Rama telefonatë me Lavrov për krizën në Bjellorusi, Putin mbështet ndërhyrjen e OSBE-së

20 Gusht 2020, 18:56| Përditesimi: 20 Gusht 2020, 19:02

  • Share

Kryeministri Rama në cilësinë e kryetarit të OSBE-së ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov lidhur me situatën në Bjellorusi. Sipas burimeve nga Kryeministria, Putin mbështet ndërhyrjen e OSBE në Bjellorusi për të ndërmjetësuar zgjidhjen e krizës pas zgjedhjeve. Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se është duke punuar së bashku me BE-në për të realizuar misionin ndërmjetësues në Bjellorusi për zgjidhjen e krizës.

Këshilli Europian dhe Presidenti Charles Michel pranoi propozimin e Kryeministrit Rama në cilësinë e kreut të OSBE për të zhvilluar një takim me presidentin bjellorus Lukashenko dhe lideren e opozitës SvetlanaTikhanovkaya.

Liderët e Europës vendosën që të mos njihnin zgjedhjet presidenciale në Bjellorusi, të cilat nxjerrin fitues Alexandër Lukashenko, duke iu përgjigjur kështu thirrjes së opozitës në Bjellorusi. Kancelaria Gjermane, Angela Merkel  i quajti zgjedhjet në Bjellorusi “as të lira e as të drejta”.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?