Kryesocialisti Edi Rama ka folur ditën e sotme nga Lezha, në kuadër të fushatës elektorale. Rama ka ironizuar opozitën në lidhje me deklaratat që thonë në drejtim të tij, se përdor gjuhë bullizuese.
Më tej, socialisti nuk ka kursyer as ironinë me Berishën dhe mbështetësit e tij.
"Unë nuk i bullizoj, satira dhe karikatura janë format më të larta të kritikës. Satira është e dhimbshme. Nuk e ka fajin ai që bën satirën, pyet veten pse të dhemb. E fusin bufin në hije tani dhe të tjerët rrinë në diell. Siç mblidhen bretkosat gërr-gërr në kënetë, ashtu edhe ata." - tha Rama
Lajmi kryesor:
Rama nga Lezha: Këneta televizive thotë se e votojnë PS-në nga frika, nuk i besojnë popullit! Bufi ka marrë Latifin ta bëjë detin kos, por oqeanin s’e kalon dot
H.K/E.H/ReportTv.al
