Politikë

Takimi i Ramës me 100 të rinj demokratë, FRPD: Nuk na njollosin disa individë që për arsye personale janë joshur për t'u bashkuar me 'bandën' tënde

23 Mars, 12:34| Përditesimi: 23 Mars, 13:18

  • Share

VLORË- Forumi Finor i Partisë Demokratike ka reaguar pas takimit të kryeministrit Edi Rama me 100 të rinj demokratë në Vlorë, me të cilët kishte ndarë edhe një video në Facebook. Në një deklaratë për mediat, FRPD shkruan se nuk njollosen nga disa indivië që për arsye familjare apo personale janë joshur për t'iu bashkuar bandës plaçkitëse të Ramës, siç ata e cilësojnë.

FRPD i thotë Ramës se nuk do t'ia arrijë synimit të tij për ta shkatërruar këtë strukturë, siç bëri me FRESH, siç thonë ata. 

"Edi Rama, ti je peng i bandave të Sky Encrochat, aspak i FRPD apo çdo lloj rinie! Pasi shpopullove këtë vend nga gjysma e rinisë duke i debuar nga ky vend me gomone apo kamionë, Shqiperinë dhe të ardhmen e saj e ke lenë peng të krimit dhe korrupsionit!

Të rinjtë e FRPD kanë qenë në ballë të protestave dhe do jenë në ballë të fushatës që do të dëbojë ty nga ky vend një herë e mirë!  Ne jemi rritur komisariateve, sallave të gjyqeve dhe asnjëherë nuk e kemi ulur kokën ndaj regjimit tënd, asnjëherë!

Individë që për arsye personale apo familjare janë detyruar apo joshur për t'u bashkuar me bandën tënde plaçkitëse nuk e njollosin FRPD, organizatën më të madhe politike në vend.  Çfarë arrite me FRESSH, të cilën e shkërrmoqe duke e lenë pa struktura, pa kryetar, por mbi të gjitha pa identitet politik por veç nënshtrimin pa kushte ndaj hedonizmit dhe sadizmit tënd, nuk do e arrish kurrë me FRPD!

FRPD do t'i numeroj ditët mbrapsh deri në 11 Maj, aty ku do perballemi jo siç bën me Lulin ne Tik Tok, por me votën masive të rinisë që i shkatërrove, dhunove dhe kërcënove për të plotësuar veprat e skizofrenisë tënde", thuhet në deklaratën e FRPD.

H.K/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Niko: 23/03/2025 14:00

    Shumë "Interesante" deklarata,më vjen keq për se qenkan rritur në komisariat pa dritë,në këtë regjim "diktatorial"që "shpopulloj"vendin.Këta qorra të kënetës nuk duan të shikojnë e as dëgjojnë për rritjen e zerit të Shqipërisë kudo në botë nën drejtimin e "bandës kriminele",o të mjerë!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, a i besoni premtimet e partive?