Vlorë

Vlora një nga 10 destinacionet e lakmuara në Booking për vitin 2024

10 Janar, 10:06| Përditesimi: 10 Janar, 10:14

  • Share

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se Vlora renditet si një prej 10 destinacioneve më të lakmuara turistike në platformën globale të rezervimeve Booking për vitin 2024.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Rama thotë se Vlora e rilindur ka rrëmbyer vëmendjen e shumë mediave ndërkombëtare për të paralajmëruar flukse të shtuara vizitorësh drejt saj këtë sezon.

"MIRËMËNGJES dhe me Vlorën e Rilindur, që është një prej 10 destinacioneve më të lakmuara turistike në platformën globale të rezervimeve Booking për vitin 2024, duke rrëmbyer vëmendjen e shumë mediave ndërkombëtare për të paralajmëruar flukse të shtuara vizitorësh drejt saj këtë sezon, ju uroj një ditë të bukur", shkruan Rama.

Vitin që lamë pas, numri i turistëve të huaj që vizituan vendin tonë arriti në 10.1 milionë, duke shënuar një rekord historik. 

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Qobani: 10/01/2024 12:14

    Ja vlen të flasin kryefamiljarët,ai i cili dinë me fitu din edhe me hargju,vetëm prindit e kan obligim me u kujdes për tju ndihmu thmive tvet sa tjen gjallë,kurse vllau nuk e ka obligim për të kujdes për vllaun sa tjen gjallë,ashtë nji dallim mes kujdesit dhe obligimit,secili letë punon për veti,asnji prind nuk mundet për ti lindur të gjith përnjiher,dhmia kan dallime mes veti,në moshë në sjellje ,,,dikush jeton nkorriz tjetrit kët duhet ta kupton prindi për me jav lanë dashnin dhe rrespektin vllaznive duhet mi nda prindi ata të mos përqahen,edhe nipat kan rrespekt mes veti,asgja nuk imponohet,vinë gzimet jeta lulzon,për idhnime secili leta ruan bythen e vetë,askush smundët të ruan tjetrin ajo zvoglohet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?