Rama vizitë në sheshin e ‘Flamurit’ në Vlorë: Do bëj një seri me pllaka bronzi, secila të mbajë emrat e firmëtarëve të Pavarësisë

8 Korrik 2022, 09:24| Përditesimi: 8 Korrik 2022, 10:19

  • Share

VLORË- Ka përfunduar plotësisht zbatimi i punimeve në Parkun e Shtëpisë së Pavarësisë në Vlorë, park ky që lidh pjesën e brendshme të qytetit me Lungomaren. Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë në sheshin në sheshin e ‘Flamurit’.

Rama ka vlerësuar punën e bërë, por nuk mund të mungonin as kritikat dhe sugjerimet nga ana e tij. Teksa po shihte punimet e realizuara deri më tani, Rama tha se do krijojë vetë një seri me pllaka bronzi ku do të shkruhen emrat e të gjithë personave të shquar që kanë firmosur deklaratën e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Rama tha se këto pllaka do të pajisin me drita, që emrat e tyre të ndriçojnë gjatë natës.

“Do bëj unë me Dulen një seri me pllaka bronzi që janë të gjithë emrat e atyre që janë firmosur pavarësinë. Çdo pllakë ka një emër, emrat janë të çarë tej për tej pllakës, vendoset ndriçimi poshtë dhe natën do jetë me emrat e tyre që do ndryshojnë, do jetë shumë bukur. Do jenë si fushë me xixëllonja gjithë shkrimtarët e pavarësisë”, tha Rama.

Kjo hapësirë e re, jo vetëm i shërben qytetarëve, por është edhe një atraksion më shumë për turistët vendas e të huaj që pushojnë në qytetin bregdetar.  Parku është konceptuar si një vatër e gjelbër mes qytetit dhe detit, që merr parasysh transformimet urbane dhe infrastrukturore për të krijuar lidhje të reja fizike dhe vizuale midis të dyve.

Në sheshin e Flamurit në Vlorë kanë nisur punimet për të vënë në jetë projektin që pritet ta rikualifikojë zonën ndërsa një godinë 15 katëshe qe shteti ia ka marrë privatit, pritet të kthehet në qendër social-kulturore dhe jo në hotel, siç ka pretenduar opozita. Ndërtesa i është marrë biznesmenit Sulo Shehi, të cilin shteti e ka dëmshpërblyer me 8 milionë dollarë.

Zhvillues i projektit është Fondi Shqiptar i Zhvillimit ndërsa financuese e projektit nga Xavier de Geyter, i njëjti arkitekt belg që ideoi Lungomaren, është qeveria. Vlera e kontratës për zbatimin e këtij projekti është 818 milionë lekë.

Një ditë më parë kryeministri Edi Rama inspektoi punimet në Bypass-in e Vlorës, i cili u hap përfundimisht dhe është gati për qarkullimin e mjeteve. Bypass-i i Vlorës është një segment i rëndësishëm për lehtësimin e trafikut gjatë verës për shkak të turizmit bregdetar.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 09/07/2022 02:41

    Nje nga projektet me te shemtuara qe kam pare!Shtepia e pavaresise duhet te ishte ne qender,si pike reference,duhet te ishte si Dielli ne mes te sheshit,kurse fale ketij projekti rremuje Shtepia e shkrete,duke qene dhe e vogel zhduket ne kete det idiotesie.Sheshi ka humbur percaktimin e te qenit shesh.Perpara Shtepise eshte vendosur nje park lodrash qe eshte komplet /out of place/.Disa rrathe jane rrethuar me rrethim /hoje bletesh/ qe jo vetem s'duhet te ekzistonin fare,por dyshoj se kane per te patur jetegjatesine e /hojeve/ qe kane qene te shkolla E.Duraku dikur.Nuk mund te leme pa permendur Tumen tmerresisht te shemtuar me permasa perbindeshe afer Shtepise,qe s'duhej te ishte fare aty.Dhe kolonata e ndricuar e bere me kolona betoni,ka nje pamje te trishte,duket si kolonat e nje pallati ne ndertim e siper,pra me perjashtim te dritave,asnje imagjinate arkitekturore,qofte dhe moderne.Pemet te mbjella vend e pa vend dhe me shume sec duhet sikur eshte frutore fshati,jo shesh qyteti.Perfundimi=ky projekt do te ishte me i pershtatshem per vende si Parku i Liqenit,Parku Rinia,Uji i Ftohte,etj,por jo per aty.Ideja e pllakave te bronxit me emrat e firmetareve eshte shume e mire,por duhet zgjedhur material i mire,jo qe te oksidohet e te kthehet jeshil pas disa vjetesh.

    Përgjigju
  • Tosi: 08/07/2022 14:39

    Vazhdon epopeja e kryedallkaukut. Ndersa investimet ne infrastukture behen sipas ligjit dhe reflektojne ide apo koncepte nga profesioniste, pyka jone, tani pas 10 vjetesh per te 1000 here te Sheshi Flamurit, thote do "bej pllaka bronxi". Javen tjeter gdhihet per pllaka "gramafoni" ose pllaka "digjitale". Kush e di. I kuptoj edhe ata qe punojne qe duhet me degju dhe duru shokun Enver qe i tregon Xha Brahos si behet rakia, me gjethe molle!!!! I kuptoj edhe komentuesit e "dirigjent" Fuges, sa ketu, sa ne fcb apo twitter. Madje edhe "skuadren digjitale speciale" qe sulmojme online accountet ne fcb apo twitter qe te dekurajojne kritiket. Si cdo veprim tjeter, reflekton thjesht nje mentalitet thellesisht te asaj qe eshte njohur pas viteve 90 si mafie e kuqe. E kuqja qe ne Shqiperi eshte mavi!

    Përgjigju
  • Blerta: 08/07/2022 12:53

    I keni dhen pamje tjeter qytetit. Ka lezet ta shofim keshtu dhe turistet do ta vizitojne me qejf kete sezon veror vloren dhe gjith shqiperine

    Përgjigju
    • Endri Sufllaqisti: 08/07/2022 13:54

      Sa veta jeni ketu se spo na dalin llogarite e sufllaqeve?

  • Bujar: 08/07/2022 12:51

    Vlora ka marr pamje tjeter duket shume bukur fal investimeve te kryera nga ju. Mendoj se eshte e rendesishme te behet ajo gje ne shesh sepse keshtu historia jone do te qendroj gjat me ne

    Përgjigju
  • flori199: 08/07/2022 12:46

    e kishte bo super pz ske ca i thu , kshu duhet punu

    Përgjigju
  • Klevi: 08/07/2022 12:16

    Mezi pres ta vizitoj dhe ta shoh live se sa bukur eshte bere parku

    Përgjigju
  • Arber: 08/07/2022 12:15

    Parku ishte fantastik e kishit qare ju lumte

    Përgjigju
  • joni: 08/07/2022 11:20

    vlora ka ndryshuar shum nga viti ne vit keni bere investime shum te mira dhe kete vit presim qe te kemi akoma me shume vizitore

    Përgjigju
  • moni: 08/07/2022 11:18

    Fale puneve kaq te mira z.kryeminister vendi yne ka ndryshuar shume,jemi me fat qe ju kemi vlora ka pesuar nje ndryshim shum te madhe

    Përgjigju
  • tanii: 08/07/2022 11:15

    SHKON NE VLORE RAMA DHE NUK TAKON KRYETARIN E BASHKISE..LELI..T.Q.R.O RANA O HALE.....

    Përgjigju
  • Ana: 08/07/2022 10:59

    Keni ide fantastime per vloren bravo

    Përgjigju
  • Elsa: 08/07/2022 10:58

    Nje investim fantastik i ber ne vlor keni ber nje pun te shkelqyer

    Përgjigju
  • Altin: 08/07/2022 10:54

    Vetem ti e ke bere kete vend kaq te bukur o zoti Rama

    Përgjigju
  • Olsi: 08/07/2022 10:53

    Je i madh o zoti Rama. Ska tjeter si ti

    Përgjigju
  • Hansi: 08/07/2022 10:40

    Kryeministri qe te gjithe do donin ta kishin ne krye te vendit je Edi

    Përgjigju
  • Dori: 08/07/2022 10:39

    Fale puneve te palodhura qe keni bere ,Shqipwria eshte zhvilluar shume. Parku i vlores paska dale nje mrekulliii

    Përgjigju
  • Marius: 08/07/2022 10:36

    Ca idesh fantastike qe ka i madhi

    Përgjigju
  • Kenti: 08/07/2022 10:36

    Ec or gjigand se e ke bo vloren kryeqytet

    Përgjigju
  • Ina: 08/07/2022 10:34

    I vetmi qe beni pune te palodhur dhe mendoni per te gjitha per te ruajtur dhe vlerat e historise shqiptare

    Përgjigju
  • gazi: 08/07/2022 10:33

    Cdo dite e me shume po zhvillohet cdo qytet i shqiperise, Vlora eshte nje nga ato qytete qe me te vertete ka rilindur e po preferohet jo vetem nga turiste shqiptar por edhe te huaj

    Përgjigju
  • Hasan: 08/07/2022 10:33

    Jeni gjigand dini ta mbani vendin ne menyren me te mire vlora e meriton kte dhe me shume

    Përgjigju
  • blerta: 08/07/2022 10:32

    cfare pune fantastike eshte kryer ne Vlore ke qef te shkosh ta vizitosh tani

    Përgjigju
  • Mondi: 08/07/2022 10:28

    Repspekte per punen e bere ne qytetin e Vlores ku i keni dhene nje ndryshim te madh qytetit

    Përgjigju
  • Jorgo: 08/07/2022 10:27

    Shpresojme qe ky premti i dhene te mbahet sepse do jete vertet nje gje dhe kujtim shume i bukur

    Përgjigju
  • armendnasufi: 08/07/2022 10:23

    Shume e bukur si ide , kot sje piktor ti respekte

    Përgjigju
  • Tani: 08/07/2022 10:13

    Do te ishte vertet dicka e bukur e cila do ti shtonte akoma dhe me shume bukurim parkut te ri

    Përgjigju
  • Aldo: 08/07/2022 10:13

    Dicka veret e bukur ne asnje moment nuk duhet te harrojm ato qe kontrubuan dhe dhan jeten per vendin tone

    Përgjigju
  • Esi: 08/07/2022 10:09

    Keni ber nje pune tw mbrelullueshme ne kwte park ju lumte z Rama. Me kete park tani cdokush ka mundesi te kalpj disa ore ne qetesi

    Përgjigju
  • Flamur: 08/07/2022 10:08

    Investimet e shumta ne Vlore gjate ketij sezoni turistik ka ber qe ekonomia e vendit te ngrihet

    Përgjigju
  • lea: 08/07/2022 10:07

    Kenaqesi te shohesh sesa shum investime keni ber ne qytetin e vlores sidomos me kete shesh ku cdokush mund te kaloj nje pasdite ose disa ore duke qendruar aty

    Përgjigju
  • Kiara: 08/07/2022 10:06

    Fale punimeve te shumta ne kete vend Rama i ka dhene nje fryme tjeter Vlores duke e investuar shume mire

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?