Politikë

Rama: Zgjedhjet e 11 majit si të vitit 1992, moment historik! PS e çoi Shqipërinë te dera e Brukselit, t’i japim mesazh me votë masive! E gjetëm humnerë, marrim dhe 75 mandate!

17 Prill, 17:34| Përditesimi: 17 Prill, 17:53

  • Share

Kryeministri Edi Rama bëri thirrje për një votë masive përtej bindjeve politike, për t’i dhënë mesazh Brukselit se sa shqiptartë e duan anëtarësimin në BE.

Edi Rama u shppreh se PS e mori Shqipërinë nga humnera ku kishte rënë dhe tani e ka çuar te dera e BE-së, shumë pranë anëtarësimit dhe vota masive e 11 majit e realizon këtë objektiv.

Ai krahasoi edhe zgjedhjet e vitit 1992 po aq të rëndësishme historikisht sa duhet të jenë edhe këto të 11 majit, përtej politikës, por për një histori.

Fjala e Edi Ramës:

“Ne kemi pasur vetëm një takim me zgjedhjet, më 91-92, ku shimica e shqiptarëve votuan PD. Por jo se ishin me PD apo kishin ankesa e kritika. Aq e vërtetë është kjo sa masivisht e votuan më 22 mars, po aq masivisht në zgjedhjet lokale e votuan kundër. Por 22 marsi ishte dita e mbylljes së kapitullit të historisë së kaluar dhe hapjen e një sistemi të ri duke e zgjedhur me votë, ndaj ishte e rëndësishme dhe ndaj votuan PD-në.

Ndaj edhe 11 maji është e rëndësishme, e them, vërtetë 4 me 1 në Dibër dhe 74 do i marrim. Po sikur një më shumë të marrim në Dibër, ja u bëmë 75. Çështja nuk është numri por rëndësia, shumica që na duhet më 11 maj që të na bëjë bashkë për të shkuar në Europë, si një rast historik për të ecur përpara dhe arritur negociatat, na kanë vënë afat 2027 për to dhe pa pasur nëpër këmbë pengesa tëkota.

Çështja është që më 12 maj Brukseli të shohi se një popull u bashkua përtej ndasive dhe votoi për Shqipërinë me shumicë në BE. Kjo na duhet ne, bashkimi për integrimi.

Shumë mund të çuditen se ky Rama që ka tre mandate na kërkon edhe një votë tjetër se do na fusin në BE.

Këta që flasin kështu harrojnë nga u nisëm ne. U nisëm nga humnera, jo nga gropa. Shqipërisë nuk ia fërshëllente njeri në BE. Por edhe nga e nisëm me BE-në. Mirë nuk i bëmë në tre mandate ne, po Mali i Zi? Që i nisi para nesh negociatat, ku ishte, yhyyy, e ja sot është në një linjë me ne. Po Serbia, i hapi në 2014 dhe tani ka mbetur pas nesh edhe pse i hapi para nesh.

Po Maqedonia që i ka hapur që në 2005 kur ka nga ju që nuk kishin lindur akoma dhe ende nuk i ka arritur është pas nesh. Ne vetëm një vit dhe jemi aty, jemi shumë afër BE-së.

E kemi bërë Shqipërinë një vend që e kemi bërë zbulim për turizmin dhe sa do kemi këtë verë, po prisni. Kemi bërë edhe reformën në drejtësi”.


Lajmi kryesor:

'4 me 1', Rama nga Dibra: Nëse komandën s'e merrnin gratë, PS s'fitonte kurrë këtu! Altin Dumani, që e keni të zonës, u bë i fortë se shpatën e ndëshkimit ia dhamë ne


A.Q/r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?