Kryeministri Edi Rama e mbylli fjalën e tij nga rruga e re në Kolonjë, që kalon në luginën e Vjosës dhe lidh bregdetin me juglindjen e vendit, duke apeluar për shqiptarët që të votojnë masivisht për integrimin europian më 11 maj.
Kryesocialisti theksoi se nuk bëhet fjalë për parti dhe kandidatë, por për një të ardhme për shqiptarët.
Madje theksoi se duke votuar “bufin e kënetës”, votohej për interesin e tij dhe të familjes së tij, duke e lënë vendin në gropë.
“Zgjedhja e 11 majit është e qartë, është zgjedhje e një populli të tërë dhe hallit të një individi të vetëm. Kaq e qartë është. Mes të mirës së përbashkët të një vendi të tërë dhe interesit të një familjeje të vetme. Është mes Shqipërisë me BE në Europë dhe me bufin e kënetës prapë në gropë. Epo në gropë le të rrijë bufi dhe kush do të rrijë me bufin. Shqipëria më kurrën e kurrës! Faleminderit!”.
Lajmi kryesor:
Rama nga Kolonja: Unë jam për t’iu çuar në BE, për t’iu mbajtur jashtë keni ‘bufin e kënetës’! Ne punojmë e bëjmë rrugë, ata sulmojnë
A.Q/E.H/ReportTv.al
