Politikë

Rama u përgjigjet komentuesve: Ndërtimet pa leje peshqesh i trashëguar nga këneta, e bëri Shqipërinë lesh e li! Pensionet europiane nuk bëhen aq kollaj

23 Shkurt, 12:57| Përditesimi: 23 Shkurt, 14:19

  • Share

TIRANE- Kryeministri Edi Rama iu përgjigj pyetjeve të qytetarëve në rrjete sociale lidhur me panairin e parë të punës që do të mbahet në 2 mars. Rama u shpreh se ka plot shqiptarë që kthehen dhe se pensionet europianë nuk mund të realizohen pa marrëveshje ashtu siç u bë me Italinë.

“Ka plot shqiptarë që kthehen. E keni parë që ju del llogaria më mirë sdomos kur kursimet e tyre andej i investojnë këtej për një fermë, agroturizëm.

Pensionet europiane nuk bëhen aq kollaj si në komente. Cdokush thotë do pension europian në Shqipëri por sigurimet i ka bërë në Greqi dhe nuk është e mundur pa mbyllur marrëveshjet e pensioneve me Greqinë siç e mbyllëm me Italinë. Por kur erdhëm në detyrë nuk kishte fare marrëveshje, por Shqipëria nuk kishte fytyrë të ulej si e barabartë në tavolinë.”

Lidhur me lehtësimin për marrjen e dokumentave, Rama u shpreh se çdo dokument merret përmes celularin, përjashtuar atyre të ndërtimit të cilat sipas tij janë peshqesh nga këneta.

“Në këtë vend është më kollaj për të marrë dokumente sepse i merr me celularë, ndërsa për ndërtimet e bëra në pronën e të tjerëve e tënde i kemi peshqesh nga këneta që e ka bërë vendin lesh e lish dhe kjo po vihet në vend. Brenda kohës së negociatave me BE do ta mbyllim këtë gjë. Shqipëria 2030 nuk do ta ketë më këtë problem. “

Rama vijoi më tej në sesionin me komentuesit duke diskutuar lidhur me furnizimin me ujë në kryeqytet për të cilin u shpreh se kur erdhi në pushtet, asnjë zonë nuk kishte ujë 24 orë, ndërkohë që tani  vijojnë investimet në Tiranë dhe në gjithë Shqipërinë.

“Tirana ka 24 orë ujë në 67 % të territorit, ndërkohë vijojnë investimet dhe në tërë Shqipërinë. Nuk ka pasur ujë 24 orë as në komunizëm. Kur morëm detyrën, në asnjë zonë nuk kishte 24 orë ujë.

Në turizëm dhe ndërtim del më mirë hesapi për të punuar këtu sesa atje. Do të prezantojmë edhe portalin e vendeve të punës aty ku shqiptarët e Europës kanë zemrën.”

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tirona: 23/02/2025 20:17

    Tirona me zona mbase ka ujë por atë uj ke fryk me u la se ma era qen i nordh që nordh ti,Veliaj e Sala bashk

    Përgjigju
  • sapa: 23/02/2025 17:43

    Ishte nje Shkrim sot tek gazeta tema:"Koha per tu kthyer ne shtepi" shoku Rama!

    Përgjigju
  • Jona: 23/02/2025 17:00

    More keta te gjithe keshtu thone e ka fajin saliu. Saliu thote e ka Edi dhe vuan populli. Po sa vjet ke it o Edi pse si rregullon gjerat? Isha tani afer ne shqiperi shtrenjtesi e madhe me te shtrenjta se ne BE .Thashe si ja dalin ketu ? Me ato pensione 100-200 mije leke te vjetra si mund te jetojne . Dhe gjelat dine vetem te zihen. 65 leke trahanaja ne vlore e njejta trahana 85 ne Himare . Te ikesh me vrap nga shqiperia jo te kthehesh

    Përgjigju
  • Beka: 23/02/2025 14:37

    Te lumt pushka o Edo, Hajduteve te Pd si Eduard Kelmendi me shok po i vje fundi

    Përgjigju
    • Keti: 23/02/2025 15:04

      Ktij Ed Kelmendit duhet ti vi spaku ne njesin 10 diten e zgjedhjeve, do shofi gallat me kte fyren e ndyr si ndan 10 mij leksha njerzve te varfer Turp qe akoma nuk i arreston prokuroria kto mbetje fekale ne lagjen ton

  • Jim: 23/02/2025 14:22

    Per mua I vetmi difekt I punes tende jane pensionet! Nuk mund te justifikohesh as me informalitetin e as me nuk behen gjerat me njehere Te gjitha duhet ti kishe bere jane ne doren tende ! Nuk mund te kesh pension $ 100 eshte e pajustifikueshme

    Përgjigju
  • Stavrilli: 23/02/2025 13:15

    Ti o jeton ne ndonje bote tjeter ose te rrene o i mjere . I ke int e bashkive duke bere kasaphane gjithe mandatet e tua na shkrive duke qeshur

    Përgjigju
    • goni: 23/02/2025 19:16

      je bo ma keq se kneta ore eminut para televizorit

  • Sondazhi i ditës:

    A nxorën primaret e PD-së kandidatët më të mirë për 11 majin?