Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria nuk ka rrugë tjetër veç integrimit europian, pavarësisht se hapja e negociatave i është refuzuar tri herë në të kaluarën.
“Tri herë rresht u poshtëruam. Ishim gati, Komisioni tha që jemi gati dhe më pas dinamikat brenda dyerve të mbyllura ishin të tilla që u poshtëruam tri herë. Por ajo që nuk të vret, të forcon. Një filozof gjerman e ka thënë këtë.
Kështu e kthyem në forcë dhe ja ku jemi sot”, tha Rama në një konferencë për mediat nga Luksemburgu, ku Shqipëria nisi kapitujt e parë të negociatave.
“E dimë që ka ende një rrugë të gjatë, nuk kemi iluzione. Dhe e dimë që zakonet e vjetra mezi zhduken. Kështu që gjërat mund të ngecin prapë.
Nuk ka rëndësi. Për ne nuk ka rrugë tjetër, nuk ka vend tjetër, nuk ka të ardhme tjetër. Dhe ka diçka që të gjithë duhet ta kuptojnë, kur shqiptarët bien në dashuri, janë të pandalshëm”, shtoi Rama.
Lajmi kryesor:
Shqipëria hap grup-kapitullin e parë me BE-në! Rama: Gur themeli për rrugëtimin tonë! S'kemi plan B! Hungaria: Përshpejtoni zgjerimin! Varhelyi: Integrimi të bëhet i mundur brenda 2030 (Konferenca)
S.G//ReportTv.al