Politikë

'Çdo ndikim apo ndërhyrje në tendera do të konsiderohet armiqësore', Rama ua bën të qartë deputetëve: PS nuk bëhet mburojë, do të distancohemi

27 Gusht 2021, 19:35| Përditesimi: 27 Gusht 2021, 20:25

  • Share

Kryeministri Edi Rama thotë se Partia Socialiste do të distancohet ndaj kujtdo që mban në ballë logon e PS-së dhe ekspozohet si përfitues i paligjshëm i të mirave publike. PS sipas Ramës nuk do të jetë kurrë streha e dikujt që me veprimet e veta cënon PS-së. KryeministriRama paralajmëroi deputetët e rinj dhe të vjetër se çdo ndërhyrje apo ndikime në tendera apo në mbajtjen në punë të njerëzve të paaftë do të konsiderohet armiqësore me qëllimet e shqiptarëve që kanë votuar Partinë Socialiste. 

'Kjo që është sot këtë është skuadra drejtuese e PS, e vendit në 4 vitet e ardhshme. Është skuadra që do t’u përgjigjet qytetarëve për hallet dhe problemet e tyre. Duhet të përgatitemi për vendime jo të lehta, për punë të vështira. Duhet të jenë të gatshme të heqin dorë nga lojërat e dëmshme dhe të padobishme që të luftojmë nepotizmin dhe klilentelizmin. Ndërhyrjet për të mbajtur në punë individë të paaftë, për të sistemuar në vende pune njerëz që nuk e meritojnë apo ndikime për në procese tenderash janë armiqësore me qëllimet e atyre që na dhanë besimin për të drejtuar vendin

Duhet ta ngulni mirë në kokë se ndërhyrjet për të ndikuar në procese tenderash e vendimmarrje, janë armiqësore me qëllimet e atyre që na dhanë besimin për të drejtuar vendin. Janë të papajtueshme, janë të neveritshme. Janë tradhëtia më e madhe ndaj të gjithë fëmijëve të këtij vendi. Duhet të jetë e qartë për gjithë familjen tonë politike kur dikush që e ka në ballë logon e PS ekspozohet si përfitues i paligjshëm i të mirave publike faji është i tij, por turpi është i të gjithë neve nëse nuk e vendosim të qartë vijën e kuqe. Duke mos harruar për asnjë çast kjo skuadër nuk do të jetë kurrë as streha as mburoja e askujt që me veprimet e veta cënon PS-në. PS nuk mban përgjegjësi pse një individ shkel mbi vlerat e dhe parimet e saj, por mban përgjegjësi se si reagon ndaj individit në fjalë duke u distancuar prej atij vetë kur hyn opozita.'- tha Rama.


Lajmi kryesor:

Mandati i 3, Rama konfirmon Ballën dhe Spiropalin: Do vijojnë në të njëjtat poste! Nisim punën për fitoren e zgjedhjeve vendore 2023 dhe parlamentare 2025


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?