Kryeministri Edi Rama thotë se të gjitha vendet e BE-së janë dakord për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Kreu i qeverisë shtoi se edhe Greqia, me të cilën ka pasur probleme për shkak të çështjes së Fredi Belerit, tashmë është dakord.
“Është hapur tani se janë përputhur rrethanat e tyre të brendshme me tonat. Deri dje nuk është se nuk donin, por e shihnin si gjë perspektive. Prandaj ne bënim detyrat, shkonte te qeveritë 27, Holanda kishte zgjedhje dhe thoshte jo po shqiptarët kështu e jo ashtu. Sot janë të gjithë unison se Shqipëria duhet të vijë në BE. Të gjithë e duan Shqipërinë në BE. Edhe me Greqinë që kemi pasur problematikë, është shumë mbështetëse për anëtarësim se është një moment gjeopolitik i Evropës, dhe ne duhet ta shfrytëzojmë. Ne jemi vend i vogël por i kemi bërë vend vetes.”, tha Rama.
Lajmi kryesor:
Rama ironizon Berishën: Do të mbyllë SPAK, por do të çlirojë TikTok! Brenda 15 ditëve, rrjeti social do të jetë black out
SI.E./ReportTv.al
