Rama: Vettingu 'pastron' gjyqtarët e prokurorët, SPAK e BKH i gjykon! S'duhet të lejojmë 'peshkaqenët e vjetër' të lundrojnë në politikë dhe në formë avokatësh

13 Tetor 2020, 12:20| Përditesimi: 13 Tetor 2020, 12:39

  • Share

Në fjalën e tij gjatë konferencës për luftën kundër krimit të organizuar, kryeministri Rama tha se koka e korrupsionit në vend nuk janë politikanët por koorporatat e gjyqtarëve, ndaj ai theksoi rëndësinë e procesit të vettingut.

Ai tha se ky proces nuk ka për qëllim që të gjykojë gjyqtarët apo prokurorët por vetëm t'i pastrojë ata. Sipas tij, SPAK dhe BKH kanë detyrën për të gjykuar.

"Koka e korrupsionit në Shqipëri nuk janë politikanët, por koorporatat e gjyqtarëve. Nëse nuk vendoset në themel të sistemit të drejtësisë kurbani i korrupsionit 30 vjeçar, ngrehina nuk do të qëndrojë. Sot kam një zhgënjim se nga njëra anë nuk e kanë kuptuar deri në fund se vettingu pastron sistemin. Nuk bën gjykimin penal të atyre. Këtë duhet ta bëjë sistemi i pastruar nga vettingu. Dhe për këtë është SPAK dhe BKH. Bashkëjetesa paqësore mes sistemit të ri dhe peshkaqenëve absurd të korrupsionit në sistemin e drejtësisë që vazhdojnë të lundrojnë në formë avokatësh apo konsulentësh apo në formë politikanësh, do të ishte fundi edhe për 1 ose dy dekada të tjera. Parrullat, rekomandimet me luftra që e çojnë atë. Nuk janë të gjithë njësoj në institucione dhe as në politikë. Ndarja e shapit nga sheqeri duhet ta bëjë sistemi i drejtësisë. Pa BE dhe ShBA nuk do të kishim bërë kurrë progres. Nuk do merrnim miratimin e parlamentit. U desh ndërhyrja e ShBA. Ka një luftë tjetër kundër korrupsionit e cila zë pak vend në konsideratën e përgjithshme. Si mund të bëhet krahasimi mes sot dhe dje në raportin me korrupsionin kur njerëzit kërkojnë atë që u takon sipas meritës. Dje nuk bëheshe dot mësues sipas meritës në sensin që të merrje një vend në sistem me aftësitë e tua. Duhej që ose të mbështeste partia në pushtet, ose të paguaje ose të kishe ato lidhje farefisnore. Sot që të bëhesh mësues thjesht duhet të konkurosh në një platformë digjitale. Deri dje nuk bëheshë dot infermier pa patur ato të treja. Sot infermierët hynë në sistem me platformë digjitale." - tha Rama.


Lajmi kryesor:

Lufta kundër korrupsionit, Rama: SPAK të çojë pas hekurave të larguarit nga vetingu, përndryshe zhgënjim! Sistemi i ri të ndahet nga 'peshkaqenët e vjetër' që lundrojnë në formë politikanësh


E.M.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?