpesh në evenimente të tilla është përpjekur edhe këtë herë të 'vjedhë' vëmendje. Të shumtë kanë qenë politikanët e pranishëm në Teatër të cilët 'u kanë marrë skenën' artistëve.
Kryeministri Edi Rama nuk ka nguruar t’i qëndroi “besnik” stilit të tij, duke veshur një kostum spotiv. Pranë tij, dorë për dore, Linda Rama e veshur me të zeza, ka kombinuar një xhaketë fine dhe një fund të gjatë me tyl.
Me të zeza ka zgjedhur të shfaqet edhe ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e cila ka veshur një kostum të zi. Ish-Zvëndësministrja e Brendshme, Rovena Kuko, në këtë mbrëmje Gala, veshi një fustan të bardhë dhe krijoi një kontrast mjaft interesant duke lyer buzët e kuqe. Në look-un e saj një element i cili ra në sy ishte kordelja që kishte vendosur ajo në flokët e saj.
Lajmi kryesor:
Mbrëmja gala në Tiranë/ Ermonela Jaho dhe Placido Domingo ndezin sallën në Teatrin e ri modern të Operas dhe Baletit! Artistja shqiptare: Njësoj si skenat e mëdha botërore
J.GJ.//ReportTv.al