Shqipëria hap grup-kapitullin e parë me BE-në! Rama: Gur themeli për rrugëtimin tonë! S'kemi plan B! Hungaria: Përshpejtoni zgjerimin! Varhelyi: Integrimi të bëhet i mundur brenda 2030 (Konferenca)

15 Tetor, 10:06| Përditesimi: 15 Tetor, 14:40

  • Share

Luksemburg- Shqipëria shënon një moment historik në rrugëtimin e saj drejt BE-së. Në konferencën e dytë ndërqeveritare me Bashkimin Europian mbajtur sot në Luksemburg Shqipëria çeli negociatat për e grup kapitullin e parë.

Po kremtoni një vendim mjaft të rëndësishëm sot. Zhargoni duket shumë Teknik por kjo nënkupton që është çelur rruga për bisedimet thelbësore çka nënkupton që tashmë do të negociojmë kushtet në të cilat Shqipëria do të jetë anëtare e BE-së. Kjo është ajo çfarë po ndodh sot" sqaroi komisioneri për zgjerimin e BE-së, Oliver Varhelyi

Kryeministri Edi Rama, Ministri Hungarez të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Péter Szijjártó si dhe komisioneri për zgjerimin e BE-së, Oliver Varhelyi dolën në një konferencë për median në Qendrën Europiane të Konventave ku u mbajt mbledhja e konferencës ndërqeveritare.

Kryeministri Edi Rama e quajti ditë historike për shqiptarët për të cilën falenderime ia dedikon dhe presidencës hungareze dhe komisionerit Varhelyi 

" Faleminderit presidencës hungareze që ka luajtur një rol mjaft të rëndësishëm në këtë proces, duke nxitur përpara dhe gjithashtu faleminderit Komisionerit Várhelyi dhe ekipit të tij që na ka ndihmuar e na ka mbështetur përgjatë gjithë rrugës për 5 vite të gjata sfiduese dhe jo fort të lehta për ta thënë butë dhe faleminderit gjithë shteteve anëtare, falë tyre qëndroj këtu përpara këtij hapi mjaft domethënës, drejt anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe është me të drejtë një ditë historike, me domethënie historike për Shqipërinë dhe shqiptarët, por në këndvështrimin tim dhe për BE. Nuk na duhet, së paku shpresoj jo, një kujtesë e rëndësisë për të qëndruar e për të punuar së bashku të lidhur nga parime dhe vlera që përkufizon BE. 

Shqipëria është e qartë në rrugëtimin e saj nuk kanë një plan B vetëm atë të integrimit në BE.

Çelja e kapitujve përbën arritje të madhe dhe shënon gur themel historik në rrugëtimin e përbashkët. Çdo sukses që Shqipëria në procesin e BE-së duhet të shihet si hap për të gjithë rajonin. Më shumë se kurrë BE ka nevojë për Ballkanin Perëndimor ashtu si Ballkani ka nevojë për ju. Për Shqipërinë nuk ka tjetër të ardhme. Ne shqiptarët nuk mund të kemi një plan B kur vjen fjala për liri individuale, sundimin e ligjit dhe demokracinë funksionale. Historia na ka mësuar në mënyrë më të vështirë se kjo nuk të gjendet, madje të garantohet jashtë sferës së BE-së. Këto janë A, B dhe C e mënyrës së jetës europiane." tha Rama. 

Ministri Hungarez të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Péter Szijjártó theksoi nevojën e zgjerimit të BE-së. 

"Na duhet energjia e re e kjo do të vijë nga hapësira e Ballkanit perëndimor. Është në interest ë BE-së që zgjerimi të përshpejtohet. Nga ana tjetër na duhet të marrim hapa urgjente për të ruajtur besueshmërinë e politikës së zgjerimit. Një nga më të rëndësishmet e BE-së, e kjo politikë ka humbur besueshmëri gjatë viteve të fundit. Na duhet të përshpejtojmë procedurën e zgjerimit tani tha ministri i jashtëm i Hungarisë.

Edhe komisioneri për zgjerimin e BE-së nënvizoi rëndësinë e zgjerimit të BE-së.

Dua të falenderoj presidencën  Hungarinë që vendosi zgjerimin si përparësi politike dhe bëri përpjekje të jashtëzakonshme për ta nxitur më tej. Pa zgjerimin Europa nuk mund të bëhet më e fortë. Na duhet zgjerimi të bëhet më e forte”

Për Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Hungarisë, Peter Szijarto Shqipëria është gati dhe duhet të integrohet sa më parë në BE madje kishte dhe vërejtje për Brukselin

"Nëse gjithsecili bën punën e vet në mënyrë të drejtë e të duhur përpara fundit të vitit një tjetër grup kapitujsh mund të hapet me Shqipërinë, që është 6 dhe ka të bëjë me marrëdhëniet me jashtë. Është e qartë që pragmatikisht Shqipëria është gati. Shpresoj që të gjitha detyrat burokratike të bëhen në Bruksel e të mundemi të ulemi për një tjetër konferencë ndërqeveritare para mbylljes së mandatit të kësaj presidence"

Ndërsa kryeministri premtoi se Shqipëria do të punojë të jetë një vend anëtar i denjë i BE-së.

"Kur shqiptarët bien në dashuri nuk i ndal askush. Nuk duam që Shqipëria të largohet të marrë çantat e të vijë në Bruksel duam që BE të vijë në Shqipëri.  Në Shqipëri kemi nisur të ndërtojmë Europën dhe ne këtë duam të bëjmë. Duam të përfundojmë. Të ndërtojmë Europën në Shqipëri. U kam thënë edhe më parë, Bashkimi Evropian s’do gjejë kurrë një anëtar besnik se Shqipëria”

Për Report Tv theksoi edhe një herë se ka një plan për të integruar Shqipërinë brenda 2030. Edhe në konferencë tha se kishte një plan të qartë për të cilën sigurisht do të kërkonte ndihmën e aleatëve.

 Kemi një plan dhe po kështu mbështetemi tek miqtë dhe partnerët tanë për të na ndihmuar të arrijmë këtë gjë dhe kur them të na ndihmojnë, kjo është dykahëshe, jo vetëm politikisht, ku për fat të mirë kemi mbështetje mjaft të madhe, por edhe teknikisht ku kemi nevojë për dije, kemi nevojë për mbështetjen e trurit' tha Rama

Edhe Komisioneri për zgjeriminë beson se Shqipëria do të jetë anëtare e BE-së  brenda 2030 

Krahasuar me pikën nga e nisëm në 2019 kemi bërë një rrugë të gjatë përpara. Më kujtohet shumë mirë dita e parë në detyrë kur mu desh të telefonoja kryeministrin Rama në mëngjes herët sepse ishin përballur me një tërmet shkatërrues, tërmet me shkallë Rihter 6,4 ballë. Ndërhymë menjëherë në përpjekje për të ndihmuar dhe mendoj që kjo formësoi dhe pjesën tjetër të mandatit dhe jo vetëm i dha formë mandatit, por solli po kështu, një qasje të re sepse ajo çka trashëgova nga Komisioni Juncker dhe kryeministri e përmendi tashmë ishte më shumë një skenë si një makinë e përplasur sesa një portofol. Kishim tre përpjekje të dështuara për të arritur marrëveshje për nisjen e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kjo ishte pika nga duhet ta filloja dhe në thelb u desh që politika e zgjerimit të ngrihej, më së pari, në këmbë dhe pastaj të merreshim me integrimin e mirëfilltë që do të thotë të dinim sesi do të arrinim ekonomi të ngjashme, shoqëri të ngjashme në Ballkanin Perëndimor edhe përpara sesa të ndodhë anëtarësimi dhe kjo u bë përmes Planit Ekonomik të Investimeve. E para ishte të hartonim një metodologji të re dhe pastaj është edhe plani i rritjes, që tashmë po e përshpejton zgjerimin dhe për të bërë të mundur që në fund të mandatit të Komisionit të ardhshëm, ne të mund të shohim kryeministrin Rama që të emërojë dhe Komisionerin e parë apo të japë propozimin e vet për Komisionerin e parë në Komision' tha Varhelyi

Shqipëria nuk arriti për afro dhjetë vjet që të kishte një datë faktike për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian. Aplikimi për anëtarësim në BE u bë në prill të vitit 2009, dhe vetëm në qershor të 2014 arriti që të merrte statusin e vendit kandidat.

Shqipëria shpresonte të ulej në tryezën e negociatave në vitin 2021, por këtë herë pengesa erdhi nga Bullgaria, që ngriti veton ndaj Maqedonisë së Veriut, me pretendimin e një konflikti dypalësh mbi historinë dhe gjuhën. Tashmë me vendimin për hapjen e kapitullit të pare të negociatave, Shqipëria do të vijojë e vetme rrugëtimin në të cilën joformalisht ndodhej së bashku me Maqedoninë e Veriut.  Për herë të parë Shqipëria vendosi marrëdhëniet diplomatike me Komunitetin Europian në vitin 1991, fill pas rënies së sistemit komunist. Rreth 10 vite me vonë, në vitin 2000 u njoh zyrtarisht nga Unioni si një vend kandidat potencial, ndërsa në 2006 u arrit të përmbyllej procesi i negociatave rreth Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit.

Lajmi në përditësim... 

Ora 13:42
Reagon dhe Presidentja e Kosovës, Osmani: Urime Shqipërisë për këtë moment të rëndësishëm, dy vendet të vazhdojmë rrugën drejt BE

Vjosa Osmani

Edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar sot (15 Tetor) Shqipërinë, për arritjen e një momenti historik, në rrugëtimin e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Urimi është bërë nëpërmjet profilit të saj zyrtar në rrjetin social X.

Osmani e ka cilësuar hapjen e kapitujve të anëtarësimit si një hap të madh drejt një të ardhme më të ndritur dhe të begatë për të gjithë qytetarët e Shqipërisë.

Postimi i Osmanit:

“Urime Shqipërisë për arritjen e këtij momenti të rëndësishëm në rrugëtimin e saj drejt anëtarësimit në BE! Hapja e kapitujve të anëtarësimit e afron Shqipërinë një hap më pranë një të ardhmeje më të ndritur dhe të begatë për të gjithë qytetarët e saj.

Shqipëria, Kosova dhe vendet e tjera të rajonit të vazhdojnë avancimin në rrugëtimin e tyre drejt BE-së. Ky proces është thelbësor për sigurimin e paqes dhe stabilitetit afatgjatë jo vetëm për rajonin, por për të gjithë Evropën”.

Postimi i presidentes Osmani në rrjetin X
Ora 12:40
Rama: Tre herë u poshtëruam, por e kthyem në forcë! Duhet ta kuptoni, kur shqiptarët bien në dashuri nuk i ndal dot kush

 

Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria nuk ka rrugë tjetër veç integrimit europian, pavarësisht se hapja e negociatave i është refuzuar tri herë në të kaluarën.

“Tri herë rresht u poshtëruam. Ishim gati, Komisioni tha që jemi gati dhe më pas dinamikat brenda dyerve të mbyllura ishin të tilla që u poshtëruam tri herë. Por ajo që nuk të vret, të forcon. Një filozof gjerman e ka thënë këtë.

Kështu e kthyem në forcë dhe ja ku jemi sot”, tha Rama në një konferencë për mediat nga Luksemburgu, ku Shqipëria nisi kapitujt e parë të negociatave.

“E dimë që ka ende një rrugë të gjatë, nuk kemi iluzione. Dhe e dimë që zakonet e vjetra mezi zhduken. Kështu që gjërat mund të ngecin prapë.

Nuk ka rëndësi. Për ne nuk ka rrugë tjetër, nuk ka vend tjetër, nuk ka të ardhme tjetër. Dhe ka diçka që të gjithë duhet ta kuptojnë, kur shqiptarët bien në dashuri, janë të pandalshëm”, shtoi Rama. 

Ora 11:17
Ndarja nga Maqedonia e Veriut, Rama: Më vjen keq për vëllezërit tanë! Edhe Ajnshtajni ishte shqiptar çfarë të bëjmë?! Integrimi s'duhet të vendoset mbi baza dypalëshe

Konferenca në Luksemburg

Kryeministrit Edi Rama dhe ministrit Hungarez të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Péter Szijjártó dhe komisioneri i Zgjerimit Varhelyi ndodhen në konferencë për shtyp.

Pyetje: E keni sulmuar Bullgarinë disa herë për politikën ndaj Shkupit tani që vendet u shkëputën mendoni se keni të drejtë për ato që keni thënë?

Rama: Neve na kanë bërë shumë herë bashkë me detyrim. Na bënë bashkë me osmanët, pastaj me italianët, jugosllavët, pastaj na detyruan të bëheshim çift me Stalinin dhe Maocedunin në Kinë. Dhe në të gjitha këto çiftime kuptuam që nuk donim të bëheshim çift me detyrim, por të gjenim lumturinë tonë.

Befas e gjetëm veten tonë me Maqedoninë.  

U bëmë çift me Maqedoninë, mund të them që nuk ishte dhe aq keq, mund të ndanim situatat me njëri tjetrin si personazhet “në pritje të Godosë”, e Brukseli imitim i Samuel Beket.

Ndihem vërtet të trishtë që vëllezërit tanë të Maqedonisë së Veriut ende nuk kanë qenë në këtë fazë të procesit ndërsa kanë qenë mes të parëve në most ë parët që kanë nisur procesin. Kur flas për poshtërimet tona, tre herë njëra pas tjetrës, ndihem në siklet sepse më duhet të mendoj për poshtërimin e Maqedonisë së Veriut që u detyrua të ndryshonte edhe emrin për tu futur në këtë proces dhe po, i qëndroj të njëjtave gjëra që kam thënë për miq tanë bullgarë, sepse historia nuk mund të jetë arsyeja për të ndaluar bisedimet e anëtarësimit për asnjë vend.

Pikëpamjet e ndryshme se kush ishte nëna e heroit kombëtar e me kë bëri dashuri apo cili ishte identiteti biometric dhe me kë kishin lidhje kur vendosën të bënin dashuri janë tema interesante për historianët por nuk janë pjesë që na lidhin për në BE. Nuk është sulm kundër miqve tanë bullgarë por është e dukshme. Arritja e BE-së është të mësosh ta shohësh rrugën e së shkuarës me sytë e të ardhmes. 

Vendosja në nivele dypalëshë e procesit të anëtarësimit të BE-së është e sëmurë. Nëse e vendos këtë proces mbi baza dypalëshe vetëm sa e bën dëm. të parandalosh Maqedoninë e Veriut ishte ti bëje një dëm shumë të madh popullit dhe rajonit. Vijoj ti qëndroj kësaj. Kjo nuk është konfrontim. Unë e dua Aleksandrin e madh. Por nuk dua tia di. Nuk dua të di se ku ka lindur dhe nuk dua të pretendoj të marr pjesën time si shqiptar nga gjenet e tij. Se kemi shumë shqiptarë që pretendojnë që Napoloni është shqiptar. Mos doni të ngremë një problem dypalësh me Francën për këtë. Kjo nuk do të përfundojë kurrë. Anjshtanji ishte shqiptarë, cfarë të bëjmë?! Duhet të tregohemi seriozë. Lërini vëndet të rriten.  

Ora 10:56
Integrimi! Ministri i Jashtëm hungarez: Shqipëria është gati për në BE! Brukseli të bëjë detyrat burokratike e të hapë një tjetër grup-kapitujsh brenda këtij viti

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Hungarisë, Peter Szijarto, deklaroi sot se bisedimet e anëtarësimit kanë nisur, për t’u siguruar që Shqipëria do të bëhet anëtare e BE-së sa më shpejt të jetë e mundur.

Nëse gjithsecili bën punën e vet në mënyrë të drejtë e të duhur përpara fundit të vitit një tjetër grup kapitujsh mund të hapet me Shqipërinë, që është 6 dhe ka të bëjë me marrëdhëniet me jashtë. Është e qartë që pragmatikisht Shqipëria është gati. Shpresoj që të gjitha detyrat burokratike të bëhen në Bruksel e të mundemi të ulemi për një tjetër konferencë ndërqeveritare para mbylljes së mandatit të kësaj presidence.


Kemi objektiv të qartë dhe për Serbinë. Ajo është e aftë dhe e gatshme të celë grup kapitujt e tjerë që ka të bëjë me rritjen gjithëpërfshirëse dhe zhvillimin. Ata burokratë këtu që janë të shqetësuar nëse Serbia është gati për të çelur kapitujt do I këshilloja të udhëtojnë dy herë në Beograd. Shpresoj që vendet anëtare kritike ndaj Serbisë të mos nxjerrin pengesa dhe të celej grup kapitujve për rritjen e gjithëpërfshirëse e zhvillimin, nëse jo të kemi një konferencë e të dyja palëve për  të dëshmuar angazhimin për integrimin e Serbisë, tha ministri. 

 

Ora 10:50
Rama: Nuk duam që Shqipëria të marrë çantat e të vijë në Bruksel, duam të ndërtojmë BE tek ne

Kryeministri Edi Rama në konferencën për Luksemburg tha se duam të ndërtojmë Europën në Shqipëri

"Jam besimplotë se sa na takon ne ne do të përmbushim të gjitha standardet apo piketat e ndërmjetmje.  E do të më perskeutojë për pjesën tjetër të dekadës.

Duam ta bëjmë Shqipërinë si një vend anëtar i BE-së, si funksionon dhe bën gjërat. Kjo është e rëndësishme se nuk duam që Shqipëria të largohet të marrë çantat e të vijë në Bruksel duam që BE të vijë në Shqipëri.

Motoja jonë: Në Shqipëri kemi nisur të ndërtojmë Europën dhe ne këtë duam të bëjmë. Duam të përfundojmë. Të ndërtojmë Europën në Shqipëri”

Ora 10:39
Marrëveshje të re për emigrantët? Rama në Luksemburg: Jo me vende të tjera! BE kurrë nuk do të ketë një anëtar më besnik se ne

Kryeministri Edi Rama nënvizoi edhe një herë se nuk do të ketë marrëveshje me një tjetër shtet si ajo me Italinë për emigrantët.

“E kam shpjeguar gjatë për gazetarë të panumërt në Berlin dje, për arsyen se Shqipëria e ka bërë marrëveshjen dhe si e shohim ne këtë dukuri. Edhe njëherë pikësëpari PO (përgjigja për Italinë). Eshtë kërkuar nga të tjerë dhe kemi thënë JO. Gjithkush duhet të kuptojë se marrëdhënia jonë me Italinë është shumë e veçantë dhe shkon pas në kohë, me shumë volume domethënëse dhe veprimi më gjatë se prej 30 vite të fundit, që kur dolëm nga gropa e ferrit nga regjimi komunist mizor, që kur u larguam nga brigjet tona dhe Italia hapi krahët për ne.

Apo që kur Italia erdhi të na shpëtonte nga një katastrofë financiare e rënies së piramidave. Për të ardhur te ato që komisioneri përmendi si fillesë të kësaj marrëdhënieje, italianet erdhën të parët për të shpëtuar shqiptarët nga rrënojat e tërmetit.

Ne nuk jemi vend i BE, por ne jemi E... i Europës. Gjeografia jonë flet shumë për atë që kemi bërë me Italinë. Kjo tregon pse Bashkimi Europian dhe ne duhet të qëndrojë bashkë. Duke garantuar një qasje gjithësore të Bashkimit Evropian të këtij fenomeni. Tjetër gjë të godasësh emigracionin e paligjshëm dhe tjetër të punosh për të.

Jemi shumë të prirur për të bërë çdo gjë të nevojshme për të bërë çdo gjë për anëtarësimin në BE. Jemi të vetëdijshëm për pozicionin tonë, edhe pse jam më i gjati ndër kryeministrat.

Për të voglin ka punë të madhe. Kur hyn në një familje të madhe, nuk duhet të zgjedhësh gjithmonë ëmbëlsirat apo gjërat e shijshme, por edhe gjërat e tjera që s’janë të shijshme dhe që duhet ta bësh. Kjo është veçoria e kësaj familjeje, të qenit besnik deri në fund. U kam thënë edhe më parë, Bashkimi Evropian s’do gjejë kurrë një anëtar besnik se Shqipëria”.

Ora 10:33
Varhelyi: Tashmë negociojmë që Shqipëria të jetë anëtare e BE-së, asnjëherë s'u stepën! Na duhet zgjerimi, që ta bëjmë BE të fortë

 

Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi shprehet se Konferenca e Dytë Ndërqeveritare me Bashkimin Europian, është një moment historik për Shqipërinë në procesin e integrimit.

"Mendoj që po kremtoni një vendim mjaft të rëndësishëm sot, ndonëse zhargoni i procesit duket shumë teknik që hapëm, grup kapitullin e parë të negociatave që tashmë është çelur rruga për bisedimet thelbësore çka nënkupton që tashmë do të negociojmë kushtet në të cilat Shqipëria do të jetë anëtare e Bashkimit Europian.

Kjo është ajo çka po ndodh sot.

Doja po kështu të falënderoja presidencën hungareze që ka nisur punën, duke e vendosur zgjerimin, jo vetëm si përparësi politike, por po kështu duke i kushtuar përpjekje të jashtëzakonshme për të nxitur e për të shtyrë përpara procesin institucional, çka nënkupton që të merren të gjithë vendimet e nevojshme, të zhvillohen të gjitha takimet e duhura për të ecur përpara edhe drejt përmbylljes së bisedimeve të anëtarësimit.

Është e padiskutueshme tashmë mendoj, për BE-në dhe udhëheqësit e saj që zgjerimi është mes tre përparësive kryesore. Është mes këtyre tre përparësive sepse pa zgjerimin, Europa nuk mund të bëhet më e fortë. Na duhet zgjerimi që Bashkimi Europian të bëhet më i fortë, tha Varhelyi.

Më tej ai shtoi se që nga 2019 është bërë një rrugë tejet e gjatë, duke nënvizuar se janë pëtballur me shumë sfida për të arritur deri këtu.

"Krahasuar me pikën nga e nisëm në 2019 kemi bërë një rrugë të gjatë përpara. Më kujtohet shumë mirë dita e parë në detyrë kur mu desh të telefonoja kryeministrin Rama në mëngjes herët sepse ishin përballur me një tërmet shkatërrues, tërmet me shkallë Rihter 6,4 ballë. Ndërhymë menjëherë në përpjekje për të ndihmuar dhe mendoj që kjo formësoi dhe pjesën tjetër të mandatit dhe jo vetëm i dha formë mandatit, por solli po kështu, një qasje të re sepse ajo çka trashëgova nga Komisioni Juncker dhe kryeministri e përmendi tashmë ishte më shumë një skenë si një makinë e përplasur sesa një portofol. Kishim tre përpjekje të dështuara për të arritur marrëveshje për nisjen e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kjo ishte pika nga duhet ta filloja dhe në thelb u desh që politika e zgjerimit të ngrihej, më së pari, në këmbë dhe pastaj të merreshim me integrimin e mirëfilltë që do të thotë të dinim sesi do të arrinim ekonomi të ngjashme, shoqëri të ngjashme në Ballkanin Perëndimor edhe përpara sesa të ndodhë anëtarësimi dhe kjo u bë përmes Planit Ekonomik të Investimeve.

E para ishte të hartonim një metodologji të re dhe pastaj i treti është edhe plani i rritjes, që tashmë po e përshpejton zgjerimin dhe për të bërë të mundur që në fund të mandatit të Komisionit të ardhshëm, ne të mund të shohim kryeministrin Rama që të emërojë dhe Komisionerin e parë apo të japë propozimin e vet për Komisionerin e parë në Komision.

Kur diskutoja me kryeministrin planet e mia dhe i thoja që “Mendoj se mund të bëjmë maksimumin”, ai më shihte, nuk e njihnim njëri-tjetrin, por më shihte, si ta them, me një nivel modest pikëpyetjeje nëse kjo do të ishte e mundur dhe është e mundur. Është e mundur sepse Shqipëria ndërmori një qasje të re kur vjen fjala për t’i bërë gjërat dhe kjo qasje e re do të thotë të mos druhet të bëjë gjithçka është e nevojshme, përfshirë edhe në terren.

Në qoftëse do të marrim disa shembuj. Kishim në 2020 shqetësime mjaft të mëdha sa i takon krimit të organizuar, sa i takon korrupsionit, sa i takon sistemit gjyqësor dhe ne vërtetë u futëm shumë thellë me kryeministrin dhe ai është angazhuar, e ka realizuar por duke ndërmarrë veprime, së bashku me shtetet anëtare duke ndërtuar besimin copëz pas cope, tullë pas tulle dhe mendoj që ishte një element thelbësor në suksesin që vendi ka akumuluar tashmë.

Po të hedhësh sytë pas e të shohësh ku jemi tani, kaluam COVID, na u desh të dërgonim vaksinat, u mor një vendim i madh që në 2020 për të nisur negociatat, pastaj u përballëm me një tjetër problem që nuk kishte aspak lidhje me Shqipërinë, por në 2022 patëm Konferencën e Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë, çka nënkuptonte që bisedimit e anëtarësimit nisën", shtoi ai.

Varhelyi gjithashtu theksoi se kanë gjatë kësaj periudhe kanë trajtuar shumë probleme që kanë ekzistuar prej dekadash.

"Krah kësaj nisëm, po kështu, të ndërtonim Europën në Shqipëri. Kemi trajtuar çështje, të cilat mendoj se kanë qenë problem prej një sërë dekadash. Bypass-i i Vlorës që e përuruam, tashmë keni Kolegjin e Europës në Shqipëri, i pari në Ballkanin Perëndimor dhe mund të vazhdoj lista shumë, shumë e gjatë dhe kjo ka ndodhur sepse Shqipëria kurrë nuk është stepur të bëjë çdo gjë të nevojshme në rrugëtimin e saj drejt BE-së dhe shpresoj që kjo të vazhdojë sepse nëse kjo vazhdon, kjo nënkupton që në të gjitha instrumentet që kemi në duar, Shqipëria mund ta përgatisë veten për tu bërë anëtare në fund të mandatit të ardhshëm, por kjo nënkupton që në terren, po kështu, duhet të zbatojmë Planin Ekonomik të Investimeve.

Kështu kemi lajme të mira. Jemi në nivelin e 60% të zbatimit. Mendoj që ndoshta është pjesa më e suksesshme e të gjithë pjesës së buxhetit të BE-së, 60% vetëm deri tani, çka nënkupton se jo vetëm që kemi arritur sukses sa i takon zbatimit, por kjo nënkupton që efektivisht, programi është edhe mbi atë çfarë duhet të kemi, në fakt, 7 miliardë për nevojae  investime që mund të nxitim dhe një 20 miliardësh tjetër investime në rajon, investime në ekonomi, jo investime në përgjithësi, investime që do të krijojnë një ekonomi të re dhe një shoqëri të re në Ballkanin Perëndimor, qoftë tek ndërlidhshmëria, energjia, mjedisi, qoftë trajtimi i mbetjeve apo ujërave të ndotura.

Në të gjitha aspektet e jetës së përditshme, Bashkimi Europian po e përshpejton ritmin dhe ndërkohë pret që ju të ndërmerrni reformat e nevojshme që ju të bëheni anëtarë. Kryeministër, keni tashmë gjithçka në dispozicionin tuaj ndaj shpresoj që kur të vijë koha për të ikur, ju do të përshpejtoni edhe më shumë punën që unë e di, ju e keni kaq shumë përzemër" tha ai.

Ora 10:17
Shqipëria çel negociatat për grup-kapitullin e parë, Rama: BE u tregua e padrejtë me ne! S'kemi rrugë tjetër veç BE-së

Në konferencën e medias me ministrin Hungarez të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Péter Szijjártó kryeministri Rama tha se Shqipëria nuk ka një plan B nëse BE ndërlikon procesin

"Çelja e kapitujve përbën arritje të madhe dhe shënon gur themel historik në rrugëtimin e përbashkët.

Po për fat të keq është e vërtetë që herë herë BE mund të jetë e padrejtë dhe është e treguar e padrejtë ndaj nesh kur hodhi poshtë rekomandimet e veta. Megjithatë ne shqiptarët nuk kemi një plan B", tha Rama.

 

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?