Rama: Teatri u shemb me vonesë, i riu do të hyjë në listën e më të bukurve në kohët moderne

19 Maj 2020, 13:57| Përditesimi: 19 Maj 2020, 16:41

  • Share

Kryeministri Edi Rama shprehet se Teatri i ri Kombëtar do të hyjë në listën e teatrove më të bukur europianë të ndërtuar në kohët moderne. Protestën dhe akuzat, ai i cilëson edhe njëherë si sherrnajë vulgare.

"Çun Lajçin e njoh si Çuni i Plisit të Bardhë e i një "grushti dhé", ai që lidhi me një fill emocionesh unike diasporën shqiptare me tokën amë që digjej nga lufta dhe u kthye përmes artit të tij, në ikonën shpirtërore të popullit gjatë asaj kohe të mallkuar...

Po ta njihja personalisht apo po të mos më kishte thumbuar edhe mua në rreshtat bashkëlidhur, nuk do ta postoja këtu çka ai ka postuar me një vrazhdësi kaq të kthjellët, mbi këtë sherrnajën vulgare për një godinë të gabuar që u shemb me një vonesë dhjetra e dhjetra vjeçare!

Uroj ta takoj Çunin e Bjeshkëve të Namuna kur si dy "të çmendun" mes plot normalësh, të hapim dyert e Teatrit të Ri Kombëtar, i cili nuk do të jetë si ai i Shkupit nga forma neoklasike e zgjedhur për arsye ideologjike, por padiskutim do të jetë një Teatër Kombëtar që do të hyjë në listën e teatrove më të bukur europianë të ndërtuar në kohët moderne" thote Rama. Lexo ketu shkrimin e plote te Çun Lajçit

Komento

Komente

  • Vali: 19/05/2020 15:15

    Mos na dil me ne televizor,,maskara,,sapo e theva televizorin 24 polsh..

    Përgjigju
    • Toni: 19/05/2020 16:50

      Çfarë televizori ishte,Iliria bardh e zi i kohës së komunizmit se ata ishin 24 polsh... Shpellariste e kamufluar...

  • aier: 19/05/2020 14:41

    ti je burre lavir, edhe ske faj se me lavire ke jetuar gjith jeten.

    Përgjigju
    • Cimi: 19/05/2020 15:13

      Je shpellar dhe asgje me shume ti që shan kryaministrin .

  • nina: 19/05/2020 14:26

    Qe u shemb u be shume mire sepse ajo u pa se cfare kalbesire ishte me nje prekje te vogel ra dhe ne qe e kemi frekuentuar na ka ruajtur Zoti. Por nje gje duhet pasur kujdes :MOS VEPRONI SI ME SALLEN E OPERAS QE NUK MBAHET MEND KUR KA FILLUAR DHE NUK PO MBARON, TEATRI DUHET TE FILLOI DHE TE MBAROI BRENDA NORMAVE EVROPIANE DHE JO TE ZGJASE SI SHUME TE TJERA.

    Përgjigju
    • Lëvonja: 19/05/2020 15:14

      Ne 2030 esht prapashiku me mbaru

    • lavdosh: 19/05/2020 15:08

      Sa per dijeni e dashur Nina (sa emer i bukur!), salla e Operes ka perfunduar

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?