Kryeministri Edi Rama dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç kanë dhënë një mesazh të fortë, mbi motivet pse në këtë konferencë është e pranishme dhe Serbia, ndonëse fokusi ishte Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.
Pyetje: Pse zoti Vučić është sot këtu me ju. Vendimi sot pritej vetëm për Maqedoninë e veriut dhe për ne. Pse u unifikua vendimi edhe për të ardhur këtu edhe për konferencën e përbashkët për shtyp?
Presidenti Aleksandar Vučić: Jam i sigurt që po thoje diçka të mirë për mua.
Kryeministri Edi Rama: Ajo dëshiron të dijë pse je këtu? Ç‘dreqin do këtu? Pse po negocion me Bashkimin Europian dhe ne dhe me fjalët e saj, jemi, dy bashkëvuajtës, ne të dy, unë dhe ai, po dy jemi. Unë dhe ai.
Megjithatë për pyetjen e parë sepse pyetjes së dytë mund t’i përgjigjet Aleksandri por pyetjes së parë mund të them jo, nuk mendoj e nuk kam nënkuptuar në asnjë mënyrë që është dikush apo ka disa të tjerë pas çmendurisë bullgare, jo. Është vendim i Bullgarisë dhe më duhet të jem shumë i qartë për audiencën bullgare, që unë nuk është se nuk e respektoj. Respektoj, në të kundërt, çdo shqetësim që ata kanë por jam tërësisht jo dakord dhe në fakt nuk jam absolutisht dakord me mënyrën sesi ata po e bëjnë këtë gjë, duke marrë peng një vend anëtare të NATO-s, në fakt dy. Ky është argumenti im. Maqedonia e Veriut nuk po hyn ne BE, nuk po bëhet anëtare nesër, javës tjetër. Kështu që ka shumë kohë për ta zgjidhur këtë çështje dhe procesi sesi këta njerëz në këtë ndërtesë e kanë formësuar, është kaq shumë me kthesa, me labirinte, me kurthe. Në çdo cep mund të gjesh një kurth që të ndal. Kështu Bullgaria mund të përdorë këtë për dekada të tëra. Pse kjo? Çfarë është kjo? Pse? Në mes të një lufte dhe e përsëris, në mes të një lufte, të vazhdosh e të luftosh për diçka që e ka transformuar BE-në një realitet qesharak. 26 vende, vendet më të fuqishme të botës, që rrinë të paralizuara dhe që nuk mund të bëjnë dot asgjë sepse ky është mekanizmi. Një vend mund të vërë veton dhe kaq është. Kjo është ajo çfarë realisht unë nuk jam dakord e nuk e duroj. Jo çfarë po diskutohen e çfarë shqetësimesh kam dhe pastaj i kthehem Serbisë e Shqipërisë apo Shqipërisë e Serbisë e si të doni. Shqipëria fillon me A dhe ne vijmë gjithmonë të parët. Duke iu kthyer kësaj, ne kemi një çështje, kemi një çështje te madhe. Po si mund ta zgjidhim këtë çështje të madhe? Kjo është pyetja. Duke u përpjekur që të sulmojmë njëri tjetrin çdo kohë pas kurrizit apo të sulmojmë njëri-tjetrin përballë njerëzve dhe opinionit botëror apo të bëjmë atë që shumë vendet e tjera dhe ka shumë shembuj të asaj çfarë vendet kanë bërë pas konflikteve të tmerrshme, dhe praktikisht pas kësaj kanë gëzuar prosperitet për breza të tërë. Pra, ia dolën me sukses të kuptonin që çështjet janë të zgjidhshme. Pra, kjo është mënyra sesi e mendoj unë dhe serish, jo. Me duhet të them se të gjithë personat që përmendi Aleksandar, nga Charles Michel tek Emmanuel Macron, tek Ursula, tek komisionieri, tek Borrell, Olaf Scholz, Mario Draghi, mund t’i përmend të gjithë. Nuk gjej dot një prej tyre që sot nuk u ndje shumë keq. Nuk mund të gjej askënd dhe Mark Rutte, ju e njihni Mark Rutte. Mark Rutte shkoi ne Sofje dhe sot mbajti një nga fjalët e tij më brilante. Pra, nuk mund të them që dikush po fshihet. Mund të thonim në të shkuarën që dikush ka një problem, pastaj ka një vend tjetër, por jo. Ndoshta është Bullgaria më pas dhe nuk ka thënë asgjë, se nga na doli gjithë kjo çështje e madhe, krejt papritur? Më duhet të kujtoj që pati një kohë kur problem ishte Shqipëria për disa, për këta, të zakonshmit pra, jo Maqedonia e Veriut, ishte Shqipëria. Pra nga doli kjo ?
Unë jam vërtete shumë i trishtë për ta. Më vjen vërtetë keq për ata, por nuk mund të them që po vepronin me hile, janë mirëfilli të dëshpëruar dhe ndihen mirëfilli keq dhe kjo është arsyeja se përse nuk ka patur një konference për shtyp dhe natyrisht do të kenë mundësinë të kenë një tjetër konferencë për shtyp, për Ukrainën dhe Moldavinë pas dhënies së të statusit kandidat, por shpresoj që qytetarët e Ukrainës të mos jenë më entuziastë seç duhet sepse do tu duhet t ë presin shumë, kështu funksionon, por është gjë e mirë që ne shkuam atje. Dimitari nuk ishte dot atje, por shkuam bashkë me Dritan Abazović për të ofruar mbështetjen tonë. Sepse ne e mbështesim këtë për gjithkënd. Faleminderit shumë!
Do doja të shtoja diçka tjetër. Të tre ne gjendemi këtu sepse kështu do të jetë mënyra e natyrshme. Ata flasin për Ballkanin Perëndimor gjatë gjithë kohës dhe ndonjëherë as nuk e kuptojnë se çfarë është Ballkani Perëndimor, kështu që duhet të jemi sëbashku dhe të flasim sa më shumë të jetë e mundur në një zë. Shpresojmë fort që të jemi të gjithë ne.
Presidenti Aleksandar Vučić: Vetëm një fjali Edi, mund ta përmbyllësh pasi kur the që A-ja është gjithmonë në fillim, gjithmonë është e fundit që ka rëndësi. Diçka e rëndësishme. Kur kemi bërë konferenca për shtyp këtu, kur zhvillonim konferenca shtypi këtu në këtë sallë kishim dy, tre gazetare, pa shihni sot. Shumë prej jush donit të na dëgjonit, po të ishim të vetëm kush do të vinte këtu? Thuajse askush përveç 2-3 mediave nga shtetet tona. Pra kjo është nga pikëpamja praktike, racionale, pragmatike që të shihemi si përfaqësues të Ballkanit Perëndimor dhe sot kemi diskutuar çështje të Ballkanit Perëndimor, jo çështje të tjera. Kjo është arsyeja pse ndihemi mirë kur jemi këtu sëbashku.
Kryeministri Edi Rama: Gjithashtu vlerësuam edhe vendimin e mundshëm për të mos ardhur aspak sepse e dinim. E dinim çfarë do të na priste si rezultat dhe arsyeja pse erdhëm ishte thjesht për të respektuar të gjithë këta njerëz dhe të gjitha këto vende që janë në situatë të vështirë dhe për t’i mbështetur ata. Doja të isha këtu për t’i mbështetur këto vende sepse individualisht ata s’kanë nevojë për mbështetjen tonë, por si Bashkim Europian janë lëmsh. Kjo është dhe në fakt është shumë e rëndësishme që të themi gjërat e vërteta siç janë, është shumë e rëndësishme.
Lajmi kryesor:
Jo negociata! Rama i ashpër në Bruksel, mesazhe të forta liderëve të BE: Nuk mbani fjalën! Turp! Na vjen keq për ju! Të paaftë të çlironi dy pengje nga Bullgaria
B.K./ReportTv.al