Politikë

Rama mbledh deputetët e Tiranës dhe përfaqësues të bashkisë! Zbardhen porositë: 2 javë afat për evidentimin e problematikave! Asnjë diskutim për zgjedhje në Bashki

3 Korrik, 18:15| Përditesimi: 3 Korrik, 20:21

  • Share

Kryeministri Edi Rama zhvilloi pasditen e kësaj të enjteje një takim me deputetët e zgjedhur të Qarkut Tiranë, së bashku me përfaqësues të bashkisë së kryeqytetit.

Burime nga mbledhja bëjnë me dije se kryeministri Rama u ka kërkuar deputetëve të jenë më shumë të pranishëm në terren për evidentimin e problematikave dhe koordinimin me pushtetin vendor, me strukturat e bashkisë për gjetjen e zgjidhjeve.

Gjithashtu mësohet se kreu i qeverisë u ka lënë deputetëve dy javë kohë që të dalin në terren, të evidentojnë problematikat e qytetarëve dhe t’ia paraqesin atij në një tjetër takim që do të kenë me të. Fokusi kryesor ka qenë te menaxhimi i hapësirave publike. Asnjë diskutim për zgjedhjet në Bashkinë Tiranë, kryetari i sw cilws, Erion Veliaj, ndodhet nw qeli qw prej 10 shkurtit.

Takimi, i cili u mbajt në një prej hoteleve të kryeqytetit, ka zgjatur 30 minuta dhe ka qenë shumë larg diskutimeve dhe toneve të përdorura në Vlorë.

Në mbledhje kanë qenë të pranishëm deputetët aktualë dhe ata të zgjedhurit e 11 majit, drejtorët e bashkisë Tiranë dhe administratorët e njësive. E pranishme ishte dhe e deleguara në krye të Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani, si dhe Ogerta Manastirliu, Ervin Hoxha, Igli Hasani, Albana Koçiu, Endrit Brahimllari, Petrit Malaj, Arbjan Mazniku dhe Blendi Gonxhja.

K.M/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e gjykoni etiketimin në Kuvend të Flamur Nokës 'media vari Kar-lo'?