Kryeministri Edi Rama gjatë takimit të tij me kryebashkiakët ka vlerësuar punën e kryetarit të bashkisë së Belshit, Arif Tafani, për të cilin tha se është veteran, po ende punon me shumë përkushtim.
‘Ndërkohë kemi bashkinë e Belshit që kryetari nuk është më i ri, është veteran, por vazhdon të jetë një bashki shembullore. Pra ngopja apo mbingopja me pushtetin është e atyre që harrojnë se kush i ka çuar atje dhe pse i ka çuar atje, nuk është e lidhur me sa herë njerëzit i kanë besuar se normalisht sa më shumë njerëzit të besojnë duhet të gjesh forca që të motivohesh për të bërë më mirë dhe më shumë dhe kjo ndodh në Belsh. Flas për dy bashki në qarkun e Elbasanit të cilat nuk janë bashki që kanë pasur ndonjë avantazh. Kanë qenë të disavantazhuara dhe janë të disavantazhuara për shkak të faktit se nivelin e fuqisë së pjesëmarrjes së taksapagueseve lokalë në buxhetet e tyre e kanë shumë modest, e kanë shumë modest.’- tha Rama.
Lajmi kryesor:
Rama sulmon Lelin nga Pogradeci: Fle gjumë, Vlora duhet të ishte xixë! Mesazhi për kryebashkiakët: Largoni drejtorët që lënë kokrrën e namit
M.Q./ReportTv.al