Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje edhe njëherë të gjithë atyre që punojnë në të zezë që të denoncojnë pronarin dhe më pas do të marrin pagën e luftës. "Buka ndahet, shqiptari e ndan bukën dhe për bukën shqiptari nuk ka vdekur dhe nuk do të vdesë, as në këtë luftë. Cfarë mund të bëjmë ata që janë në të zezë, kemi ndjekur të gjitha draftet e paketave në një numër të madh vendesh.
Jo për të matur paratë, por në raport me buxhetin dhe po ju them se paketa jonë nuk është më e vogël se e shumë vendeve, sepse është 2.2% e Prodhimit të Përgjithshëm. Por për punën në të zezë ka një problem shumë të madh. Ka artizanë, hidraulikë, elektricistë, bojaxhi, njerëz që punojnë në të zezë dhe vërtetë janë në hall. Po ju lutem atyre të vërtetëve, si mund ta zgjidhë shteti këtë cështje?
Nëse do të paguanim të gjithë ata në të zezë, të jeni të sigurt do të vinin edhe këta që punojnë në të zezën e gjuhës dhe gojës së tyre në Facebook. E vetmja rrugë që kemi gjetur dhe që nuk e propozon një shtet tjetër. Ata që punojnë në të zezë dhe sot janë në hall ta denoncojnë, që ne të bëjmë verifikimin dhe personit ti themi ti do ta paguash këtë. Dhe në aktin e masave të reja, të pikatores së lehtësimit dhe shtrënguese, ne po konceptojmë edhe një masë për sipërmarrësit që luajnë me gjakun e njerëzve në të zezë, por që të funksionojë, njerëzit të ngrenë zërin" tha Rama.
Lajmi kryesor:
Rama tregon planin për liri me pikatore: Subvencion për familjet që jetojnë me qiranë që marrin, të hënën paga e 'luftës' për 10 mijë bizneset e para
//ReportTv.al